BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Igli Tare godet sërish në treg, i rrëmben Veronës talentin shqiptar Marash Kumbulla

Igli Tare godet sërish në treg, i rrëmben Veronës talentin

Igli Tare konfirmohet dhe një herë tjetër se është drejtor sportiv shumë i suksesshëm dhe një “ujk” në tregun italian të futbollit, pasi ka dhunti të pabesueshme për të mundësuar blerje relativisht të lira por që bëjnë shumë për ekipin. Duke iu referuar medieve italiane, sidomos gazetarëve me përvojë në fushën e merkatos, mësohet se Lacio ka arritur marrëveshje por blerjen e Marash Kumbullës nga Verona dhe se për këtë kishte negociuar personalisht vetë Igli Tare, duke shfrytëzuar njohjen me bashkëpatriotin e tij. Marash Kumbulla ka pasur një sezon fantastik me Veronën dhe ka rënë në sy si një prej më të mirëve në repartin e mbrojtjes dhe nuk është aspak rastësi që atë e kërkojnë shumica e klubeve të mëdha në Itali dhe më gjerë. Por duket se Tare ka shfrytëzuar bisedën konkrete me Kumbullën, si dhe ka bërë një ofertë bujare komplekse që nënkupton përveç parave edhe transferimin e dy lojtarëve të rinj tek Hellas Verona, në mënyrë që kjo e fundit të mos vuajë në formatimin e grupit edhe sikur të mos ketë objektiva madhore në treg. Por a e ka realizuar krejtësisht misionin e tij Tare? Në media ai thotë se nuk është arritur firmosja e kontratës ende, por mediat italiane japin qëndrim të ndryshëm, duke e bërë fakt të kryer kalimin e Kumbullës tek bardhekaltrit kryeqytetas italianë.

Qëndrimi i medieve italiane

Lacio është gjithnjë e më pranë transferimit të Marash Kumbullas. Pas konfirmimit që ka ardhur nga drejtori sportiv Igli Tare për interesimin e bardhekaltërve, mediat italiane shkojnë edhe më tej teksa shkruajnë se marrëveshja është mbyllur me sukses. Verona ka pranuar ofertën e Lacios për talentin shqiptar prej 16 milionë eurosh, plus 4 milionë euro të tjera në formë bonusesh dhe kartonët e dy futbollistëve të rinj që nga klubi bardhekaltër do të transferohen te Verona. Nuk dihet ende se çfarë kontrate do të firmosë Kumbulla, me Lacion sa do të përfitojë dhe sa do të jetë kohëzgjatja e saj, por tashmë duket e sigurt që Lotito dhe Tare kanë mposhtur konkurrencën e Interit për talentin shqiptar.

Qëndrimi i Tares

Lacio dëshiron të krijojë një ekip të denjë për sezonin e ardhshëm. Tare ka në plan të sjellë në “Olimpico” lojtarë me cilësi të lartë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Inzagi një skuadër të denjë për tu përfaqësuar në Champions League. Krah Luiz Felipes duhet një qendërmbrojtës dhe Marash Kumbulla është emri i parë në listë. Për talentin e kombëtares sonë ka interes nga disa klube të tjerë, përfshirë Juventus dhe Inter, por edhe Lacio po bën përpjekjet e saj. Dy klubet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe kjo mund të ndikojë në avancimin e bisedimeve. Tare mund të luajë rolin e tij për të bindur Kumbullën, si bashkatdhetarë që janë. Para pak ditësh drejtori sportiv i Lacios vizitoi selinë e klubit të Veronës dhe për “Sky Sport” tregon se ç’ndodhi në këtë mbledhje. Sipas tij në këtë mbledhje nuk u vendos thuajse asgjë. “Futbollisti në fjalë na intereson, kjo është arsyeja pse u takuam me drejtuesit e Veronës. Është një profil që mund të jetë shumë i rëndësishëm për vitet e ardhshme për skuadrën tonë. Gjithsesi, ka ende bisedime që duhen bërë dhe gjithçka është ende e hapur. Ne ishim të sigurt se nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, nënvizoi Tare.

Rivaliteti me Interin, Napolin dhe Juventusin

Lacio ka ditur të luajë në treg, duke ofruar përveç parave edhe dy lojtarë të akademisë që mund t’i ndihmojnë Veronës. Por nuk mjafton vetëm kjo, pasi Igli Tare është angazhuar personalisht me bashkëkombasin e tij. Sidoqoftë, edhe pse mediat italiane e bëjnë fakt të kryer që Kumbulla ka firmosur me Lacion, duket se lëvizja mund të dështojë nëse në orët e fundit ndërhyjnë në lojë Inter, Napoli apo dhe Juventusi, të cilët kanë kapacitete financiare më të mira.