Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I priti penalltinë Udinezes, “Gazzetta dello Sport”: Askush tjetër si Thomas Strakosha

Postuar: 19/04/2019 - 07:17

Thomas Strakosha po shkruan historinë me Lacion. E nisi në nëntor të vitit 2016 pas dëmtimit të Federiko Marketit dhe prej asaj dite nuk ka zbritur nga “froni”, duke qenë portier i parë i padiskutuar i Lacios, madje një prej futbollistëve me më shumë minuta në këto afro 30 muaj që ai qëndron si titullar me lacialët në kampionat dhe Kupën e Italisë, por edhe në Ligën e Europës. Strakosha ishte titullar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Udinezes, ku bërë një prezantim të shkëlqyer në fitoren 2-0 të Lacios, për më tepër që vetë gardiani kuqezi priti një penallti në fillim të pjesës së dytë e cila mund të kishte pasur pasoja të rënda për lojën dhe rezultatin e Lacios në këtë ndeshje. Pra Strakosha mbrojti fitoren e ekipit të tij dhe u dha mundësinë shokëve të besonin tek fitorja dhe kjo u arrit pasi Lacio mori tri pikë dhe ende shpreson të sigurojë një vend në top-4 të Serisë A, pra që të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër, një objektiv që duket mjaft i vështirë për momentin.

Qëndrimi i mediave italiane

“Portieri shqiptar Tomas Strakosha edhe një herë tjetër ka qenë protagonist në fitoren e Lacios, ditën e djeshme përballë Udinezes. Kryeqytetasit zbritën në fushë për të luajtur ndeshjen e prapambetur të Serisë A, ndërsa arritën një triumf shumë të rëndësishëm dhe tashmë janë sërish në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, suksesi nuk ishte e thjesht, teksa në momentin që lacialët po kryesonin me rezultatin 2-0, u akordua kundër një penallti. Megjithatë, nga pika e bardhë mendoi portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha i cili neutralizoi goditjen e De Pol, duke ruajtur avantazhin e dy golave të tijve. Një moment kyç i ndeshjes pasi nëse do të ishte realizuar atëherë takimi do të ishte rihapur, por 24-vjeçari u tregua deçiziv”, shkruajnë mediumet sportive italiane që e vlerësojnë Strakoshën me notë shumë të lartë dhe e çmojnë atë si liderin e vërtetë të skuadrës së Lacios. Në fakt, në të njëjtën linjë me mediumet sportive italiane është dhe trajneri i Lacios, Simone Inzagi, i cili pas ndeshjes teksa nuk kurseu komplimentat për pritjen e Strakoshës. “Momenti i 11-metërshit mund të kishte rihapur takimin, por pritja e Strakoshës bëri që të ruanim avantazhin e dy golave. Strakosha u tregua i zoti dhe mjaft deçiziv në atë moment”, tha Inzagi. Ndërkaq, Strakosha në këtë sezon ka fituar edhe më shumë siguri teksa me pritjet vendimtare ka qenë protagonisti kryesor në triumfet e Lacios.

Kombëtarja

Largimi i Kristian Panuçit nga drejtimi i Kombëtares solli një erë të re në përfaqësuese dhe Strakosha mund t’i gëzohet kësaj ere, pasi me Panuçin ai mbeti jashtë kuqezinjve për shkak të një vonese me avionin. Ish-tekniku kuqezi nuk e toleroi dhe madje e ndëshkoi, duke mos e grumbulluar, duke e quajtur kështu një problem disiplinor, por me ardhjen e Edi Rejës gjërat do të ndryshojnë pozitivisht për Strakoshën, sepse Reja është një njohje e vjetër për gardianin kuqezi, sepse Strakosha erdhi nga Greqia në radhët e Lacios pikërisht kur në kryer të skuadrës laciale ishte Edorardo Reja. Madje dhe në konferencën për shtyp që tekniku 73-vjeçar dha për mediat dy ditë më parë, e përmendi këtë fakt, duke thënë që një pjesë të mirë të futbollistëve i njihte dhe midis tyre edhe portierin Strakosha, që sipas tij ka bërë një punë të shkëlqyer me Lacion gjatë këtyre viteve. Tashmë mbetet që Reja të nisë punën dhe me siguri që Strakosha do të kthehet në Kombëtare. Po ashtu, përveç gardianit, trajneri veteran do të kthejë në përfaqësuese edhe mesfushorin Ermir Lenjani, për të cilin që nga konferenca e shtypit saktësoi se do ta grumbullonte në skuadër.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 07:52

Mbrëmjen e djeshme u luajtën finalet e kupave në disa vende europiane si në Gjermani, Spanjë, Portugali apo Skoci.

Postuar: 26/05/2019 - 07:51

Goga Basket ishte surpriza e madhe e këtij sezoni në Superligën e meshkujve në basketboll, pasi m

Postuar: 26/05/2019 - 07:48

Peshëngritja vijon të jetë sport elitar dhe t’i sjellë vendit medalje të rëndësishme nga ak

Postuar: 25/05/2019 - 07:26

Juventusi dhe Interi kanë një rivalitet jo të zakonshëm në kampionatin italian, një rivalitet që

Postuar: 25/05/2019 - 07:24

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe skuadrat pop bëjnë llogaritë e tyre.

Postuar: 25/05/2019 - 07:22

Një nga futbollistët që ka ardhur me bujë në radhët e Kombëtares është padyshim Eros Grezda.

Postuar: 24/05/2019 - 23:54

Një pasion tjetër i Kristiano Ronaldos, veç futbollit është dhe ai për makinat luksoze dhe të shp