Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ikën trajneri Kostiç dhe drejtori Çavo, Luftëtari emëron Gentian Mezanin

Postuar: 20/09/2018 - 09:46

Në Gjirokastër ka zhvillime dhe klubi i futbollit të këtij qyteti më në fund mori dje masa të forta për të ndryshuar gjendjen që kishte mbërthyer skuadrën, ku në katër ndeshjet e para në kampionat ishin regjistruar katër humbje, duke bërë që Luftëtari të futej në krizë loje e rezultati dhe të mbante vendin e fundit në renditjen e Superiores. Por ishte presidenca e klubit që ndërhyri, duke shkarkuar trajnerin Milos Kostiç, teknikun slloven që erdhi me shumë bujë në krye të skuadrës gjirokastrite në fillim të verës por u detyrua të ikë pa e mbyllur një fazë kampionati, sepse skuadrës i mungojnë rezultatet e duhura. Lëvizjet ndodhën dje në drekë, ku “shqiponjat” kishin bërë presion p[ër të përmirësuar situatën, madje një revoltë e tifozëve ishte planifikuar për fundjavën, por klubi nuk ka pritur për ta trashur zullumin, kështu që mori vetë masat për largimin e trajnerit.

Dhe nuk është vetëm Kostiç që largohet, pasi në këtë valë lëvizjesh dha dorëheqjen edhe drejtori teknik Vangjel Çavo. Gjithçka duket të ketë një rrjedhë logjike të ngjarjeve, pasi klubi e kishte të vështirë të shkarkonte teknikun pasi rrezikonte të paguante shifra të mëdha parash për shkak se slloveni e kishte “qepur” mirë kontratën. Pra, nyja e fundit që e mbante të lidhur me klubin gjirokastrit, kontrata 3-vjeçare është zgjidhur me trajnerin slloven që largohet pas vetëm pak muajsh nga drejtimi i skuadrës. Palët kanë gjetur akordin për ndërprerjen konsensuale të kontratës që lidhën në fillim të qershorit, me sllovenin që ka pranuar zgjidhjen e saj në këmbim të një shume financiare, diçka që lejon Luftëtarin të ndryshojë drejtimin teknik. Vetë Kostiç është paraqitur ditët e fundit i dorëzuar duke kuotuar ndoshta pamundësinë për të ndryshuar një kurs negativ që nisi që në startin e aventurës së tij. Slloveni nuk arriti të fitojë asnjë ndeshje në drejtimin e Luftëtarit përveç asaj në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë përballë modestëve të Vorës, paraqitja në Europa League ishte një katastrofë e vërtetë ndërsa në kampionat Luftëtari renditet në fundin e tabelës pas 4 humbjeve në po kaq ndeshje ku ka pësuar 7 gola duke shënuar vetëm dy.

Në Gjirokastër shpresojnë të ndryshojnë kurs sa më shpejt, mision që pritet ta marrë përsipër Gentian Mezani. Tekniku që befasoi me Laçin sezonin e kaluar duke çuar kurbinasit në Europë konsiderohet nga klubi gjirokastrit si njeriu i duhur për të rikthyer buzëqeshjen te Luftëtari. Një takim i fundit mes Mezanit dhe drejtuesve pritet të përcaktojë dhe detajet e fundit të akordit për t’i hapur rrugë më pas edhe zyrtarizimit të 38-vjeçarit vlonjat në detyrën e re. Nëse Mezani zyrtarizohet shpejt në krye të Luftëtarit, atëherë ai e njeh mirë mentalitetin e kampionatit shqiptar dhe mund të përmirësojë situatën e klubit gjirokastrit. Sigurisht, Luftëtari ka një grup të mirë që mund të përmirësohet e forcohet në merkaton e janarit, por që të ndryshojë gjendja për mirë duhet të vijnë pikët e para, pra që Luftëtari të ndalë serinë e humbjeve radhazi, që e kanë bërë atë skuadrën më të rrezikuar për të rënë nga kategoria këtë edicion.

Kujtojmë që një vit më parë Luftëtari ishte ndryshe. Skuadra gjirokastrite bëri ndeshje të mira dhe ia doli me meritë nën drejtimin e Hasan Likës që të sigurojë një vend nderi në kampionat ku për herë të parë në historinë e klubit mori pjesë në Ligën e Europës, një arritje e konsiderueshme për bluzinjtë gjirokastritë. Me një trajner shqiptar, Luftëtari mund të ndihet më mirë dhe më i orientuar sesa një trajner i huaj. Edhe vjet në verë ishin teknikët e huaj që dështuan dhe ky është një fakt iu rëndësishëm për këtë skuadër./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 14:05

BBC Sport” ka raportuar një lajm të bujshëm pak minuta më parë ku thuhet se UEFA ka përjashtuar nga kompeticioni i Europa League, një klub te madh. 
 

Postuar: 18/10/2018 - 12:54

Jonghong Li erdhi me shumë bujë te Milani dhe falë “pasurisë” së tij, pretendohej që

Postuar: 18/10/2018 - 08:43

Arturo Vidal e ka të pamundur të qëndrojë larg telasheve.

Postuar: 18/10/2018 - 07:19

Gjermania po vuan dhe humbja 2-1 ndaj Francës të martën ka vënë në pozita të vështira trajnerin J

Postuar: 18/10/2018 - 07:18

Tirana do të luajë në fundjavë me Flamurtarin, në një duel mjaft interesant sa i përket pozicioni

Postuar: 18/10/2018 - 07:16

Eros Grezda kaloi me bujë në kampionatin skocez, pikërisht në radhët e Gllasgou Rejnxhërsit, teks

Postuar: 17/10/2018 - 22:41

 Bashkëshortja dhe menaxherja e kapitenit të Inter-it, Mauro Icardi rrezikon të përfudnojë n