BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Idrizi padit Dukën në prokurori për shoqatat sportive të paregjistruara në gjykatë

Idrizi padit Dukën në prokurori për shoqatat sportive të

Zgjedhjet e asamblesë së FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt. Në garë janë dy rivalë, kreu aktual dhe prej 16 vjetësh i federatës, Armand Duka, ndërsa rival përballë tij është deputeti socialist Bashkim Fino. Pritet një garë mjaft e fortë, nisur dhe nga fakti se të dy janë perzonazhe me ndikim dhe, ndryshe nga herët e shkuara kur Duka fitonte me 100% se nuk kishte kandidat rival në garë, këtë herë Fino e rrezikon atë. Të dy kandidatët kanë nisur të bëjnë fushatën e tyre, e në forma të ndryshme dhe sipas strategjisë së tyre, por këtë herë është një garë më e barabartë dhe mund të ketë surpriza edhe në rezultat. Por, në një kohë që fushata për kreun e federatës së futbollit po nxehet mes rivalëve, një akuzë e rëndë është hedhur në adresë të kreut aktual të futbollit, Armand Duka. Ai është kallëzuar në Prokurori nga administratori i deleguar i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, mbështetës i Bashkim Finos, i cili bën fajtor Dukën për mos regjistrimin në gjykatë të shoqatave sportive rajonale, si dhe shoqatave sportive të mjekëve sportivë, trajnerëve, arbitrave dhe futsallit. Në total janë 12 shoqata sportive që nuk rezultojnë të regjistruara në gjykatë dhe Idrizi ka kallëzuar dukën si fajtor, duke arsyetuar se këto shoqata kanë votuar pro tij, kanë menaxhuar buxhetin e federatës dhe e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në kundërshtim me rregulloret, sepse duhet të ishin regjistruar në gjykatë si subjekte të ligjshme.

Qëndrimi i Idrizit

Sikurse mësohet nga organi i akuzës së Tiranës, administratori i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së, Armand Duka, për shkak të shoqatave “fantazmë” të paregjistruara në Gjykatë. Kjo padi e numrit një të klubit vlonjat ka të bëjë me shoqatat sportive të paregjistruara në gjykatë, por me të drejtë vote në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së. “Kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme. Janë 12 shoqata të paregjistruara. Nuk kam më çfarë të shtoj. Tani fjala i takon Prokurorisë. Ky është hapi i parë, ka të tjerë në vazhdim. Flasim për një futboll të pastër, që nuk ka administratë të pastër”, deklaron Idrizi pas kallëzimit në Prokurori. Raportet midis Idrizit dhe Dukës nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Akuza të panumërta nga klubi vlonjat për arbitrimet tendencioze për të arritur te kallëzimi në prokurori. Nuk duhet harruar se kohë më parë administratori i klubit vlonjat deklaroi se do t’i bënte Dukës një kallëzim penal në Prokurorinë e Janinës për kontrabandë, por më pas nuk foli më për këtë çështje. Natyrisht, tensionet midis tyre arritën kulmin kur komisionet disiplinore të federatës e gjobitën Flamurtarin me shuma të mëdha financiare dhe e detyruan të luante disa ndeshje pa tifozë, për shkak të një parulle të shpalosur në stadiumin e Vlorës ku ironizohej kreu i futbollit për bizneset e tij. “Pulat duhet të kararisin vetëm në kotec”, shkruhej në banderolën e tifozëve vlonjatë, që i referoheshin bizneseve të Dukës dhe sjelljes së tij sipas tyre frikacake.

Shoqatat sportive të paregjistruara në gjykatë

Shoqatat sportive për të cilat akuzohet Duka janë krijuar prej vitesh nga asambleja e federatës. Ato u krijuan si domosdoshmëri e rregulloreve të reja të UEFA-s që klubet të funksiononin si shoqëri sportive të shkëputura nga ndikimet politike, por asnjëherë federata nuk e justifikoi prezencën e tyre nën “ombrellën” e saj, prandaj këto shoqata janë parë nga rivalët e Dukës si organizma të krijuar enkas për të rritur votat për Dukën e asgjë më shumë. Shoqatat sportive të paregjistruara në gjykatë për të cilat është kallëzuar në prokurori kreu i FSHF-së janë: 1-Shoqata e Trajnerëve. 2-Shoqata e mjekëve sportivë. 3-Shoqata e Arbitrave të Futbollit. 4- Shoqata e Futsallit. 5-Shoqata Rajonale Tiranë. 6-Shoqata Rajonale Durrës. 7-Shoqata Rajonale Shkodër. 8-Shoqata Rajonale Elbasan. 9-Shoqata Rajonale Fier. 10-Shoqata Rajonale Korçë, 11-Shoqata Rajonale Gjirokastër. 12-Shoqata Rajonale Lezhë./Adriatik BALLA