Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Sport

Hysaj-Napoli, rinovimi “peng” për 500 mijë euro, palët po afrohen në marrëveshje

Hysaj-Napoli, rinovimi “peng” për 500 mijë euro,

Lojtarët e Kombëtares po shqyrtojnë ofertat në treg për të mundësuar një karrierë më të mirë për vete. Por ka dhe nga ata futbollistë që po përpiqen të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit me klubet e tyre ekzistuese, për të rinovuar kontrata. Një i tillë është kapiteni i Kombëtares tonë, Elseid Hysaj, i cili po diskuton me Napolin detajet e fundit të rinovimit të kontratës, detaje që në fakt kapin shifrën e 500 mijë eurove. Pothuajse të gjitha mediat italiane bien dakord që Hysaj dhe Napoli po shkojnë drejt zgjatjes së bashkëpunimit midis tyre. Janë pikërisht vetë mediat soportibve italiane që thonë se Elseid Hysaj e kishte paralajmëruar qëndrimin te Napoli edhe gjatë konferencës për shtyp të Kombëtares. Por dje, gazetari Rafaele Auriema, ka dhënë detaje të reja në numrin e sotëm të gazetës “Tuttosport”. Sipas tij, “dje mund të ketë qenë një ditë vendimtare për rinovimin e kontratës së Hysajt, me aktualen që skadon verën e ardhshme. Drejtori sportiv i Napolit, Xhiuntoli, është takuar sërish me menaxherin e shkodranit, Mario Xhiufredi, e duket që është gjetur pika e takimit mes kërkesës prej 2.8 milionë eurosh në sezon dhe ofertës 2.2 milionë. Me rinovimin e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, duhet gjetur një skuadër për huazimin e francezit Malkuit.” Edhe gazetari Çiro Venerato, ekspert i merkatos, për mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”, ka zbuluar: “Maksimoviç dhe Hysaj do ta vijojnë aventurën e tyre te Napoli, pasi kanë shprehur dëshirën për të rinovuar. Hysaj kërkon të qëndrojë me pagë 2.8 milionë euro në sezon në rast të kualifikimit në Champions dhe me 2.6 milionë nëse Napoli siguron Europa League-n. Napoli e ka rritur ofertën deri në 2.5 milionë.”

Kumbulla kërkohet edhe në Angli, Vetë Murinjo interesohet për të

Nga mediat sportive italiane raportohet së fundmi se tekniku portugez, Hoze Murinjo, është vënë në gjurmët e Marash Kumbullës. Është ky lajmi i fundit në sagën e gjatë të merkatos së verës për mbrojtësin e Kombëtares Kuqezi. Siç raporton “L’Arena di Verona”, bosi i Totenhemit është një admirues i mbrojtësit kuqezi dhe ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Mediat saktësojnë se ende nuk ka patur një ofertë zyrtare në klubin e Veronës për qendërmbrojtësit që spikati në sezonin e fundit të Serisë A, por shqiptari është një lojtar që Murinjo e pëlqen shumë dhe Totenhem për këtë arsye po ndjek me interesim zhvillimin e situatës në lidhje me transferimin e tij. Me kohën që shtrëngon, e përditshmja italiane saktëson se vlerësimi i kartonit për Kumbullën nga ana e Veronës aktualisht është 24 milionë euro, nga 28 milionë që kërkonte klubi pak javë më parë, duke qenë se në ndjekje të Kumbullës janë disa nga skuadrat më në emër të Serisë A, përveç Juventusit, Interit e Lacios së fundmi në garë është futur dhe Milani, ndërkohë që skuadrat e Interit e Lacios, deri tani janë shfaqur më këmbëngulëse në tratativat me Veronën për të përfituar shërbimet e tij. Lacio, pasi pa t’i refuzohej një ofertë e parë prej 20 milionë eurosh, plus Andre Anderson, është gati të riformulojë një tjetër kërkesë zyrtare, ndërsa Interi i Kontes e shikon Kumbullën si lojtarin ideal për ta vendosur në qendër të mbrojtjes në rast largimi të Skriniar. Tanimë ankandi i hapur për 20-vjeçarin shqiptar kalon kufijtë e Italisë, me Totenhemin që vihet në radhën e klubeve për shërbimet e tij. Me një trajner si Murinjo dhe një kampionat si Premier League për vetë futbollistin mund të jetë diçka joshëse.

Bregut i del një shans me Teutën me Durrësit

Në Superiore pritet një tjetër lëvizje e fortë. Kështu, Teuta pritet që ta mbyll merkaton me një goditje dhe ai është një emër mjaft i njohur dhe që ka spikatur në Superioren tonë në 3-4 sezonet e fundit. Fjala është për Dejvi Bregun, vlonjatin që krahas Flamurtarit, provoi që të luajë edhe në Gjirokastër, por edhe me Skënderbeun e Korçës. Në Qershorin e shkuar, Dejvi Bregu doli lojtar i lirë dhe për të ka pasur interes nga shumë klube të huaja, të kampionateve të njohura të Europës, apo dhe skuadra të elitës sonë. Por, duket se Teuta e Durrësit është më e kuotuara për shërbimet e vlonjatit dhe këto 2-3 ditë mund të ketë një akord mes palëve pasi edhe bisedimet kanë avancuar ditët e fundit mes palëve. Për më tepër që në Durrës, Dejvi Bregu do të gjente edhe Blerim Krasniqin, shokun e skuadrës te “Ujqërit e Dëborës” në Korçë.