BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Ibrahimoviç nuk do të kalojë tek Milani, lëvizjen e bllokon klubi amerikan i LA Galaksi

Ibrahimoviç nuk do të kalojë tek Milani, lëvizjen e

Një nga futbollistët më të mirë të dy dekadave të fundit, është padyshim Zlatan Ibrahimoviç, një lojtar me të dhëna të shkëlqyera, që ka shkëlqyer me të gjitha ekipet ku ka luajtur dhe një goleador i rrallë. Prej dy vitesh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është bashkuar me Los Anxheles Galaksi në Major League Soccer, pra kampionatin elitar të futbollit në këtë vend, duke spikatur si bomber i skuadrës së tij dhe duke joshur mijëra vetë që shkojnë në stadium në çdo ndeshje që luan shtatlarti suedez. Ditët e fundit Ibra ka qenë në fokusin e medieve më të mëdha sportive në Europë dhe në SHBA, pasi lidhej me një kalim sensacional tek Milanji në Serinë A. Rikthimi nuk ishte mohuar as nga vetë lojtari suedez dhe kjo kishte shtuar dyshimin e mjaftueshëm dhe të arsyeshëm që suedezi mund të rikthehej në Serinë A, atje ku ai ka shkëlqyer me fanellat e Juventusit, Interit dhe Milanit, para se të provonte aventurat franceze me PSG dhe ato angleze me Mançester Junajtid. Por shumë gjëra duken të jenë “fake” në lidhje me sulmuesin. “Zlatan Ibrahimoviç e ka mbyllur marrëveshjen dhe do të rikthehet tek Milani!” Ky ishte lajmi që ngriti peshë zemrat e tifozëve kuqezi. “Bomba” e merkatos erdhi drejtpërdrejt nga SHBA dhe jo nga një njeri i zakonshëm, por nga komisioneri i MLS, Don Gorber, por duket se ka zgjatur shumë pak ëndrra e fansave të Milanit për ta riparë Ibrën me fanellën e 7 herë kampionëve të Europës. Përgënjeshtrimi nuk ka vonuar dhe ai që ka shuar entuziazmin ka qenë zv.presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit në MLS, Don Kurtmanç, ai që ka sqaruar se fjalët e Gorber janë keqkuptuar. Kurtmanç, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka theksuar se në intervistën e Gober nuk është diskutuar mbyllja e marrëveshjes, por dëshira e madhe e Milanit për ta ripasur në skuadër, kjo nuk është diçka e re. 38-vjeçari është në shënjestrën e Bobanit e Mladinit, ashtu siç është edhe në listën e dëshirave të disa klubeve, mundësia e rikthimit të suedezit nuk përjashtohet, por, për momentin, asgjë nuk është e sigurt. Ibrahimoviç u aktivizua për dy sezone tek Milani nga viti 2010 në 2012, duke fituar një titull kampion dhe një Superkupë, përpara se klubi kuqezi, për të përmirësuar bilancet, vendosi që kartonin e tij ta shiste tek PSG. Theksojmë se Ibrahimoviç ka një karrierë brilante si golashënues, duke qenë nga më të spikaturit. Për të ka pasur dhe një “bast” më parë, pasi kudo ku shkonte ai shënonte të paktën 20 gola në sezon, shifër që e kanë sulmuesit më të mirë në qarkullim të top-5 ligat e mëdha europiane të futbollit. Dhe Ibrahimoviç ka mundur të shënojë nga 20 gola në sezon për shumë vite me radhës, e me të gjitha skuadrat ku ka luajtur, statistika që e bëjnë atë mjaft të veçantë.

Adriatik BALLA