BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Ibraimi qetëson tifozët e Dinamos: Ata që e vënë në dyshim forcën tonë gabohen, ndaj Teutës vjen kthesa e madhe

Ibraimi qetëson tifozët e Dinamos: Ata që e vënë

Në kuadër të javës së 12-të të Superligës tonë, një nga ndeshjet më të rëndësishme është ajo mes Dinamos dhe Teutës, e cila vjen në një moment të vështirë për të dy kampet. Natyrisht, secila skuadër do të futet në fushë për fitore. Durrsakët vijnë pas barazimit me Vllazninë dhe trajneri Arapi kërkon fitoren e parë, kurse dinamovitët vijnë pas humbjes turpëruese ndaj Laçit (5-0) dhe do të kërkojnë të bëjnë kthesë. Para medieve dolën dje trajneri Bledi Shkëmbi dhe kapiteni Agim Ibraimi. Të dy u shfaqën optimistë për vazhdimësinë. Ibraimi mendon se Dinamo e ka potencialin të bëjë kthesën e duhur e të rifutet në garë për titull. “Pavarësisht rezultateve duhet të bëjmë mirë dhe të fokusohemi, ndeshje si ajo në Laç janë gjëra që ndodhin. Lojtarët e mëdhenj reagojnë pas këtyre humbjeve. Ata që dyshojnë te ne gabojnë, unë besoj te projekti i skuadrës. Në kohë të vështira duhet të jemi bashkë, pa marrë parasysh rezultatit ne jemi një grup me harmoni dhe nuk dyshoj te ringritja. Kënaqësia e futbollit është se çdo javë ka sfidë për të treguar veten. Fanella e Dinamos është e rëndë, por edhe Partizani nuk doli kampion për shumë kohë. Duhet të përmirësohemi kur pësojmë golat, të mos harrojmë edhe ndeshjet e mira. Reagimi jonë vjen që nesër”, theksoi Ibraimi.

Shkëmbi: Humbja në Laç turpëruese, por ne nuk dorëzohemi

Besimi se Dinamo mund të bëjë kthesën e madhe që këtë javë nuk vjen vetëm nga kapiteni por edhe nga vetë trajneri Bledi Shkëmbi, i cili nuk e fsheh që humbja ndaj Laçit ishte turpëruese, por ai mendon se djemtë e skuadrës së tij do të dinë të reagojnë në mënyrën e duhur. “Ishte një rezultat i thellë dhe një ndeshje që jemi të ndërgjegjshëm që mund ta quajmë të turpshme. Nuk ishte vetëm problemi në mbrojtje, por ishte e gjithë skuadra. Kemi folur me skuadrën dhe jemi munduar të marrim përgjegjësitë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi aty. Shpresojmë që nesër të jetë një ndeshje tjetër, të jemi me fytyrë tjetër. Më shqetësojnë humbjet me rezultat të thellë. Në futboll mund të ndodhë që të shënosh pak, kështu Teuta doli kampion. Por, e rëndësishme është të gjejmë ekuilibrat dhe të mos përsërisim ndeshje të dobëta. Koha ka qenë e pakët, por pas atij rezultati të atillë është më mirë që ndeshja e radhës vjen shpejt, nëse ke edhe karakterin e duhur. Ne kështu e kemi marrë këtë situatë, për të harruar sa më shpejt atë që ndodhi në Laç. Ne kemi vuajtur mungesat dhe alternativat dhe kjo është parë ndeshje pas ndeshje, rikthehen disa lojtarë si Malikji apo Sidibe. Humbja nuk tregon se nuk kemi burra, i ndodhin çdo skuadre. Duket sikur ka një mungesë karakteri, duhet të kishim më shumë karakter dhe të mos e linim lojën në atë drejtim. Por, skuadra ka burra dhe skuadër e fortë është ajo rikthehet aty ku i takon. Dy ndeshje të dobëta rresht nuk i kemi bërë asnjëherë. Por, atë ndeshje duhet ta fshijmë sa më shpejt. Në vazhdojmë të kemi objektiv 3-4 vendet e para, vendi i tretë nuk është larg. Edhe Tirana apo Kukësi do të ketë uljet e ngritjet, por e rëndësishme është ajo që bëjmë ne”, nënvizoi ndër të tjera trajneri Shkëmbi.