BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Ilir Daja kërkon hakmarrje ndaj Kukësit, këtë sezon e cilëson të Skënderbeut

Ilir Daja kërkon hakmarrje ndaj Kukësit, këtë sezon e

Skënderbeu do të presë këtë të shtunë Kukësin, në atë që konsiderohet si një kryetakim për Superioren, nisur dhe nga rivaliteti që kanë pasur dy skuadrat gjatë viteve të fundit. Natyrisht, duelin në vijimësi e ka fituar Skënderbeu, i cili në 8 vitet e fundit fitoi 7 tituj kampionati, por në një shkëputje tre vjet më parë ishte pikërisht Kukësi që ia prishi qetësinë dhe festën dhe në krye të skuadrës korçare ishte dhe atëherë trajneri Ilir Daja, njësoj si tani, ku tekniku po drejton “Ujqërit e Dëborës” drejt një suksesi të ri, paçka se UEFA ka limituar objektivat e skuadrës korçare si pasojë e penalizimit 10 vjeçar nga garat ndërkombëtare dhe gjobën me 1 mln euro. Gjithsesi, Skënderbeu dëshiron trofe, duke nisur nga kampionati, i cili këtë edicion ka më shumë rivalitet në numër skuadrash që lakmojnë trofeun. Është partizani kampion në fuqi, është Kukësi një pretendent serioz, është Skënderbeu që e ka ende shijen dhe grupin e suksesit, është Teuta që ka ambicie të mëdha dhe padyshim Tirana e rilindur. Dhe ndërsa të gjithë kanë oscilacione, Skënderbeu i Ilir Dajës po përpiqet të mbajë kreun nëpërmjet fitoreve që në dukje janë të vështira, por që për Dajën dhe skuadrën e tij vijnë në momentin e duhur dhe në vendin e duhur. Pra dueli Skënderbeu-Kukësi është duel për kreun e njëherësh edhe si mundësi për Ilir Dajën të hakmerret për titullin e humbur vite më parë në një duel direkt në Kukësi, duel që ka lënë mbresa për arbitrimin skandaloz të gjyqtarit Enea Jorgji. Sa i takon pritshmërive, Skënderbeu do të presë këtë të shtunë në stadiumin e saj ekipin e Kukësit. Korçarët vijnë si ekipi që kryeson renditjen teksa ka grumbulluar 12 pikë në këto shtatë javë kampionat. Tekniku ilir Daja do ta ketë në dispozicion të gjithë grupin, ndërsa mungesa e vetme tashmë dihet që është ajo e kapitenit Gjergji Muzaka. Mesfushori ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamente dhe për pasojë ka mbyllur sezonin. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Skënderbeut pas dëmtimit të rëndë të Muzakës, dhe tekniku Daja kërkon këtë fakt ta kthejë në forcë dhe motivim për skuadrën, e cila duhet të bëjë maksimumin për të mbuluar mungesën e 35-vjeçarit, teksa nevojitet edhe një fitore për t’ia dedikuar kapitenit. Ndërkohë, nga ana tjetër, Kukësi kërkon të rikthehet te suksesi pas dy humbjeve radhazi, ndërsa aktualisht verilindorët janë në kuotën e 10 pikëve dhe hapat fals nuk pranohen.

Kukësi tenton kreun nga Korça

Nuk është vetëm Skënderbeu i karikuar për fitore, pasi edhe rivali, Kukësi, udhëton drejt Korçës për të marrë tri pikët, që do të mundësonin daljen nga kriza ku është zhytur javët e fundit ekipi i trajnerit Shpëtim Duro. Kështu, Kukësi ka vijuar edhe sot me përgatitjet në prag të ndeshjes që ka të shtunën përballë Skënderbeut, aty ku verilindorët i pret një transfertë shumë delikate. Pavarësisht formës jo të mirë që korçarët po kalojnë, kjo përballje pritet që të jetë e luftuar deri në fund duke qenë se edhe vetë Kukësi, ndodhet në vështirësi sa i përket rezultateve. Ndërkohë, lajmi i mirë për trajnerin Shpëtim Duro është rikthimi i Valon Et’hemit i cili ndaj Skënderbeut është i gatshëm të luajë nga minuta e parë, ndryshe nga ndeshja ndaj Vllaznisë ku u aktivizua në pjesën e dytë. Dëmtimi i pësuar pak kohë më parë, ka kaluar dhe tashmë Et’hemi e sheh veten në formë të mirë fizike për të dhënë kontributin në fushë pasi në javët e para ishte nga më të rëndësishmit në fushë. Ndërkaq, edhe Mirlind Daku është bashkuar në stërvitje me verilindorët. Sulmuesi i huazuar nga Osijeku ishte titullar në ndeshjen mes Shqipërisë U21 dhe Kosovës U21, aty ku ekipi i tij u mund 2-1 nga kuqezinjtë. Te Kukësi, Daku nuk po arrin fitojë besimin e trajnerit Duro, i cili e ka aktivizuar vetëm në minutat e fundit. Mbetet të shihet moduli taktik që do të përdorë trajneri Shpëtim Duro, por është fakt që pritet të jetë duel i fortë pasi skuadrat kanë ditë që përgatiten për këtë ndeshje, sepse koha ishte e mjaftueshme nga pushimi i garës që e diktoi Kombëtarja me duelet e saj ndaj Turqisë dhe Moldavisë. 

Adriatik BALLA