Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I zhgënjyer nga krahët, Kristian Panuçi mesazh Grezdës të jetë gati në tetor

Postuar: 14/09/2018 - 07:24

 Kombëtarja e Shqipërisë mori tri pikë në dy ndeshje në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve, duke mbajtur momentalisht vendin e dytë nga tri skuadra në renditje. Na kaloi Skocia që na mundi në ndeshje direkte 2-0, por lëmë pas Izraelin që e mundëm 1-0. Tri pikë në dy ndeshjet e para nuk është keq, por duke pasur parasysh lojën e zhvilluar në të dyja përballjet, sidomos në ndeshjen e zhvilluar në Gllasgou ndaj skocezëve, arrin në konkluzionin se kuqezinjtë kanë probleme të thella taktike, por edhe fizike, dëshmuar më së miri me dominimin e kundërshtarëve dhe vështirësinë për të krijuar raste para portës kundërshtare. Nuk kemi lojtarë të shumtë që luajnë rregullisht me skuadrat e tyre, nuk kemi as lojtarë që bëjnë diferencën, pra lojtarë të nivelit të lartë, nuk kemi qëndrueshmëri në lojë dhe nuk kemi harmoni mes reparteve. Si të mos mjaftonin këto, raportet e acaruara të trajnerit Kristian Panuçi me futbollistët i vë “kapak” gjendjes aspak premtuese të Kombëtares tonë dhe të gjitha këto janë këmbana alarmi për vetë trajnerin Panuçi dhe për vetë drejtuesit e FSHF-së. Shqipëria në këtë moment nuk ofron futboll cilësor dhe ndryshe nga koha kur e drejtonte De Biazi që kishte krijuar një fizionomi loje mbrojtëse mjaft efikase, tani loja e Kombëtares kuqezi është as mish e as peshk, një lojë e pakuptimtë edhe vetë lojtarët dhe stafin teknik me në krye Panuçin. Ky i fundit është shqetësuar më shumë nga të gjithë dhe pavarësisht se presidenti i FSHF-së Armand Duka e votëbesoi, ai e di se një tjetër disfatë në Ligën e Kombeve do të sillte shkarkimin e menjëhershëm. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Izraelit më 10 tetor. Do të jetë një përballje vendimtare për tanët, nisur dhe nga pozitat në renditje dhe avantazhi i duelit direkt që kanë skocezët ndaj nesh. Me siguri që Panuçi do të tentojë të bëjë ndryshime sërish dhe kjo madje bëhet e nevojshme pasi ai nuk ka lojtarë stabël në formacion. Lojtarët kuqezi në shumicën e herës janë lojtarë stoli me skuadrat e tyre. Duke parë se në ndeshjen e fundit atij nuk i funksionoi aspak loja në krahë dhe duke qenë se Odise Roshi si lojtar i shpejtë në të djathtë nuk bëhet gati për shkak dëmtimi, trajneri Panuçi i ka sytë nga Eros Grezda. Lojtari që ka vetëm pak ditë që ka kaluar në radhët e Glasgou Rejnxhërs në kampionatin skocez, mund të jetë pikë e fortë e skuadrës në duelin e tetorit kundër izraelitëve. Mungesa e Grezdës në ndeshjen me skocezët u ndje shumë, pasi loja në krahë ishte e paralizuar. Një futbollist që është i pozicionit natyral mund të bënte shumë në këtë drejtim dhe Panuçi e ka Grezdën lojtar të preferuar. Mësohet se ai i ka çuar mesazhe lojtarit që të bëhet gati për duelin e radhës. Vetë kosovari është në rikuperim e sipër, pasi vjen nga një dëmtim. Edhe pse ishte i grumbulluar në ndeshjen kundër Izraelit nuk u aktivizua. Natyrisht, në duelin e kthimit në tetor do të jetë me siguri zgjedhje e parë. Trajnerit i duhet lojtarë të shpejtë në krahë dhe që dinë të driblojnë, prandaj Grezda po shihet si shpëtimtar i Panuçit. Nëse nuk e bën si duhet detyrën, atëherë kjo do të ishte me pasoja fatale për trajnerin, i cili në tetor rrezikon shkarkimin. Mbetet të shihet se me kë do të kombinohet Grezda muajin tjetër në duelin e radhës së Kombëtares. Në krahun e majtë mund të luajë Hyka, por edhe Binaku, apo ndonjë lojtar tjetër. E sigurt është se në këtë krah mund të luajë vetë Grezda, pasi ai ka dhënë prova se luan në të dy krahët e sulmit. Për këtë edhe ka një vend të veçantë në skemat e Panuçit. Ky i fundit duhet më në fund të gjejë zgjidhje për një formacion titullar bërthamë, në të kundërt rrezikon të qëndrojë në krye të Kombëtares së Shqipërisë gjithë kohës duke eksperimentuar, gjë që është e papranueshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 23:23

Shqipëria  u mund në një mënyrë katastrofike sot në shtëpi ndaj Skocisë, me shifrat 0-4, ndërsa në stadium sot ishte edhe ish-tekniku i Kombëtares, ganni De Biasi.

Postuar: 17/11/2018 - 22:58

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së the

Postuar: 17/11/2018 - 22:55

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, për Supersport deklaroi pas ndeshjes:

Postuar: 17/11/2018 - 22:33

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme ka luajtur përballë Skocisë.

Postuar: 17/11/2018 - 22:16

Skocia po bën çfarë të dojë me mbrojtjen kuqezi ndërsa lojtarët shëtisin bluzat në fushën e lojës

Postuar: 17/11/2018 - 21:20

Sikur të mos mjaftonte goli që pësuam që në fillim, Shqipëria ngelet dhe me 10 lojtarë.

Postuar: 17/11/2018 - 21:03

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi, u largua n