Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I vjedhin orën 70 mijë euro në dhomën e zhveshjes, ish ylli i Ajaksit "luan mendsh" presidentin dhe trajnerin e klubit

Postuar: 20/09/2019 - 19:25

Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champions sezonin e kaluar për të gjetur një vend si titullar në një kampionat të fortë. Zgjodhi ekipin e Nicës, në Francë, për të pasur një sezon më të qetë. Por nuk paska qenë e thënë.

 
Pas një stërvitje me ekipin, sulmuesi kthehet në dhomën e zhveshjes dhe fillon e vishet, por ka një surprizë të hidhur. Ora e tij e shtrenjtë, me një vlerë rreth 70 mijë euro, ishte zhdukur. Fillimisht mendoi për një shaka të shokëve të rinj të ekipit, por nuk ishte rasti. Thjesht, objekti i çmuar ishte zhdukur.
 
 
Dalberg me fanellën e Ajaksit
Aty lojtari u “çmend”. Jo vetëm e kërkoi kudo në godinë, por nuk u paraqit në stërvitjen e nesërme nga inati duke kërcënuar drejtuesit që nuk do të luante ndeshjen e radhës po mos të gjendej ora.
 
Por presidenti i klubit, Jean-Pierre Rivère së bashku me trajnerin Viera nuk duket sikur u tronditën shumë,  dhe jo vetëm që nuk do të bëjnë asgjë për të gjetur orën, por kanë në plan ta projektojnë si titullar sulmuesin e inatosur.    

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh