BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Sport

I shënoi gol Juves e festoi si Ronaldo, klubet italiane hidhen në sulm për Myrto Uzunin

I shënoi gol Juves e festoi si Ronaldo, klubet italiane hidhen në sulm

Një nga futbollistët e Kombëtares i cili po lë gjurmë në këtë edicion është sulmuesi anësor Myrto Uzuni, i cili ishte protagonist me Ferencvaroshin hungarez në Ligën e Kampioneve, përballë Juventusit, ku edhe pse Ferencvaroshi humbi, shqiptari shënoi një gol historik në këtë sfidë, gol të cilin e festoi ngjashëm si Kristiano Ronaldo, gjithashtu në fushë e që shënoi gjithashtu një gol. Ndeshjen e festoi Juventus 2-1 me një gol në sekondat e fundit nga Morata, por i pari që hapi “festivalin” ishte shqiptari Uzuni, me një gol të zgjuar në pozicion të vështirë, gol që më shumë sesa vlera për ekipin e tij tërhoqi vëmendjen për mënyrën se si beratasi e festoi, duke kopjuar pikërisht Ronaldon që ishte në fushë në ato momente. E thënë ndryshe, për shkak të golit dhe festës, emri i Myrto Uzunit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dje dhe jo vetëm në Shqipëri. Sulmuesi i talentuar arriti t’i shënonte Juventusit në fushën e këtij të fundit, por ajo që u ra më shumë sportdashësve të shumtë ishte mënyra se si Uzuni festoi pas këtij goli.

Imitoi Ronaldon

Ai nuk ngurroi që të festonte si Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit me kërcimin tipik dhe me “Siuuu” që e shoqëron dhe është kthyer në një shenjë dalluese të “CR7”. Një veprim i cili në rrjetet sociale është interpretuar si sfidë e tallje ndaj Ronaldos i cili iu përgjigj pak minuta më vonë me golin e tij. Në të njëjtën mënyrë e kanë interpretuar edhe mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar menjëherë shkrime sulmuesit shqiptar dhe kësaj “sfide” që ai nisi ndaj Ronaldos në stadiumin e Juventusit, mes të cilave edhe “Sportmediaset” e “Gazzetta Dello Sport”. Por ndoshta askush mes italianëve nuk e di që Ronaldo është një prej idhujve të Uzunit dhe ai është munduar ta kopjojë atë, e jo të sfidojë lojtarin të çilit është munduar t’i ngjajë që në hapat e parë të karrierës.

Klubet italiane nisin të gjurmojnë sulmuesin shqiptar, vënë kontakte me Rejën

Pas golit dhe performancës mjaft cilësore që bëri në Champions, ndaj Uzunit kanë vërshuar interesimet e shumë klubeve italiane të Serisë B dhe Serisë A, pasi goli dhe festimi i golit kanë ngjallur shumë kureshtje. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi anësor shqiptar po kalon një moment të mirë dhe është pjesë edhe e programit të Edi Rejës në ekipin përfaqësues, ku ka siguruar një vend titullari. Madje ata thonë se prej mbrëmjes të së martës, kanë nisur interesimet ndaj talentit shqiptar, duke qenë se është futbollist që ka pasur një progres cilësor në karrierën e tij. E nisi në baltën e Beratit, kaloi tek Apolonia, më pas tek Laçi ku bëri një ngjitje cilësore e më pas vjen radha e klubeve të huaja, fillimisht me Lokomotivën e Zagrebit e më pas me Ferencvaroshin hungarez, për të cilin ka shënuar gola me vlerë dhe në Champions e i fundit ishte ai kundër Juventusit, një mbrëmje për tu mbajtur mend. Nëse u referohemi medieve italiane, sezonin tjetër shqiptar me shumë gjasë do të jetë pjesë e ndonjë ekipi të Serisë A, pasi ka të dhëna të shkëlqyera që pëlqehen nga shumë klube, prandaj goli në Torino në Champions mbrëmjen e së martës i ka hapur atij dyer të rëndësishme dhe që do të kenë vlerë për merkaton e ardhshme.

Kombëtarja, aty ku lojtarit i duhet dhënë pozicioni real

E ndërsa mediat në Itali thonë se Uzuni mund të marrë një ftesë të fortë sezonin tjetër, në Kombëtare ai ende nuk po shfaqet në maksimumin e vet dhe shkak është pozicioni që trajneri Edi Reja i ka dhënë në fushë. të gjithë e pranojnë se Uzuni nuk po luan në pozicionin e tij natyral dhe kjo nuk është gjë e mirë. Trajneri e aktivizon atje ku vetë tekniku mendon se ka nevojë skuadra, por Uzuni duhet të luajë sulmues i mirëfilltë, pasi ka forcë, shpejtësi dhe një potencial në rritje, dëshmuar dhe me performancën që ka pasur me Ferencvaroshin si në kampionatin hungarez dhe në UEFA Champions League deri tani.