BREAKING NEWS

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh dorëheqja e papritur në PD

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh
x
BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x

Sport

I shënoi gol Armenisë, Partizanit i ofrohen 1 mln euro për Skukën

I shënoi gol Armenisë, Partizanit i ofrohen 1 mln euro për

Me ndërtimin e kompleksit të ri sportiv dhe akomodimin e skuadrës së madhe dhe të moshave në këtë kompleks, Partizani hap një kapitull të ri në historinë e klubit të tij, duke qenë tanimë me pretendime të shtuara. Ndërkohë, në ndeshjet e fundit të Kombëtares, në miqësoret me Arabinë Saudite, Katarin, Italinë dhe Armeninë, ku iu dha Shansi shumë lojtarëve të Superiores të luanin nga pak minuta, nga Partizani u testuan disa elementë dhe një pjesë kanë fituar simpatinë e trajnerit Edi Reja, madje 24-vjeçari Xhuliano Skuka ka arritur gjëra të mëdha me fanellën e Partizanit e së fundmi edhe me përfaqësuesen. Tek skuadra e kuqe ai po udhëheq thuajse gjithë sulmin, ku ka shënuar gjysmat e golave të të gjithë ekipit, teksa së fundmi debutoi edhe në Kombëtare. Bëri 6 minuta spektakolare në ndeshjen ndaj Italisë dhe shënoi ndaj Armenisë. Këto paraqitje me Kombëtaren pritet të përbëjnë edhe kthesën e madhe të karrierës së dibranit. Kur luan në Kombëtare ofertat vijnë menjëherë dhe bëhet fjalë për interesim të klubeve elitare. Në drejtim të Partizanit ka pasur një interes ndjeshëm të shtuar për sulmuesin. Së fundmi një skuadër me mjaft histori në kampionatin amerikan, MLS, interesohet seriozisht për Skukën. Mësohet se se San Hoze Ërthkuejks ofron 1 milionë dollarë në këmbim të yllit të Partizanit, e vlefshme për muajin janar. Kjo shifër është një nga ofertat më të mëdha të ardhura ndonjëherë për një lojtar të Partizanit, çka e bën klubin e kuq të mendohen thellë përpara se të vendosë. Ndërkohë edhe për Skukën është gati një pagë e majme, madje shumë më e lartë seç do të merrte në rast se do të transferohej në një klub në Europë. Siç dihet, para pak ditësh mediat italiane raportuan për interes në Leçes, që luan në Serinë A për sulmuesin e Partizanit, teksa dilemat bëhen edhe më të mëdha tani që e kërkon klubi amerikan, klub ku më përpara ka luajtur Jahmir Hyka.