Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Sport

I papërmbajtshëm Bayern, shpartallon Barcelonën me rezultatin 8-2.

I papërmbajtshëm Bayern, shpartallon Barcelonën me rezultatin

Bayern kualifikohet tutje në fazën gjysmëfinale pasi mposhti me rezultatin 8 me 2. Sfidën e radhës tani e ka me fituesin e City-Lyon.

Në ndeshjen e sotme ka Bayern kaluar në avantazh me Muller në minutën e pestë. Gjithçka erdhi pas një aksioni model të gjermanëve. Vetëm 4 minuta më pas, Alaba bën të pabesueshmen duke shënuar në portën e tij.

Në minutën e 22-të është radha e interistit Ivan Perisiç, që ”tund rrjetën” falë një super diagonale-je. Për të thelluar avantazhin mendoi Gnabry në të 28-tën, duke çuar peshë bavarezët. Paraqitje fantastike nga Muller, që mbyll llogaritë në minutën e 31-të.

Pjesa e dytë nis mirë për Barcelonën që ngushton shifrat në minutën e 55-të. Ateherë kur mendohej se spanjollët ishin zgjuar, Kimmich shënon të pestin për Bayernin (65-të). Ka kohë edhe për Leëan dhe Coutinho (x2), që bëjnë gjithçka mirë në fund. Bayern kualifikohet tutje dhe do përballet me fituesin e City-Lyon në gjysmëfinale.