BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Ilir Çela: Jam trajneri që kam nxjerrë 8 kampionë Europe, por me talentin Ferraj synoj atë që s’është bërë deri më sot

Ilir Çela: Jam trajneri që kam nxjerrë 8 kampionë Europe,

Kush është Ilir Çela?

Datëlindja:     13.12.1956

Vendlindja:    Elbasan

Trajner i klubit: “Elbasani”

Arsimi:           I lartë (inxhinier)

Punësuar: Pedagog në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në Fakultetin e Shkencave Humane, Katedra e Sporteve, jep lëndën “Teoria dhe Praktika e Peshëngritjes”.

Arritjet në sport si trajner: 32 rekorde europiane, 72 medalje ndërkombëtare, pjesëmarrës mbi 30 kompeticione ndërkombëtare, kryetrajner i shangës në “Athinë 2004”, trajner i ekipit kombëtar në “Pekin 2008”, kryetrajner në Lojërat Mesdhetare në Almeria (2005) për të gjithë ekipin olimpik etj.

Peshëngritja mbetet një nga sportet më të dashura për shqiptarët dhe sporti që i ka sjellë vendit medalje të shumta nga aktivitetet e rëndësishme europiane e botërore. Natyrisht, publiku sheh dhe mbështet ata që ngjiten në pedanë, që ngrenë shtangën lart dhe krenohen me ta, por pakkujt i shkon ndërmend që prapa sportistit qëndron gjithmonë një person që e lidh jetën me stërvitjen dhe performancën e tij. Ai është trajneri, një figurë për të cilën më herët kishte më shumë respekt dhe kështu duhet të jetë në fakt. Asgjë nuk arrihet pa punën e trajnerit dhe në peshëngritje një nga emrat e spikatur është Ilir Çela, i cili në komunitetin e shtangës, përfshi dhe ikona të këtij sporti, si “Nderi i Kombit” Faruk Kalleshi, cilësohet edhe si “kombinati” i peshëngritjes shqiptare, pasi ka prodhuar shumë talente në këtë sport. Madje, referuar të dhënave, del se nga Çela ka dalë më shumë se gjysma e shtangistëve tanë kampionë të Europës. Gazeta “SOT” sjell sot në intervistë këtë personazh sa interesant aq dhe kontribuues në sportin shqiptar, teknikun me karrierë 42-vjeçare, “Mjeshtrin e Madh”, Ilir Çela. Intervista bëhet në prag të një turneu ndërkombëtar, ku Çela shkon me detyrën e kryetrajnerit të ekipit përfaqësues. Ai flet për pritshmëritë, talentet dhe të ardhmen e këtij sporti në Shqipëri.

- Së afërmi ju keni një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, ku më së pari do të testoni disa prej të rinjve tanë të talentuar. Në cilësinë e kryetrajnerit të ekipit kombëtar të shtangës, çfarë prisni nga ky aktivitet dhe kush është ekipi juaj?

Aktiviteti i radhës është një turne ndërkombëtar i rëndësishëm, “Bosnia Open”, i cili zhvillohet në Sarajevë. Aktiviteti është për të rritur dhe për të rinj, pra me një pjesëmarrje të gjerë dhe në këtë aktivitet do të marrim pjesë edhe ne, me një ekip të përbërë prej 7 sportistësh, 5 djem e 2 vajza. Ka një gërshetim të elementëve, por sportisti kryesor yni është Briken Calja, ndërsa të tjerët që e shoqërojnë janë Franko Ferraj i Elbasanit, Ertjon Kofsha i Shtërmenit, Mateo Caci i Elbasanit, Gripshi i Durrësit si dhe vajzat Julia Alihasani e Studentit dhe Desiana Koni e Partizanit. Natyrisht që ne kemi synime të mëdha në këtë turne, pasi dëshirojmë vendin e parë si ekip, por edhe medalje të arta me disa prej sportistëve cilësorë. Mendoj se jemi përgatitur si duhet për ta realizuar këtë objektiv, por edhe sportistët i kemi të mirë. Kam besim se do t’ia dalim.

- Të flasim pak për gjendjen e ekipit tuaj, si paraqitet forma e sportistëve?

Duke qenë kryetrajner i ekipit kombëtar, e kam ndjekur me vëmendje dhe nonstop përgatitjen e sportistëve dhe mund të them se gjendja sportive është e mirë. Madje, mund të them se sportistët qëndrojnë në kuota maksimale. Përveç Caljes, që mund të ketë oshilacione në krahasim me performancën që pati në Olimpiadën e Tokios, të tjerët janë në superformë dhe kjo na gëzon shumë.

- Kur thoni “maksimale”, çfarë keni parasysh?

Pikërisht rezultatin e kërkuar nga sportisti në fazën e grumbullimit. Janë bërë provat e duhura dhe rezulton që kemi rezultate maksimale për pasojë edhe pritshmëritë janë të mëdha.

- Të flasim pak për ju dhe personalitetin e krijuar në peshëngritjen shqiptare. Në Elbasan dikur kishte shumë kampionë, ndoshta publiku i gjerë nuk e di që këta kampionë kanë dalë nga duart tuaja. Si qëndron e vërteta?

Unë bëra 42 vjet trajner në peshëngritje dhe nga kjo periudhë e gjatë 25 vjet i kam në ekipin kombëtar. Në vitin 1979 mora përsipër të stërvis Luan Shabanin, të cilin e nxora kampion të Ballkanit dhe nënkampion bote, ndërsa më pas ai u largua dhe garoi për Greqinë, ku fitoi tituj botërorë. Më vonë kam pasur vëllezërit Trasha, kampionë të Europës, Taulant Çerepin po ashtu kampion Europe, më tej Endri Haxhihysenin dhe Endri Karinën, por edhe Hysen Pulakun dhe Ervis Tabakun. Pra janë 7 kampionë Europe që po t’i shtosh edhe Luan Shabanin, bëhen 8 kampionë të dalë nga përgatitjet e mia si trajner. Nuk dua të flas për veten, s’është qëllimi im, por kampionë të tjerë kanë nxjerrë dy Peqini, një Shtërmeni e një Shkodra.

- Në peshëngritje gërshetohen disa elementë për të pasur rezultat të lartë. Përgatitja fizike apo teknika është më e rëndësishme në këtë sport?

Suksesi duhet të karakterizohet nga teknika e lartë dhe disiplina e lartë fizike. Secila ka peshën e vet, por për mendimin tim teknika është më e rëndësishme. Janë elementët e realizimit të ngritjes së peshës, që lidhen me shpejtësinë e veprimit, pozicionimin, stilin, zhdërvjelltësinë etj që karakterizojnë këtë element të rëndësishëm në sportin e shtangës.

- Shumë figura sporti janë vlerësuar gjatë këtyre viteve nga institucionet. Ndoshta juve ju kanë harruar....

Përkundrazi, pikërisht këtë vit Presidenti i Republikës më akordoi titullin “Mjeshtër i Madh”. Gëzoj dhe një vlerësim tjetër të veçantë si “Nderi i qytetit të Elbasanit”.

- A vlerësohet trajneri i peshëngritjes në tërësi?

Varet nga këndvështrimi, por unë ndihem mirë, sepse falë këtij angazhimi e profesioni kam mundur të takoj të gjithë presidentët e kryeministrat e vendit. Nuk është gjë e vogël të të presin drejtuesit e shtetit për punën e mirë që ke bërë dhe kampionët që ke nxjerrë. Parë në këtë formë ndihem i vlerësuar.

- Cili është ekipi juaj i tanishëm?

Elbasani ka një ekip djemsh dhe vajzash. Jemi ekip nënkampion kombëtar, kuptohet titullin na e “mori” Tirana. Për momentin jam me detyrë si inspektor sportesh në Elbasan por edhe pedagog në Universitetin e Elbasanit.

- Çfarë synoni në të ardhmen?

Ambicia ime është që të çoj sportistin tim Franko Ferraj në nivelin më të lartë të mundshëm, ta çoj atje ku asnjë shqiptar nuk e ka menduar më parë. Djaloshi, vetëm 17 vjeç, ka të dhëna të mira dhe me pritshmëri të mëdha. Ai garon në kategorinë e peshës trupore 96 kg. Synimi në aktivitetin e radhës është për 150 kg në shkëputje e 180 kg në shtytje. Por në të ardhmen me këtë sportist dëshiroj t’i afrohem një rezultati të madh, ku siç thashë, ta çoj atje ku asnjë shqiptar nuk e beson.

- Pra, ju po nënkuptoni një medalje olimpike, apo jo? Herën e fundit iu afruam me Caljen por për 1 kg s’ia dolëm....

Ëndrra jonë është kjo, pasi më parë nuk është bërë e mundur. Herën e fundit iu afruam me Caljen jo për 1 kg, por për 2 kg. Është një gabim ky interpretim edhe në media dhe në opinion në tërësi. Edhe me 1 kg më shumë nuk e merrnim medaljen sepse një shtangist indonezian e kishte ngritur këtë peshë më parë, në baterinë B, dhe me rregullore, ata që e kanë kapur më parë këtë rezultat mbajnë të drejtën e medaljes. Megjithatë, vendi i katërt ishte sukses i madh. Më herët krenoheshim me vendin e pestë të Ilir Sulit.

- Si në shumë sporte edhe shtanga ka problemet e saj: pakësim në numër dhe rënie cilësie, pavarësisht disa kokrrave. Si e shihni të ardhmen e peshëngritjes shqiptare?

Në pikëpamjen time shtanga jonë po ripërtërihet. Unë prirem të shoh gjërat pozitive dhe në këtë pozitivistet shoh që punohet, investohet, ka shpërblime për të rinjtë, ka grumbullime që janë të domosdoshme dhe frytdhënëse etj.

- Po të ardhmen e peshëngritjes së femrave?

Nuk e njoh dhe aq por mendoj se do të ketë elemente të spikatura që mund t’i japin vazhdimësi këtij sporti. Shembuj të mirë e pozitivë kemi pasur dhe më parë.

- Një nga problemet e sportit tonë në tërësi është baza materiale. Si paraqitet ky element në peshëngritje?

Ky sport ka nevojë për shumë bazë materiale por ajo lë për të dëshiruar. Në lidhje me ambientet e brendshme mund të them se nuk jemi aq keq, por për bazë materiale si boshte, shtanga, disqe etj, kemi shumë nevojë.

- Në këtë sport ka peshë të madhe trajneri. A ka Shqipëria teknikë të aftë në peshëngritje?

Kjo është një çështje që mund të hajë diskutim, por në pikëpamjen time kuadri teknik që disponon shtanga është i kualifikuar mjaftueshëm, pra ka një kualitet të pranueshëm.

- Me moshën kufizohen shumë gjëra, a e keni menduar tërheqjen?

Nuk e kam menduar, por kjo s’do të thotë se do të vijë edhe koha që të ndodhë një gjë e tillë. Kur unë ta shoh se nuk kam më rezultate dhe nuk kam më çfarë t’i jap peshëngritjes, atëherë sigurisht që do të tërhiqem. Unë si trajner flas me rezultate dhe mendoj se për këtë më mbështet i gjithë komuniteti i peshëngritjes.

Intervistoi: Adriatik BALLA