BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Sport

Hysaj: Nuk më ka dalë ende inati i ndeshjes me Poloninë, e besojmë kualifikimin në Katar

Hysaj: Nuk më ka dalë ende inati i ndeshjes me Poloninë, e

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme duelin e tretë për këtë fazë të eliminatoreve të Botërorit “Katar-2022”, pikërisht përballë San Marinos, një ndeshje e konsideruar e lehtë në letër por që për trajnerin Edi Reja dhe kapitenin Elesid Hysaj është e vështirë dhe duhet të marrë vëmendjen maksimale të grupit. Fitorja me Hungarinë i ka entuziazmuar kuqezinjtë që tani dëshirojnë të ruajnë pozitat e të shpresojnë në frenimin e Polonisë e për pasojë daljen e Shqipërisë në vend të dytë, pozicion që mundëson në fund kalimin në fazën “play-off”, ku ka një shans për të shkuar në Kupën e Botës. Krahas trajnerit Edi Reja, në konferencën e djeshme për shtyp ishte dhe kapiteni Elseid Hysaj, ku mbrojtësi kuqezi nuk e fshehu besimin e tij se Shqipëria mund të ecë përpara në grup dhe të mund të zërë vendin e dytë, për ëndrrën “Katar 2022”. Në Konferencën për shtyp para sfidës me “San Marinon”, në “Elbasan Arena”, shkodrani deklaroi se fitorja me hungarezët e ka motivuar së tepërmi grupin e lojtarëve dhe për këtë ishte shpresëplotë dhe me besim të madh për ndeshjen e radhës.  “Fitorja me Hungarinë ishte e nevojshme, na karikon shumë për të ecur përpara. Kemi mundësi të shkojmë në Katar dhe jemi të motivuar për ndeshjen e radhës. Kemi besim, sepse jemi përforcuar. Shqipëria nuk ka qenë kaq e përforcuar me lojtarë, që luajnë me ekipe të mira europiane. Duhet të kemi besim, të luajmë shumë mirë, ashtu sikurse bëmë përballë Hungarisë. Si Polonia dhe Hungaria, të dyja, janë skuadra të nivelit të lartë. Polonia ka Levandovskin, që luan te më të mirët, ndërsa Hungaria është si puna jonë, kanë grupin, punojnë bashkë për të bërë mirë, kështu që të dyja i kemi rivalë deri në fund.

Gjendja e grupit dhe sfidat e ardhshme

Hysaj foli më tej për gjendjen e grupit, atmosferën në gjirin e lojtarëve dhe për sfidat e radhës duke nisur nga e sotmja ndaj San Marinos, e më pas në tetor ndaj Polonisë. “Siç e pamë dhe me Hungarinë, mesfusha dha maksimumin dhe bëri lëvizje shumë të mira, e rëndësishme është të kesh sulmues që shënojnë dhe këtë e kemi bërë, e bëri Cikalleshi me Poloninë, Broja me Hungarinë. Me kalimin e kohës do të kemi më shumë vlera në fushë në të gjitha repartet. Sa u përket sfidave direkte që kemi me rivalët, mund të them se kemi shumë mundësi të marrim përsëri pikë ndaj të dyjave. Ndaj San Marinos jemi të favorizuar dhe 3-pikëshi duhet të jetë yni se s’bën. Ndeshjen me Poloninë mezi po e presim, sepse na vjen inat, të gjitha statistikat ishin për ne. Bëmë ca gabime personale që duhet t’i shmangim. Kundër rivalëve për vendin e dytë do të jenë ndeshjet më të bukura”, nënvizoi më tej Hysaj.

Situata tek Lacio

Nuk mbeti jashtë optikës së Hysajt edhe kalimi në këtë merkato vere tek Lacio, një lëvizje që atij i ka hapur dritare të reja në karrierë. “Lacio është skuadër shumë mirë, ka perspektivë, ka qellim të shkojë në Ligën e Kampionëve. Aty gjeta dhe mister Sarrin, me të cilin kam punuar shumë, për mua është frymë e re. A është Sarri babai sportiv? Besoj se po, me të vërtetë ai më ka rritur si futbollist dhe dua ta falënderoj”, shtoi në fund Hysaj.