BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Sport

Ilir Daja: Pa përgjigjen e Gjykatës Federale s’largohem nga Skënderbeu, pastaj do ta mësoni të vërtetën time

Ilir Daja: Pa përgjigjen e Gjykatës Federale s’largohem nga

Skënderbeu do të presë këtë mesjavë Partizanin, në kuadër të xhiros së fundit të Kategorisë Superiore. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dy palët, për më tepër që është matematikisht në lojë edhe Europa League. Por më shumë se kaq, ka të bëjë rivaliteti që ka spikatur sezonet e fundit midis dy skuadrave. Ilir Daja këmbëngul se do të jetë trajner i Skënderbeut deri atëherë kur Gjykata Federale në Zvicër të japë vendimin mbi dënimin e klubit korçar. Në prag të sfidës së fundit të kampionatit përballë Partizanit, klub që kërkon pikërisht Dajën për drejtimin e skuadrës, trajneri kryeqytetas u shpreh: “Jam trajner i Skënderbeut dhe ndihem mirë në Korçë, sepse Korça nën drejtimin tim ka patur rezultate historike. Disa mbase e kanë harruar që është i vetmi ekip që i ka kaluar të katër raundet drejt grupeve dy herë. E ardhmja ime? Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube të tjera brenda dhe nga jashtë. Pres përgjigje nga Gjykata Federale dhe pastaj do të mësojmë se ç’do bëhet me Ilir Dajën dhe Skënderbeun”, theksoi Daja. Nuk mungoi as komenti i tij për skuadrën, tifozerinë dhe dëshirën për ta mbyllur me fitore këtë sezon. dhe në këtë pikë Daja është optimist, duke iu përkushtuar ndeshjes dhe duke i nxjerrë në plan të dytë të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me garën dhe vazhdimësinë e përgatitjeve për sezonin tjetër. “Matematikisht ka ende shpresë. Ajo që duhet të bëjmë është të fitojmë edhe pse kemi një kundërshtar të pozicionuar jo drejt. Meqë nesër është dhe mbyllja e kampionat, do të donim të merrnim fitore për t’ua dhuruar tifozerisë korçare. I kemi ndier dhe gjatë kësaj kohe që nuk kanë qenë në stadium për shkak të pandemisë”, nënvizoi trajneri Daja

E ardhmja e Dajës

Duke folur për të ardhmen e tij, trajneri Ilir Daja vuri në dukje se në këtë moment nuk mund të ndërmerrte asnjë hap pa dalë vendimi i Gjykatës Federale në Zvicër, e cila do të shprehet për çështjen e dënimit të Skënderbeut nga UEFA, vendim i lënë në fuqi edhe në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Daja ka lënë të kuptuar se mund të flasë për merkaton dhe mundësinë e lëvizjes së tij në treg vetëm pasi të jetë dhënë një vendim për Skënderbeun. Kuptohet, nëse vendimi është pozitiv e në favor të klubit korçar, ai do ta vijojë bashkëpunimin me Skënderbeun, në të kundërt, pra nëse vendimi do të jetë negativ dhe mbetet në fuqi ndëshkimi që ka dhënë UEFA, atëherë Daja do të largohet dhe do të pranojë ofertën më të mirë që ka në treg për të. Për momentin, Partizani duket klubi më i interesuar për teknikun. “Duke pasur gjithë këto rezultate është e vështirë të flasësh për veten. Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube nga kampionati shqiptar dhe jashtë tij, por u kam dhënë të njëjtën përgjigje që pres përgjigje se pres përgjigje nga Gjykata Federale dhe pastaj do të mësojmë se ç’do bëhet me Ilir Dajën dhe Skënderbeun. Dënimi ka ardhur në një kohë që unë nuk kam qenë te Skënderbeu, por duke ardhur me vonesë vendimi i dënimit, jam identifikuar me pjesën si ta motivoj ekipin. E kam thënë dhe e përsëris, dënimi i Skënderbeut do të jetë një dëm i madh jo vetëm për Korçën por edhe futbollin shqiptar. Atëherë, me shumë diplomaci. S’kam pse iki, nesër kam ndeshje me Partizanin. Pastaj të flasim. Shpresojmë të vijmë një përgjigje pozitive Do të vlerësoj ofertat, primare është Gjykata Federale. Kjo nuk është pjesë e imja ,vendimi duhet të dilte në fillim të korrikut por e vonoi pandemia. Nesër drejtoj fanellën kuq e bardhë kundër të kuqes”, u shpreh Daja. Edhe pse nuk e tha hapur, duket qartë se Ilir Daja ka marrë interesimin e Partizanit. Daja cilësohet trajner i suksesshëm dhe Partizani është në kërkim të një trajneri të aftë, që është sprovuar në disa skuadra dhe Daja është një prej tyre. Padyshim që “demat” kanë ambientin ku Daja do të dëshironte ta testonte veten.