BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Sport

Ilir Daja trajneri më i mirë në Kosovë, Ballkani i tij sërish për titull

Ilir Daja trajneri më i mirë në Kosovë, Ballkani i tij

Ilir Daja mbetet tekniku më i suksesshëm në futbollin shqiptar, e kjo vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, pasi Ballkani, skuadra që ai drejton prej më shumë se dy vitesh, shkoi dy herë rresht në fazën e grupeve të Conference League, një arritje jo e vogël për futbollin kosovar që është vetëm pak vite i njohur nga organizmat e futbollit europian e botëror (UEFA dhe FIFA). Padyshim që ky sukses është evident dhe në vetë kampionatin kosovar, ku ka dalë dy herë rresht kampion, e me sa duket po e vijon këtë rrugë edhe në edicionin aktual, pasi Ballkani është në vend të parë. Pra Daja po regjistron faqe suksesi në futbollin e Kosovës e si trajner tashmë mund të quhet strategu i vërtetë për klubet shqiptare, pasi çdo skuadër që ai drejton ka sukses dhe ka mundur t’i çojë në Europë, sikurse ka bërë me Skënderbeun e Korçës, por edhe me ekipe të tjera në Superiore si Elbasanin e Dinamon që i ka nxjerrë kampionë.

Vlerësimi nga Komuna e Suharekës

Kur një teknik ka sukses, ai edhe vlerësohet. Ndodh kështu gjithmonë e kudo, e nuk kishte si të bënte përjashtim edhe Ballkani në Suharekë, skuadër ku drejton Ilir Daja, i cili ka marrë një vlerësim special institucional. Kështu, trajneri, Ilir Daja ka fituar një mirënjohje nga Komuna e Suharekës. Daja është shpallur trajneri më i mirë i vitit, pas suksesit fantastik me Ballkanin si në Superligë ashtu edhe në garat e UEFA-s. Çmimin si futbollisti më i mirë i vitit e mori Qëndrim Zyba, i cili kompletoi ditë më parë transferimin në Legia të Varshava. “Derisa vazhdojmë të punojmë me intensitet dhe qëllime shumë serioze, vazhdojmë edhe të vlerësohemi. Jemi të nderuar që sërish nga Komuna e Suharekës, FC Ballkani është kryefjala sportive, duke filluar nga zgjedhja si klubi më i mirë i vitit. Çmimi kryesor për sportistin më të mirë të 2023-ës, i ka takuar mesfushorit Qëndrim Zyba, për paraqitjet e tij fantastike me skuadrën tonë, në Kosovë e Evropë. Trajneri më i mirë, padyshim që u zgjodh timonieri ynë, Ilir Daja. Punëtori më i mirë sportiv, Driton Mamaj. Shpresa e futbollit, Dukagjin Bajraktari. Ndërkohë edhe sponsori i klubit tonë, Cima Construction, është zgjedhur si sponsori kryesor i vitit 2023. Ky kontinuitet i vlerësimeve për punën tonë, është shtytje dhe etje për suksese edhe më të mëdha. Jemi të nderuar që sërish nga Komuna e Suharekës, Ballkani është kryefjala sportive, duke filluar nga zgjedhja si klubi më i mirë i vitit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teknikët shqiptarë në Kosovë

Në kampionatin kosovar trajnerët nga Shqipëria kanë krijuar një traditë të mirë. Në fakt vetëm Daja dhe Josa kanë pasur sukses të qëndrueshëm, të tjerët më pak. Fatin e tyre atje e kanë provuar mes të tjerash edhe Klodian Duro, Bledi Shkëmbi, Bledar Devolli, Shpëtim Duro e të tjerë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e klubeve e nëpërmjet tyre të futbollit kosovar në tërësi. Padyshim që edhe në kampionatin tonë ka pasur teknikë nga Kosova, sikurse është rasti i Zekeria Ramadanit, teknik që tani po drejton në kampionatin kosovar.