BREAKING NEWS

Sali Berisha në depresion nga humbja e Kukësit, pranon në heshtje disfatën, në grupin e Bardhit rebelohet “rapsodi” Agron Gjekmarkaj

Sali Berisha në depresion nga humbja e Kukësit, pranon në heshtje
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë Berisha-Meta dhe paralajmëron “tërmet” brenda “Foltores” pas zgjedhjeve të Kukësit, dyshja anti-SHBA drejt “Ferrit të Dantes”

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë
x
BREAKING NEWS

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar, drejtoritë e FBI të Los Angelosit dhe Uashingtonit kanë plotësuar dosjen e kryeministrit shqiptar për aferën e McGonigal, priten letër-porositë drejt SHBA

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar,
x
BREAKING NEWS

FBI trondit politikën, amerikanët pritet të marrin në dorë pastrimin e parave në Shqipëri, kontrolle transfertave dhe pasurive të dyshimta, ja skema që po ndjek DASH

FBI trondit politikën, amerikanët pritet të marrin në
x
BREAKING NEWS

SHBA agjentë specialë në Tiranë për hetimin e bizneseve kriminale të politikanëve dhe krimit të organizuar, në sitë bankat, hipotekat, institucionet financiare, etj

SHBA agjentë specialë në Tiranë për hetimin e bizneseve
x
BREAKING NEWS

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i majtë mund i vetëm Berishën, Metën, Bardhin, Dulen, Ndokën dhe Dukën, ditë të zeza për aleancën “non grata”

Kukësi i jep dërrmën koalicionit anti-SHBA, kandidati i
x
BREAKING NEWS

Ja pse u detyrua McGonigal nga prokurorët të pranojë akuzën që implikon Ramën, raporti hetimor i kërkuar nga gjyqtarja Kotelly para vendimit do shërbejë si dosje akuze për të nisur hetimet ndaj kryeministrit shqiptar

Ja pse u detyrua McGonigal nga prokurorët të pranojë akuzën
x
BREAKING NEWS

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i bën thirrje DASH ta shpallin kryeministrin “non-grata” pasi ka korruptuar një ish-agjent të FBI për të “asgjësuar” opozitën

Afera “McGonigal” trondit Ramën, Evi Kokalari zbardh
x

Sport

Igli Tare largohet nga Lacio, mesazh falënderimi për klubin dhe presidentin Lotito

Igli Tare largohet nga Lacio, mesazh falënderimi për klubin dhe

Igli Tare nuk do të jetë më drejtor sportiv i Lacios. Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë dhe i shumë skuadrave të njohura europiane, përfshi vitet e fundit edhe Lacion, dorëzoi çelësat e zyrë së tij, duke dhënë edhe një mesazh falënderimi për të gjithë. Ai punoi si askush tjetër tek Lacio, duke marrë lojtarë me vlerë të ulët në treg, por duke i shumëfishuar, pra një drejtor efikas, ndërkohë që ishin “pleqtë” e Lacios, Klaudio Lotito president dhe Mauricio Sarri trajner që në harkun e një viti ia bënë disi të vështirë punën Tares. Ardhja e Sarrit pati efekt negativ për Taren, ndërkohë që reputacioni i shqiptarit në arenën italiane dhe europiane të futbollit si menaxher dhe drejtor sportiv është në kulmin e vet.

Zyrtarizimi i largimit

Igli Tare zyrtarizoi largimin e tij nga Lacio. Pas plot 18 vitesh ai nuk do të jetë më pjesë e klubit kryeqytetas. Pas një dekade e gjysmë, drejtori shqiptar ka vendosur që të lërë postin e drejtorit sportiv përmes një deklarate ka treguar se ky ishte një vendim i marrë prej disa kohësh. Tare nuk harron për të falënderuar çdokënd që ka qenë bashkudhëtar me të gjatë rrugëtimit te Lacio. “Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lacios ka ardhur në fund. E kam bërë këtë zgjedhje prej disa kohësh, por prita deri sa Lacio të arrinte objektivin për të shkuar në Champions League, i sigurt që ndërtova një skuadër të fortë, me lojtarë të jashtëzakonshëm që arritën këtë objektiv. Ka qenë një aventurë e gjatë e krijuar me momente të lumtura, humbje dhe trofe. Unë nuk do të ndaloj kurrë së falënderuari presidentin Lotito për këtë mundësi të madhe, tifozët bardhekaltër që hynë në zemrën time, klubin me të gjithë pjesëtarët, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që ishin afër meje në këtë rrugëtim. Falënderim special për familjen time, që gjithmonë ka qëndruar pranë meje. Një mundësi prestigjioze që më është dhënë si futbollist dhe si menaxher dhe që sigurisht nuk do e harroj kurrë, duke marrë çdo moment të këtij rrugëtimi me vete. Me shpresën që secili prej jush do të vazhdojë, me të njëjtin pasion që unë kisha, duke e mbrojtur me xhelozi këtë realitet. Gjithmonë, Forca Lacio”. Ditë më parë, “SuperSport” ka raportuar se Tare do të zhvendoset në Tiranë, për t’u shkëputur për momentin nga futbolli, teksa pas pushimeve në jugun e Shqipërisë do të fokusohet në botën e biznesit në kryeqytet.

15 lojtarët që i bleu lirë dhe kushtojnë shumëfish

Një kohë shumë e gjatë, ku ish-futbollisti i Kombëtares e ka bërë më së miri punën e tij. Po kush janë goditjet e tij më të mëdha? Mediat italiane zbulojnë emrat e lojtarëve që Tare i ble lirë por në treg kushtojnë shumë më tepër. Midis tyre dallohen 15 futbollistë, por mund të përfshihej dhe Strakosha që u ble për hiç gjë në Greqi dhe shkoi deri në 30 mln euro kur ishte tek Lacio.1. Hernanes (13.5 milionë), 2. Korrea (18 milionë euro), 3. Parolo (5.5 milionë euro), 4. Luliç (3 milionë euro), 5. Imobile (8,5 milionë euro), 6. Lazari (15 milionë euro), 7.Milinkoviç-Saviç (10 milionë euro), 8. Kaisedo (2.5 milionë euro), 9. Luis Alberto (5 milionë euro), 10. Luiz Felipe ( 0.5 milionë euro), 11. Felipe Anderson ( 8 milionë euro), 12. Murisiç (5.5 milionë euro), 13. Kandreva ( 10 milionë euro), 14. Lukas Leiva ( 5.5 milionë euro), 15. De Vraj ( 8.5 milionë euro).