BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

I pathyeshme Laçi bie ndaj Teutës, Kukësi përmbys Kastriotin

I pathyeshme Laçi bie ndaj Teutës, Kukësi përmbys

Kategoria Superiore luajti dje dy ndeshjet e para të javës së nëntë të saj, ku nuk munguan surprizat. Natyrisht, kjo është java e fundit e fazës së parë dhe është koha e bilanceve, ndoshta këtë kishte menduar edhe Teuta që shpërtheu dje në Elbasan kundër Laçit me tre gola, duke i shkaktuar disfatën e parë skuadrës kurbinase, e cila ishte e pamposhtur deri dje, sepse në tetë javët e para kishte marrë vetëm rezultate pozitive. E ndërsa teuta fitoi dhe iu afrua kryesuesve, një tjetër skuadër vuajti jo pak për të marrë trepikëshin dhe bëhet fjalë për Kukësin e Armando Cungut, që mundi Kastriotin në një duel mjaft të vështirë, por një sukses që e ngjit Kukësin në vend të tretë.

Ndeshjet

Dita e djeshme ishte në fakt me fakt për ekipet udhëtuese. Kukësi me shumë vështirësi triumfoi 1-2 me përmbysje në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Kastriotit vendas, ndërkohë që Teuta në fushën asnjanëse të “Elbasan Arenës” i shkaktoi humbjen e parë sezonale Laçit të Mërgjyshit që në 8 javët e para ishte skuadra e vetme që nuk e njihte shijen e disfatës. Në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, ku Kastrioti luan ndeshjet si skuadër pritëse në këtë sezon, u luajt një sfidë shumë e bukur me Kastriotin që zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të me brazilianin Roxher të cilin e ka huazuar pikërisht nga skuadra verilindore. Gjithsesi, në fillimin e pjesës së dytë i njëjti lojtar humbi shansin ideal për të dyfishuar shifrat duke gabuar nga 11 metra distancë me Frashërin që priti penalltinë. Po nuk shënove do të pësosh dhe një minutë më pas në të 55-ën kapiteni i verilindorëve Ylli Shameti barazoi shifrat. Fati nuk ishte me Kastriotin që goditi dhe shtyllën ndërsa pas rastesh të shumta të shpërdoruara nga të dyja skuadrat, në minutën e 84-ët braziliani Uilliam Kordeiro Melo realizoi golin e tij të parë me fanellën e Kukësit duke i dhënë fitoren skuadrës së Cungut në këtë transfertë delikate me Kukësin që u rikthye te fitorja pas dy humbjesh radhazi. Një fitore të madhe arriti Teuta ndaj Laçit me rezultatin 0-3 në Elbasan Arena, një ndeshje që u kushtëzua nga kartoni i kuq që mori sulmuesi i kurbinasve Xhixha që në minutën e 3-të pas një ndërhyrjeje të rëndë. Në pjesën e parë për Teutën realizuan Amadu Latif dhe Gerhard Progni ndërsa sulmuesi afrikan realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 72-të duke vulosur fitoren e skuadrës së Shkëmbit që u ngjit në kuotën e 14 pikëve.

Plori jep dorëheqjen: Kastriotit i duhet një trajner i ri

Pas humbjes së djeshme të Kastriotit ndaj Kukësit, trajneri Elvis Plori dha dorëheqjen, duke argumentuar edhe arsyen pse skuadrës krutane i duhet një trajner i ri në këtë moment. “Është shprehja që fati ndihmon më të mirin. Kukësi ka kualitete dhe nuk ia zbeh dot forcë. Nëse bëj analizë të lojës, këtu nuk ishte e drejtë thënia pasi ne kishim bërë një vendosje perfekte në pjesën e parë. Vetëm, aftësitë individuale e lejuan Kukësin të dilnin para ndërsa si grup i zbehëm. Duke ditur shpejtësinë dhe teknikën e Roxherit ishim mirë. Nëse do të shënonim penalltinë do të merrte loja tjetër rrjedhë. Ishte mungesa e eksperiencës dhe emri që vijmë nga kategoria e parë që ndikoi. Me Kastriotin e kam mbyllur, nuk më ka humbur besimi. Ka ardhur koha që ta mbyll pasi nuk është vetëm loja e mirë dhe lidhjet me presidentin. E bëra edhe një hap para 3 javësh dhe nuk ma pranuar por këtë radhë kam bërë me kokën time pasi duhet ndryshim. Një fytyrë e re në stol bën mirë ndoshta”, tha Plori. Ndërkohë, sot do të luhen dy ndeshje të tjera të javës së nëntë, ku Partizani pret në kryeqytet Luftëtarin në një duel ku ka shanse maksimale për të marrë tri pikë që e konfirmojnë në krye të renditjes, ndërsa në Korçë, Skënderbeu vendas do të presë Kamzën, një rival në krizë si pasojë e rrogave të prapambetura.

Adriatik BALLA