BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Sport

I kërkuan para për të veshur bluzën e Shqipërisë, FSHF hedh në gjyq Shefki Kuqin

I kërkuan para për të veshur bluzën e Shqipërisë,

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka zgjedhur të injorojë sikurse ka bërë deri tani në lidhje me akuzat e shumë futbollistëve që kanë dashur të veshin fanellën e skuadrës përfaqësuese por që kanë mbetur jashtë dyerve të saj dhe akuza lidhej me korrupsionin, pasi zyrtarë të federatës akuzoheshin se kanë kërkuar para për t’i përfshirë si pjesë të ekipit kombëtar. Një abuzim i tillë thuhet se është bërë edhe me ekipet përfaqësuese të moshave, kur dihet që dashuria e prindërve që fëmijët e tyre të veshin fanellën kuqezi është jashtë zakonisht shumë e madhe. FSHF ka reaguar pas akuzave të Shefki Kuqit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-sulmuesi me origjinë nga Kosova, luajti gjatë karrierës së tij me skuadra si Njukasëll, Fulham, Kristal Palace, Blakbërn apo Ipsuiç. Ai u aktivizua edhe në Finlandë, Gjermani dhe Skoci. Kuqi veshi 63 herë fanellën e kombëtares së Finlandës, ku shënoi 7 gola. 46-vjeçari deklaroi se FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.

Qëndrimi i FSHF-së

Qëndrimi i FSHF-së është i shkurtër por i qartë. Ajo kërkon gjyq me atë që ka hedhur akuzat dhe ndoshta ky rast përbën hapin e parë që federata pas shumë e shumë vitesh del të mbrojë imazhin e saj. Ndoshta kjo mund të jetë një mënyrë që t’u mbyllë “gojën” të gjithë atyre që tentojnë të bëjnë deklarata publike rreth kësaj teme, por edhe të tjerë që janë shprehur më parë me nënkuptime se zyrtarë e menaxherë të caktuar kanë abuzuar duke kërkuar para kundrejt veshjes së fanellës kombëtare. “FSHF ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit ‘Favoriti i Botërorit’ ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF-së ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22“, shkruajnë mediat në Kosovë.

Qëndrimi i Kuqit

Në një dalje televizive, gjatë një emisioni sportiv, Kuqi ka lëshuar deklarata të forta por duket se nuk e ka menduar mirë atë që ka thënë përderisa FSHF nuk ka heshtur por e ka kaluar menjëherë në gjyq. Kuqi ka thënë se ka tentuar të luajë për Shqipërinë, por i kanë kërkuar para që të pajiset me pasaportë shqiptare. “Atë mundësi unë se kam pas. Kam ndjerë plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kështu. Është shumë vështirë me ia përshkruar një njeri që nuk e ka përjetuar atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentuar të shkoj tek Shqipëria. Është dashtë me dhanë lekë që të luaj në Kombëtaren e tyre. FSHF më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën. Nuk ka qenë e arsyeshme për mua. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”, theksoi ai. Kujtojmë këtu që më herët edhe për vëllezërit Xhaka ka pasur diskutime se u ishin kërkuar favore, apo dhe Sotir Ninit që zgjodhi Greqinë para Shqipërisë ku thuhej se Ninit i përplasën derën në fytyrë. Milaim Rama ka hedhur akuza gjithashtu më herët etj. Por të gjitha kishin mbetur në kuadër të fjalëve.