
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Hysaj rikthehet në formacionin titullar tek Lacio, goli i Asanit vijon të bëjë jehonë

Shkruar nga Adriatik BALLA 13 Shtator 2023

Goli i Jasir Asanit është cilësuar edhe nga UEFA si një nga golat më të bukur të shënuar në fazën eliminatore për Euro-2024. Duhet thënë se goli i realizuar në fitoren ndaj Polonisë (2-0), u shpërnda në faqen e UEFA-s dhe në shumë rrjete sociale, duke marrë vëmendje të madhe. Ky ishte një gol që realizohet rrallë, në ecje e sipër, ku topi merr një trajtë të çuditshme në fluturim dhe bëhet i pakapshëm për portierin kundërshtar. Goli i Asanit mund të shpallet pas votimeve në faqen e UEFA-s si një nga më të bukurit e këtyre eliminatoreve, madje më i bukur se goli i Bajramit i shënuar ndaj Çekisë, që ishte gjithashtu një nga golat më spektakolar të këtyre kualifikueseve. Payshim që këto gola të bukur ia kanë shtuar më tej vlerën suksesit të skuadrës përfaqësuese deri më tani. Kuqezinjtë po dhurojnë gola spektakolar dhe kjo është e rëndësishme. Ndërkohë, pas dueleve të Kombëtares, kuqezinjtë kthehen menjëherë pranë ekipeve të tyre.
Hysaj titullar tek Lacio
Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, mungoi në dy ndeshjet e para me Lacion për shkak dëmtimi, por u rikthye vetëm një javë më vonë duke luajtur në javën e tretë. Gjithashtu, Hysaj luajti titullar me Kombëtaren kuqezi në dy ndeshjet eliminatore. Kështu, mbrojtësi shkodran konfirmon gjendjen e mirë fizike që ka aktualisht dhe Sarri nuk ka asnjë dilemë për formacionin. Mediat italiane raportojnë se është titullari i padiskutueshëm edhe për ndeshjen ndaj Juventusit dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë. Sa i përket formacionit të mundshëm, një vend në rreshtim ka zënë edhe Kamada, japonezi i afruar në skuadër gjatë kësaj merkatoje ndërkohë që pritet të ketë edhe ndryshime në pjesën tjetër të skuadrës.
Kuqezinjtë kthehen në klubet e tyre
Entuziazmi i fitores ndaj Polonisë ia lë vendin për futbollistët e Kombëtares rikthimit në klubet respektive, aty ku, natyrisht, të gjithë duan të marrin maksimumin me fanellën që përfaqësojnë, diçka që është, pa dyshim, edhe në funksion të kombëtares. Sfida e 12 tetorit me Republikën Çeke në “Air Albania” do të jetë jetike për të bërë edhe një tjetër hap drejt Europianit të Gjermanisë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme do të jetë që në atë moment futbollistët të jenë, mbi të gjitha, në formë të mirë fizike, pa pësuar dëmtime, por edhe me minutat e nevojshme në këmbë. Një ndër faktorët që kontribuuan në sukseset e shtatorit ishte pa dyshim edhe fakti që elementët kryesorë të kombëtares vinin të gjithë në formë, duke nisur nga sulmuesit, protagonistë me gola në skuadrat respektive, e po ashtu edhe në mesfushë apo mbrojtje, shumica absolute e lojtarëve vinin me minuta në këmbë e natyrisht një formë më të mirë e më shumë vetëbesim, me Silvinjon që i duhet të bënte zgjedhjet e tij mbi një organikë me konkurrencë të jashtëzakonshme në çdo rol. Ndryshe nga klubet, ku trajnerët punojnë përgjatë gjithë vitit me lojtarët dhe i bazojnë alternativat te merkato, specifika e ekipeve kombëtare është pikërisht kjo, që futbollistët të vijnë në formën e duhur në një moment të caktuar, dhe mbi të gjitha të jenë në dispozicion duke evituar dëmtimet, edhe në këtë aspekt shtatori do të jetë i një rëndësie të madhe për të gjithë futbollistët që u duhet të përgjigjen gati në momentin e duhur për sfidën e madhe të tetorit.
Më të lexuarat


Rikthimi i madh/ Broja gati për Kombëtaren, ja kur vjen në Shqipëri

Futbolli rikthehet në “shtëpi”, ja ku do të organizohet Euro 2028

Befasuese, Inter Miami pranon se Mesi do ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Laçi turpëron Tiranën në kryeqytet, fitorja e kurbinasve vjen nga ish-i bardheblu Josa

Agron Haxhihyseni: Me peshëngritjen s’merrem më kurrë, në Shqipëri federata e shtangës nuk ka integritet

Inter-Benfika/ Ndizet sfida, regjistrohen 2 raste të arta shënimi në pak minuta

Frikë nga tërmeti në Napoli para duelit me Realin, ekspertët kontrollojnë stadiumin

Ibrahimovic feston sot ditëlindjen, ja dhurata me shumën marramendëse që i bëri vetes

Rikthehet Maratona e Tiranës

U zgjodh zv. president i UEFA, flet për herë të parë Armand Duka
