BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Igli Tare i jep besim Muriqit të Kosovës, anashkalon çështjen e Strakoshës tek Lacio

Igli Tare i jep besim Muriqit të Kosovës, anashkalon

Lacio është rritur shumë në cilësi gjatë viteve të fundit dhe një nga personat që ka meritë në këtë rritje të konsiderueshme të klubit të njohur italian është shqiptari Igli Tare, i cili mban postin e drejtorit sportiv. Tare ka mundur të bëjë blerje cilësore në treg, duke marrë lojtarë me vlera modeste dhe duke i shitur ata në treg disa dhjetëra milionë euro. Për më tepër, Lacio ka fituar kupa, por edhe ka rivalizuar në kampionatin italian duke qenë ndër 3-4 skuadrat më të qëndrueshme italiane të viteve të fundit. Ndërkohë, në gjirin e saj, për shkak edhe të Tares, ndihmesës së tij, militojnë edhe disa lojtarë shqiptarë, midis të cilëve Thomas Strakosha dhe sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi. Ky i fundit nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion. Sulmuesi mes COVID dhe dëmtimeve, nuk ka bërë më të mirën dhe në këtë formë u mendua se edhe mund ta mbyllte aventurën me bardhekaltrit pas vetëm një sezoni. Megjithatë, drejtori Igli Tare, thekson se Muriqi gëzon respektin e stafit dhe se ai mund t’i japë shumë futbollit italian. “Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, po ashtu ka pasur edhe Covidin dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit. Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t’i jap shumë futbollit italian dhe kombëtares së Kosovës”, u shpreh Tare.

Strakosha, e ardhmja duket larg Lacios

Portieri Thomas Strakosha ka qenë një sensacion tek Lacio e Igli Tares. I blerë më pak se 100 mijë euro nga Panioniosi, ai u shndërrua në lojtarin kryesor të lacialëve për tre vite rresht, duke qenë portieri me shumë minuta në këmbë, titullar dhe nga më të mirët në Serie A. Por disa pengesa, ngërçe e dëmtime, e kanë sjellë në situatë të pakëndshme dhe tani pozitat e tij tek Lacio janë vështirësuar së tepërmi. Ndërsa Tare foli me besim për sulmuesin e Kosovës Muriqi, ai nuk e ka përmendur fare këto kohë Strakoshën dhe çështjen e tij. Kjo ka shtyrë mediat sportive italiane të aludojnë për një largim të pashmangshëm të Strakoshës nga klubi bardhekaltër. Ky largim mund të jetë pikërisht në fund të sezonit. Ndërkohë, po sipas medieve italiane, klube si Borusia e Dortmundit, Milani dhe ndonjë tjetër kanë shprehur interes për “gardianin” shqiptar. Mbetet të shihet se si do të përfundojë telenovela “Strakosha”, por e ardhmja e tij tek lacio duket krejt e pasigurt. Edhe qëndrimi me heshtje i Igli Tares e konfirmon diçka të tillë.

Mbrojtësi/ Hysaj lojë kungulleshkash tek Napoli

Ndërsa Strakosha duket gjithnjë e më larg Lacios, një tjetër lojtar i Kombëtares po ka,lon momente pasigurie në Serie A italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin Elseid Hysaj, i cili largimin apo qëndrimin e tij tek napolitanët po se shndërron në një lojë nervash e madje lojë kungulleshkash me shifrat e muajve e blerës së kontratës. Sipas mediave sportive italiane, “telenovela” e largimit të tij nga Napoli duket se po përjeton një kapitull të ri shumë interesant. Prej muajsh, menaxheri i tij. Mario Xhiufredi, ka bërë të ditur se lojtari do të largohet nga napolitanët të cilët injoruan bisedimet për rinovimin dhe tashmë do ta humbasin me parametër zero. Por pikërisht ideja për të mos fituar financiarisht nga Hysaj, mund të ndryshojë gjithçka. Përfaqësuesi i futbollistit ka nisur bisedime me klube të ndryshme në Serinë A e jo vetëm, pasi kushdo do të dëshironte të kishte një lojtar me mbi 200 ndeshje në Serinë A, vetëm 27-vjeçar, për më tepër me parametër zero. Këtë po e kupton edhe Napoli dhe sipas “Il Mattino”, burime pranë klubit kanë raportuar se në javët e ardhshme De Laurentis do të propozojë një tjetër tavolinë bisedimesh. Presidenti i napolitanëve refuzoi të plotësonte kërkesat ekonomike të Hysajt, për një rrogë prej 4 mln eurosh, por tashmë duket i gatshëm që të pranojë këtë kusht, për të rinovuar kontratën me të. Në këtë mënyrë, ai nuk do të rrezikojë të humbasë një futbollist të kërkuar në treg pa përfituar financiarisht prej tij nëse do të vendosë që ta shesë në të ardhmen. Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Hysaj ndaj këtij propozimi, pasi lojtari vetë është shprehur se i pëlqen të rrijë tek Napoli.