BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

I bëjnë presion të largonte Josën, Prishtina: S’jemi ekip lagjesh, trajneri qëndron

I bëjnë presion të largonte Josën, Prishtina: S’jemi

Kosova po i merr trajnerët më të mirë dhe lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Ky është edicioni i dytë me radhë që klubet kosovare po insistojnë të marrin trajnerë të aftë nga Shqipëria, duke shpresuar të rrisin performancën dhe nivelin sportiv të tyre. E nisën fillimisht me Starovën dhe Josën, për të vijuar merr Maganin, Shkëmbin e së fundmi dhe me Shpëtim Duron që mori drejtimin e kampionëve të fuqi të ligës kosovare, Dritës. Por ndërsa një pjesë përshtaten mirë dhe kanë ambiciet e tyre, te Prishtina kanë nisur të “mërziten” me Mirel Josën, dhe nuk kanë munguar zërat që kërkojnë largimin e teknikut tiranas. Gjatë ditës së djeshme, portale të shumta sportive dhe media online në tërësi shkruan për mundësinë e një shkarkimi të shpejtë të Josës dhe emërimin në krye të FC Prishtinës të Gentian Mezanit. Dukej diçka e realizueshme, për më tepër që mediat në Prishtinë e bënë fakt të kryer. Ishin pikërisht këto zëra dhe informacione që detyruan klubin e bardheblu të Prishtinës që të dalë pasdite me një qëndrim të qartë e të prerë, që Mirel Josa nuk do të shkarkohet dhe se klubi as e njihte fare Mezanin, duke hedhur kështu poshtë zërat për një lëvizje të tillë. Si të mos mjaftonte kjo, vetë klubi kosovar nxitoi dje pasdite të deklaronte se Mirel Josa mbetet trajner i skuadrës së Prishtinës. Dhe këtë deklaratë e bëri as më pak e as më shumë se vetë presidenti i klubit, Remzi Ejupi. Në fakt, ka reaguar me një deklaratë të gjatë, botuar në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas për zërat që “shkarkojnë” trajnerin Mirel Josa. Ejupi ka mohuar kontaktet me trajnerin vlonjat, Gentian Mezani, madje këmbëngul se nuk e ka takuar asnjëherë në jetën e tij këtë emër. “Nuk e njoh dhe as që jam takuar me personin në fjalë, që paskan aluduar portalet, Gentian Mezanin. Në fakt, tash pse unë njoh shumë njerëz të sportit dhe jam i rrethuar me ta nuk ka asnjë domethënie. Takohem me shumëkënd, me të cilët kam miqësi, por edhe me të tjerë që mund të jenë afër tyre dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi kryetrajner, ai është Mirel Josa, me të cilin kemi kontratë trevjeçare. Prishtina nuk është klub lagjesh që t’i ndërrojë trajnerët çdo tre-katër javë, apo për qejfin e dikujt. Me Josën kemi projekt afatgjatë dhe serioz. Josa nuk ka ardhur të dëshmohet në Prishtinë. Ai është dëshmuar shumë më herët para nesh. Ai ka dëshmuar me sukseset në Shqipëri e sidomos me paraqitjet në Europë. Ai ka ardhur që krejt atë bagazh të përvojës së tij ta sjellë tek ne”, shkruan Ejupi në faqen zyrtare të klubit. Më tej ai thotë se i mirëkupton fansat dhe shpreson që situata të përmirësohet e madje ka bindjen se suksesi do të vijë shumë shpejt. “Po ashtu i mirëkuptojmë brengat dhe njëkohësisht dëshirat e adhuruesve tanë e veçmas “Plisave” për fitore, me të cilët jemi në një rrugë dhe e duam suksesin së bashku, por ju lusim të na mirëkuptoni dhe të na besoni, të keni pak durim, sepse gjithçka do të vijë në vendin e vet, sepse jemi në rrugën e duhur dhe të drejtë. Josa ka kontratë tre vjeçare me ne, sikurse ne që i besojmë, duam që edhe ju ta mbështesni atë dhe klubin maksimalisht. Vetëm të bashkuar do t’ia dalim”, vijon deklaratën e tij Ejupi. Në vijim të deklaratës së tij ai thotë se këto sulme që i bëhen klubit kanë prapavijë nga rivalët, që duan të shpërqendrojnë Prishtinën në prag të duelit të rëndësishëm me Gjilanin. “Këto shkrime i shoh si sulme për të na shpërqendruar para ndeshjes së nesërme me Gjilanin. Por nuk do t’ia arrijnë asnjë prej këtyre portaleve nga Kosova apo Shqipëria. Nuk do të bëjmë gabime të tilla, siç ndoshta kemi vepruar viteve të fundit. Ftojmë që te mos u besoni thashethemeve dashakeqe e të qëllimshme, sidomos të disa të ashtuquajturave portale nga Kosova”, shkruan në fund presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi. /Adriatik BALLA