BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x

Sport

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League

Ilir Daja i vendosur ta çojë Ballkanin në fazën e grupeve

Kosova ka pasur një rritje cilësore vitet e fundit në futboll dhe pothuajse në të gjitha sportet, ku ka dëshmuar performancë të lartë dhe me medalje të rëndësishme si në xhudo etj. në kampionatin kosovar të futbollit luajnë edhe shumë lojtarë që kanë milituar më parë në Superioren tonë, por gjatë këtyre viteve kur futbolli kosovar u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA shumë trajnerë të Superligës së Shqipërisë kanë drejtuar me kompetencë klubet kosovare, duke e rritur ndjeshëm nivelin. Padyshim që Ilir Daja është duke shkruar faqe të rëndësishme suksesi me skuadrën e Ballkanit në Kosovë. Pasi fitoi titullin e kampionit në kampionatin kosovar, edhe pse nuk parashikohej, Ballkani i Dajës luajti në Champions por u eliminua. Gjithsesi, e vazhdoi garën në Conferencë League dhe tani ;luan në raundin e tretë të këtij kompeticioni, duke e fituar duelin e parë me Klaksvik të Ishujve Faroe dhe duke planifikuar të shkojë në “play-off”, që është dhe hapi i fundit në fazën paraeliminatore, pra para se të shkohet në fazën e grupeve. “Oreksi vjen duke ngrënë”, thotë populli dhe kështu duket e ka ndodhur edhe me Ballkanin e Dajës, që deri tani ka pasur një performancë të lavdërueshme. Fitorja 3-2 ndaj kundërshtarit ishte e merituar por disi dorëlëshuar, pasi skuadra kosovare po e fitonte mbrëmjen e së enjtes ndeshjen me shifrat 3-0 deri në mesin e pjesës së dytë, por lëshoi terren në minutat e fundit e pësoi dy gola që kërcënojnë objektivin kualifikim dhe trajneri Daja është i ndjeshëm për këtë, gjë që e shprehu edhe në paraqitjen që bëri para gazetarëve.

Qëndrimi i trajnerit Ilir Daja

Ecuria ka qenë e mirë, por Ballkani nuk ka për t’u ndalur, duke menduar raundin tjetër në Conferencë League. Siç thamë, trajneri Daja është shprehur i kënaqur me lojën që ka treguar Ballkani, por jo edhe me dy golat që ka pranuar. Sipas tij, ndeshja e kthimit nuk do të jetë aspak e lehtë. “Po harrojmë që kemi shkuar 3:0 dhe kemi pasur raste të tjera. Kemi pasur presing të lartë. Lojtarët që kanë ardhur nuk janë përshtatur mirë me lojën tonë. Jam i kënaqur me ekipin çka ka bërë, ka mundur të jetë rezultat më i thellë. Mendoj që ajo që duhet të jetë kryesorja duhet të shtojmë kontingjentin e lojtarëve. Dallimi u bë te ndërrimet që bëri kundërshtari. Ata janë duke e zhvilluar kampionatin dhe kjo ndikoi. Kemi kontrolluar lojën, kemi pasur situata të mira. Do të jetë ndeshje e vështirë ndeshja e kthimit. Jemi në epërsi në ndeshjen e kthimit”, tha Daja. Trajneri nga Shqipëri mendon se Ballkani ka treguar paraqitje superiore në të gjitha ndeshjet para shikuesve të vet. “Detajet e kanë vendosur ndeshje me dy golat e kundërshtarit. Pjesën tjetër e kemi bërë më të mirën. Është hera e parë që Ballkani po luan në Evropë. Kemi bërë shumë mirë ndaj një ekipit që ka përvojë në Evropë. Edhe sot kishim më tepër raste. Na gëzon fakti që jemi superior ndaj çdo kundërshtari, sidomos në ndeshjet që i kemi luajtur para publikut tonë”, përfundoi Daja. Ndeshja e ardhshme do të jetë më 11 gusht në transfertë.