BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Ibrahimoviç rinovon me Milanin: Me këtë fanellë dua të rri gjithë jetën

Ibrahimoviç rinovon me Milanin: Me këtë fanellë dua

Milani po kalon momente të mira dhe pavarësisht se lufta për titull ka marrë fund dhe është fituar prej rivales së qytetit, Interit, në kampin kuqezi mendojnë se skuadra e tyre do të jetë në zonën Champions në edicionin tjetër dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë. Në fakt, një tjetër lajm i mirë erdhi ditën e djeshme, edhe zyrtarisht tashmë, pasi sulmuesi shtatlartë suedez, Zlatan Ibrahimoviç vendosi të firmosë rinovimin e kontratës, nga e cila do të fitojë shumë, por edhe ai besohet e do të japë shumë për fanellën kuqezi. pavarësisht moshës, ai është lojtar që ka dhënë prova se mund të bëjë gjëra madhështore në fushën e lojës dhe është pikërisht qëndrueshmëria e tij që i bindi drejtuesit e Milanit të nënshkruanin me veteranin Zlatan. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi që nxitoi të postonte foto e video nga rinovimi iu kontratës. Pra, tashmë është zyrtare Zlatan Ibrahimoviç ka rinovuar kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh por mbrëmjen e së enjtes janë zgjidhur edhe detajet e fundit me Ibrën që ka hedhur firmën deri në përfundim të sezonit 2021-2022 me Milanin, me Zlatan që do të vazhdojë të luajë pothuajse deri në moshën 41-vjeçare me kuqezinjtë. Paga e suedezit do të jetë thuajse e ngjashme me atë të këtij sezoni me Ibrahimoviç që do të përfitojë rreth 7 mln euro në sezon. Për kanalin zyrtar të Milanit, 39-vjeçari tha edhe fjalët e para pas rinovimit në Casa Milan: “ Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh. Ajo që ka rëndësi është që do të jemi edhe një vit tjetër së bashku, diçka që e kam dashur shumë, pasi Milani është shtëpia ime. Klubi, shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët, të gjithë më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroj përgjatë gjithë jetës te Milani unë do ta bëja. Më pas Zlatan bëri një vlerësim edhe për trajnerin Stefano Pioli: “Të punosh me të është shumë e thjeshtë. Ka mentalitetin e duhur dhe një kapacitet të madh për të motivuar skuadrën”, nënvizoi Ibra. Në komunikatën e klubit kuqezi ku bëhet i ditur rinovimi i Zlatan thuhet se Milani është skuadra italiane me të cilën Ibrahimoviç ka koleksionuar më shumë paraqitje në karrierë 130, ndeshje në të cilat ka realizuar dhe 83 gola. Ndërkohë, Milani ka rikuperuar Ismael Benaker, por Zlatan Ibrahimoviç dhe Theo Hernandez janë ende duke u stërvitur të ndarë dhe në dyshim për ndeshjen kundër Lacio. “Calciomercato.com” raporton se Benacer do të rikuperohet për ndeshjen kundër Aquile të hënën, por si Ibrahimoviç ashtu edhe Hernandez u stërvitën veçmas. Suedezi 39-vjeçar vazhdoi me stërvitje individuale dhe do të përpiqet të rikuperohet në kohë për ndeshjen e madhe, por raporti thekson se ai nuk ka gjasa të rikuperohet në kohë për të hënën në mbrëmje. Ndërkohë mbrojtësi francez vazhdon të jetë i lënduar dhe jo në 100% e tij dhe kuqezinjtë duket se do të përballen me bardhekaltrit pa dy lojtarët e tij kryesorë.