BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Sport

I harruari Ndoj e bën sefte tek Breshia për sezonin e ri, Reja i detyruar ta ftojë në përfaqësuese

I harruari Ndoj e bën sefte tek Breshia për sezonin e ri, Reja i

Lojtarët e Kombëtares po paraqiten relativisht mirë me ekipet e tyre, duke tentuar të jenë protagonist jo vetëm me minutazh në fushë, por edhe me statistika, për të rritur kështu kuotat e tyre në  treg e njëherësh për të pasur më shumë mundësi titullari në fushë dhe në formacion. Në Itali luan një numër i madh futbollistësh kuqezi, midis të cilëve spikat edhe mesfushori Manuele Ndoj, cili është pjesë e Breshias në Serie B. LOjtari ka provuar të luajë edhe në Serie A madje ka qenë një prej të rinjve më të kuotuar në treg për disa vite, por luhatjet e skuadrës kanë ndikuar edhe në luhatjet e tij, gjë që është reflektuar edhe në ftesat në ekipin kombëtar dhe mungesën e tij në formacion prej një kohe të gjatë. Ndërkohë, Breshia dhuron spektakël në “Arena Garibaldi”, ndërsa fitoi bindshëm me përmbysje me rezultatin 1-4 ndaj Pisa-s në takimin e 1/32-ave të Kupës së Italisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 20’ kur Masuki shënoi për vendasit. Vetëm pesë minuta më vonë një autogol i Nicolas u dhuroi barazimin miqve.

Ndoji shënon gol le d he rrit kuotat e tij

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, teksa fraksioni i dytë solli një panoramë tjetër të kësaj përballjeje. Në minutën e 61’ Aye shënoi golin e dytë për Brescian, teksa 11 minuta më pas mesfushori shqiptar, EmanueNdoj shënoi golin e tretë për miqtë, me Bianchi-n që në minutën e 90+4 vulosi rezultatin e sfidës, duke shënuar golin e katërt. Spezia ka shkatërruar me rezultatin 5-1 Como-n, duke siguruar kalimin në raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë. Takimi u zhbllokua në minutën e 43’ me Nzola-n që i dha avantazhin vendasve. Në minutën e 55’ Como gjeti barazimin me Blanco-n. Megjithatë më pas do të niste seria e golave të Spezias, me Verde që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’, më pas në minutën e 71’ Strelec realizoi golin e tretë për vendasit, vetëm pesë minuta më pas Nzola do të shënonte golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, ndërsa në minutën e 90’ Maldini mbylli gjithçka duke realizuar golin e pestë për vendasit.

Kombëtarja

Ndoji nuk ishte ftuar nga trajneri Reja në formacion dhe kishte kohë që nuk bëhej protagonist në përfaqësuese. Kjo ndodh për shkak se lojtari nuk ka pasur vijimësi në lojën dhe rezultatet e tij, por këtu ka ndikuar, sic thamë, edhe performance jo e mirë e skuadrës ku aktivizohet. Loja e mirë dhe starti titular në sezonin e ri mund të ndikojë pozitivisht që ai të marrë ftesë nga trajneri Edi Reja në ndeshjet e shtatorit dhe Kombëtarja mund të ketë një rast më shumë në mesfushë për të kombinuar elementët e duhur, nisur dhe nga disa mungesa të rëndësishme që do të ketë në sfidat e Ligës së Kombeve. Ndoji mund të plotësojë boshllëqet që ka trajkneri në këtë repart, për të mos thënë se ai mund të luajë mirë si në mesfushë dhe në mbrojtje. Pikërisht kjo mund t’I japë atij avantazhet e duhura për të bërë më shumë se një rol, gjë që pëlqehet fort nga trajnerët, pasi di ku ta vendosë. Mbetet të shihet a do ta ruajë formën e tij deri në fund të shtatorit kur të luhen ndeshjet zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit në grupin tonë në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.