BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Hysaj po përshëndetet me Napolin, ka zgjedhur një tjetër ekip italian

Hysaj po përshëndetet me Napolin, ka zgjedhur një tjetër

Shqipëria është ngjitur tre vende në FIFA, pas ecurisë së mirë në muajin nëntor në Ligën e Kombeve, ndërkohë që realizoi edhe objektivin e saj kryesor, për të zënë vendin e parë në grup, pozicion që i mundëson kalimin në Ligën B edicionin e ardhshëm, që do të thotë ballafaqim me skuadra më cilësore, rritje e prestigjit në futbollin ndërkombëtar e padyshim edhe përfitime më të mira financiare. Ndërkohë, lojtarët kuqezinj janë rritur në vlerë dhe një pjesë janë në fokusin e shumë klubeve të mëdha europiane, sidomos të rinjtë, ku kanë spikatur Kumbulla, Broja, Uzuni e ndonjë tjetër. Por veteranët patën probleme, pasi një pjesë rezultuan pozitiv në testin e koronavirusit dhe u detyruan të izolohen për 14 ditë. Midis tyre ishte mbrojtësi Elseid Hysaj, ndërsa pas kthimit në Itali u izoluan edhe lojtarë të tjerë, kjo si pasojë e rregulloreve dhe protokolleve shëndetësore që kanë vendosur klubet, ligat dhe vetë UEFA e FIFA.

Hysaj do të largohet nga Napoli, sekret emri i ekipit të ri

Mediat italiane zbulojnë përditë e më shumë detaje rreth situatës së mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj në radhët e Napolit dhe së fundmi mësohet se shqiptari po sheh alternativën e re, por emri i skuadrës mbahet sekret. Bëhet fjalë për një ekip italian, por asgjë më shumë. “Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili gjatë kësaj periudhe nuk ka luajtur pasi ka qenë pozitiv me koronavirus me shumë gjasa jo vetëm që nuk do të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit por në janar do të largohet nga Napoli”, kështu raportohet nga mediat italiane dhe më konkretisht ato që qëndrojnë afër klubit napoletan. “Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuadrës së kaltër janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

Memushaj del negativ në tamponin e dytë, gati kthimi në fushë tek Peskara

Kombëtarja ia doli në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve pasi të rinjtë dhe veteranët e bënë mirë detyrën dhe një harmonizim si duhet tekniko-taktik i tyre nga trajneri Edi Reja dha efektet e duhura. Në fakt, pa praninë e Ledian Memushajt në ndeshje të tilla specifike dhe me presion të lartë nuk do t’ia dilnin dhe vlonjati ka vlerë si futbollist në ekipin përfaqësues. Ai erdhi, shkëlqeu me fanellën kuqezi dhe pastaj u mbyll në karantinë. Kjo ka qenë situata e dy javëve të fundit për Ledian Memushajn. Sot, mesfushori i përfaqësueses shqiptare më në fund do t’i gëzohet lirisë së tij për t’u kthyer në stërvitje me skuadrën e Peskarës, e pse jo, edhe të zbresë në fushën e lojës. Pas udhëtimit drejt Shqipërisë, Memushaj u vendos në karantinë nga klubi, pasi vendi ynë cilësohet si zonë e rrezikshmërisë së lartë për shkak të COVID-19. Duke pasur precedentin e Hysajt të infektuar, u vendos që ai të mos bashkohej për momentin me pjesën tjetër të skuadrës. Kështu, që nga java e kaluar Memushaj ka qenë në karantinë dhe i është nënshtruar tamponëve, për të mësuar nëse mund të lejohej apo jo që të kthehej në fushë. Tamponi i parë kishte dalë menjëherë negativ, por në klub kanë bërë të qartë se duhej zbatuar protokolli e kështu, Memushaj ka qëndruar një javë në shtëpinë e tij, duke u stërvitur individualisht, derisa ka kryer tamponin e dytë. Pasi edhe ai rezultoi negativ, Memushaj mori leje që t’i bashkohet ekipit dhe që këtë fundjavë do të jetë në gjendje që të kthehet përsëri në fushën e lojës, për të dhënë kontributin për Peskarën, e cila nuk i ka bërë një start të mirë kampionatit.