BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Sport

Ibrahimoviç: Nëse do të kisha ardhur në fillim të sezonit, tani Milani fitonte titullin

Ibrahimoviç: Nëse do të kisha ardhur në fillim të

Karakteri i fortë dhe aftësia e tij profesionale nuk vihen në diskutim. Ku ai është në fushë një skuadër ndihet dyfish e motivuar. Milani arriti të fitojë me një përmbysje të çmendur 4-2 të martën ndaj Juventusit. Zlatan Ibrahimoviç arriti të shënojë një gol dhe të jetë një lider i madh në fushën e lojës. Pas ndeshjes ai ka dhënë një intervistë për “DAZN”. Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 67-të dhe më pas u pa duke dhënë direktiva ndaj shokëve si të ishte trajner. Në lidhje me këtë e pyesin edhe gazetarët dhe përgjigja e Ibrës nuk ka lidhje me modestinë. Ai flet edhe për të ardhmen, ku duket i pasigurt. “Unë jam i vjetër, nuk është sekret. Mosha është thjesht një numër. Unë jam duke punuar mirë, kam fituar ekuilibër. Ndihem mirë dhe jam duke u përpjekur të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë. Unë jam president, lojtar dhe trajner. E vetmja gjë negative është se unë paguhem vetëm si futbollist. Nëse do të kisha qenë këtu nga dita e parë e sezonit, atëherë ne do të fitonim Serie A”, u shpreh Ibrahimoviç. Më pas shtatlarti suedez komenton të ardhmen e tij. “Do të shohim. Kam edhe një muaj për të shijuar veten time, është një situatë të çuditshme që po ndodh dhe ne nuk jemi në kontrollin e kësaj. Unë me të vërtetë po kënaqem në Milano, pasi shkova në Amerikë, u lëndova dhe doja të ndihesha gjallë. Unë jam 38 vjeç, nuk kam fizikun që kam pasur, por jam i zgjuar për këtë. Nuk përpiqem të bëj të njëjtat gjëra që bëja kur isha 20 vjeç. Nëse nuk bëj diferencën, atëherë nuk më pëlqen kjo. Unë nuk jam këtu për të qenë një ‘nuskë’ fati. Unë jam këtu për të ndihmuar shokët, klubin dhe tifozët e mi”, nënvizoi suedezi veteran i Milanit. Ndërkohë, trajneri Stefano Pioli tha se në këtë moment s’ka rëndësi e ardhmja e tij, por e Milanit. “Përgëzimet janë të gjithë për futbollistët, që treguan mentalitet dhe shpirt fituesi. Edhe në kohë të vështira, ata janë të etur të qëndrojnë së bashku dhe të ruajnë besimin. Kështu ata u shpërblyen me një fitore të madhe. E gjitha është rezultat i punës së përditshme. E dinim që pozicioni në tabelë nuk tregonte cilësitë tona. Kështu që u përqendruam te puna dhe te shprehja e vlerave tona në fushën e blertë. Tani e di që mund të mbështetëm te të gjithë lojtarët dhe ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Është një sezon i pazakontë. Ndeshja e radhës luhet kundër Napolit dhe i gëzohemi kësaj fitoreje dhe mezi presim takimin e radhës. Ne mund të bëjmë më mirë. Kemi paguar gabimet e bëra këtë sezon. Mentaliteti i këtij ekipi po sjell ndryshimin. Duhet të vazhdojmë këtu. E shfrytëzuam penalltinë kundër Juventusit për të rikthyer entuziazmin. Pësuam gola të turpshëm, duhet të mbronim më mirë në ato momente. Deri në ato momente loja ishte e ekuilibruar”, tha ai. Në fund trajneri foli për të ardhmen e tij. “Nuk mendoj për të ardhmen, mendoj thjesht për ndeshjen e radhës, për të punuar me këta lojtarë që po më japin kënaqësi të madhe. Tani jemi bërë një ekip, pasi e njohim edhe më mirë njëri-tjetrin, i dimë më mirë pikat tona të forta dhe të dobëta. Jam i lumtur këtu dhe i etur për ta përfunduar sezonin sa më mirë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, kur të vijë momenti do ta shohim. Pres vetëm të mbyll mirë sezonin dhe të arrijmë objektivin që kemi”, shtoi ai.