BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Sport

Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në formë banditi një shofer në rrugë

Ibrahimoviç shndërrohet në aktor, kërcënon në

Futbollistët po kthehen nga pushimet verore dhe po angazhohen me ekipet e tyre në top-ligat europiane, por njëri ka zgjedhur të bëjë diçka të veçantë para se të zbresë në fushën e lojës. Në një nga paraqitjet online, Zlatan Ibrahimoviç shihet duke bërë poza kërcënuese kundër një automjeti tjetër. Kujtojmë që postimet e Ibrës kanë shumë jehonë pasi që ai ka 55 milionë ndjekës i vetëm në Instagram. Kjo nuk përputhet me numrin 474 milionë ndjekës që ka Kristiano apo 356 milionë të Mesi, por prapë është një numër i madh. Por sërish mbetet një nga lojtarët më të ndjekur në rrjetet sociale. E përvec fotove ai hedh edhe video me përmbajtje humori, por që i shkojnë përshtat figurës së tij. Ibrahimovici, “vëllai i madh” I Khaby Lame - Në vend të fotos spektakulare, Zlatani ka shpërndarë një video në Instagram në të cilën ai luan rolin e një “batakçiu” i rrugëve apo superheroi. Paksa si një “vëlla i madh” i TikTokerit, Khaby Lame, i cili është duke e vozitur atë me një “Mercedes V-Class”. Ideja e klipit është një lloj mini-tregimi në të cilën në qendër duket se është një grindje mes Khaby Lame dhe vozitësit të një Mustangu. Kjo grindje dërgon në hapjen e një ombrelle me një gisht të mesit të vizatuar në të. Kërcënimi për shoferin tjetër – Por Lame nuk ka nevojë që t’i kundërpërgjigjet atij pasi që e ka Zlatan Ibrahimoviçin për këtë. Prezenca e sulmuesit suedez (ai është 1.95 metra i gjatë dhe ka peshë 95 kg) është aq imponuese saqë paraqet kërcënim për vozitësin e Mustangut. Ky i fundit nuk ngurron dhe nuk e humbet asnjë sekondë që të largohet sa më shpejt nga aty. Video nuk është as më pak e as më shumë së një humor por që ne nuk jemi mësuar që këtë ta bëjnë futbollistët. As një sulmues kontrovers si Zlatani. “Ylli” i Milanit zakonisht nuk ka paraqitje serioze në rrjetet sociale, por kryesisht del për ta përmbushur ndonjë marrëveshje reklamimi apo kur blen ndonjë makinë që ia bën dhuratë vetvetes për ditëlindje (më 3 tetor mbush 41 vjeç). Ibrahimoviç (i njohur më nofkën Ibrakadabra) është njëri nga futbollistët që ka fituar më së shumti tituj në karrierën e tij (32). Ai ka shënuar më shumë së 500 gola në karrierën e tij. Kujtojmë që Ibra ka luajtur me shumë ekipe në karrierën e vet, duke nisur me Ajaksin, pastaj me skuadrat italiane si Juventus, Milan, Inter, Barcelona, por edhe Paris SG, Mançester Junajtid, në MLS amerikane e së fundmi sërish me Milanin.