
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Iljaz Çeço: Kombëtarja ekip i konsoliduar, merita e Silvinjos e padiskutueshme

Shkruar nga Adriatik BALLA 13 Shtator 2023

Iljaz Çeço: Kombëtarja ekip i konsoliduar, merita e Silvinjos e padiskutueshme
Kombëtarja mundi Poloninë 2-0 mbrëmjen e 10 shtatorit në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke marrë kreun e renditjes së grupit E, me 10 pikë e tani sipas llogarive matematike është vetëm 5 pikë larg kualifikimit nga tri ndeshje të mbetura në kalendar. Në të vërtetë, të gjithë pranojnë se një fitore me Çekinë e çon Shqipërinë automatikisht në Europian, pasi një vend tjetër i kualifikuar do të ndahet nga përplasjet direkte mes rivalëve të tjerë. Ishte një fitore historike e përfaqësueses tonë, fitore që vinte ndaj polakëve pas më shumë se 70 vjetësh. Nga ana tjetër, nuk mund të mos nxirret në pah puna e mirë që ka bërë trajneri Silvinjo, punë që evidentohet nga loja e mirë dhe bindëse e nga rezultatet. Deri në fund trajneri ka thënë se janë edhe tri finale, por për specialistët, dueli me Çekinë është në fakt finalja e vërtetë e këtyre eliminatoreve, nga rezultati i së cilës varet edhe morali i grupit për dy ndeshjet e mbetura. Që kjo do të jetë një finale e pranon edhe Iljaz Çeço, ish-futbollist i Dinamos dhe i Kombëtares, një nga më të mirët e futbollit tonë në vitet 60-70-të e me një rekord si lojtari më i ri i aktivizuar në elitë, vetëm 15 vjeç me Lushnjën, i cili në këtë intervistë për gazetën “SOT” jep një pikëpamje të tij mbi situatën në përfaqësuese.
- Kombëtarja ka regjistruar këtë sezon ndeshje të bukura dhe me rezultate të mira, madje, pa e tepruar, mund të themi se jemi shumë pranë kualifikimit në Europian. Ky sukses duhet parë si meritë e brezit të lojtarëve, domethënë e kualitetit të ekipit, apo si sukses i bazuar tek trajneri Silvinjo?
- Janë të lidhura bashkë, nuk mund të veçohen. Suksesi është si i ekipit ashtu dhe i trajnerit. Merita e Silvinjos është se ka harmonizuar këtë skuadër. Ky harmonizim duhet parë si në aspektin e grupit dhe në atë të individit. Trajneri u ka gjetur pozicionin e duhur lojtarëve, duke i harmonizuar ata në skemë, ndërkohë që konstatojmë dhe një konsolidim të grupit në tërësi. Një tjetër element që unë dua ta theksoj ka të bëjë me ndërrimet gjatë lojës. Ato kanë qenë mjaft efikase dhe mendoj se edhe këtu është dora e trajnerit. Ndërrimet janë ndërhyrje që freskojnë ekipin, ato japin efektin e duhur kur bëhen në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Ky element ka rritur më tej konsolidimin e skuadrës. Elementi tjetër ka të bëjë me dublimin e roleve në fushë, duke bërë që i sapufuturi të jetë po në të njëjtin nivel si lojtari që doli. Më parë, kur bëheshin ndërrime binte niveli i performancës së grupit, kurse tani ruhet vijimësi deri në momentin e fundit dhe kjo duhet parë si arritje, pasi lojtarët e stolit shfaqen me po të njëjtën cilësi sikurse titullarët. Edhe këtë element unë e shoh si meritë të trajnerit.
- Jam kureshtar të di: Si ka mundësi që trajneri i mëparshëm i kishte këtu këta lojtarë dhe nuk i pikasi për në rolet ku japin maksimumin? Është shumë e qartë se Silvinjo ka gjetur pozicionin e duhur për secilin, por ai ka sjellë edhe një frymë. S’mund ta mohojmë këtë apo jo?
- Ky trajner i ka ndjekur lojtarët, është evident ky fakt. Me punën e deritanishme Silvinjo na dëshmohet si pasionant. Kjo vjen ngaqë ai ka luajtur vetë futboll, i ndjek lojtarët atje ku luajnë, por i ndjek dhe në stërvitjet e veta. Kam konstatuar se ai i zbaton ushtrimet e tij vetë në fushë, bashkë me ekipin, duke u futur në skemë. Pra nuk është thjesht një trajner që jep një detyrë, por e zbaton në fushë atë deri sa lojtarët ta mësojnë e ta zbatojnë më tej në ndeshje zyrtare. Ky trajner u jep besim lojtarëve, udhëzon si e sa duhet. A ka ndonjë mangësi grupi? Patjetër që dobësi ka dhe jam i sigurt që trajneri ka mbajtur shënime nga ndeshjet e fundit për të rikuperuar. Për shembull, defekti i madh yni janë goditjet standarde, nga ku pësojmë shpesh gola që na kanë sjellë zhgënjime. Goditjet nga këndi, goditjet e dënimit etj, që na ndëshkojnë. S’jemi të lirshëm që t’u dalim para për t’i bllokuar. Edhe në ndeshjen me Poloninë, po të vësh re, në disa momente kur ne ishim në epërsi të dy golave, ata u afruan ndjeshëm e ne shpëtuam për mrekulli. Disa gjëra duhen rregulluar dhe unë kam besim se Silvinjo do t’i përmirësojë. Ai ka krijuar një ansambël të mirë, premtues dhe fare pranë realizimit të objektivit.
- Duke pasur parasysh grupin dhe rezultatet e deritanishme, si dhe renditjen, a beson se kualifikimi tani është më i lehtë?
- Varet nga ndeshja me Çekinë. Këtë ndeshje unë do ta cilësoja një duel final dhe e sigurt është se do të jetë një përballje shumë më e vështirë sesa me Poloninë. Në këtë ndeshje skuadrës i duhet përkushtim maksimal. Nëse ia dalim të fitojmë me Çekinë, atëherë në dy ndeshjet e mbetura mjafton dhe një pikë për të siguruar Europianin.
- Tani gjithçka është në dorën tonë, skuadra është në vend të parë, i mbetet të mbajë këtë ritëm...
- Jam dakord, por në sport njihen edhe të papriturat, madje sporti e ka një të keqe se mund të ndodhë që gjërat mund të marrin për keq, ndaj duhet përkushtim maksimal për të evituar të papriturat. Ndodh shpesh që kalojmë në eufori, kjo është e dëmshme. Në futboll njihet përgatitja fizike, teknike, taktike, por edhe psikologjike. Dhe unë shoh se Silvinjo e ka bërë këtë në mënyrë shumë të mirë. Dueli me Çekinë është vërtet finale.
- Ju jeni vetë specialist futbolli, e njihni këtë sport shumë mirë. Me grupin që kemi aktualisht, a e mund përfaqësuesja jonë përfaqësuesen e Çekisë?
- Unë e thashë më lart që në futboll ka edhe surpriza, ndaj fola edhe për përgatitjen psikologjike, e cila, në atë takim duhet të jetë në shkallën më të lartë. Konsolidimi i skuadrës është i mirë, harmonizimi i elementëve dhe i reparteve po ashtu. Unë e besoj se mund ta kalojmë me sukses atë ndeshje, por e di gjithashtu se çekët janë shumë të fortë. Ata kanë skuadër të shpejtë, janë të fortë fizikisht, të disiplinuar. Siç thashë, duhet hequr euforia dhe duhet bërë kujdes.
- E ndërsa flasim për suksesin e Kombëtares deri në këtë moment, ka një fakt që nuk është kaq pozitiv. Në përfaqësuese s’ka asnjë lojtar të kampionatit shqiptar. A nuk është ky element shqetësues?
- Duket qartë se ka ikur tradita e futbollit shqiptar të dikurshëm. Sot ne kemi qytete të mëdha si Gjirokastra, Fieri, Berati, Lushnja, Kavaja, Vlora, Elbasani etj, që nuk prodhojnë lojtarë të nivelit të lartë, pra të nivelit të Kombëtares. Ekip tradite është edhe Dinamo, të cilës së fundmi i ndryshuan emrin. Kur ndryshon emrin, duhet marrë parasysh fakti se të kanë braktisur tifozët, do t’i bësh ndeshjet me stadium bosh. Çfarë është kjo Dinamo City? Më shqetëson fakti se nuk merret mendim, s’ka fare diskutim për këtë. Unë e kuptoj që futbolli sot është bërë biznes, por e bëra këtë hyrje të gjatë për të kujtuar se traditat duhen ruajtur. Të jeni të sigurt se bota që ka sport të zhvilluar i ruan traditat e veta. Përmenda më lart qytetet e rëndësishme, kryesisht në jug të vendit, që kanë shumicën e popullsisë, ku një pjesë nuk i kanë fare ekipet në elitë. Nuk krahasohen këta qytete, le të themi me Kukësin, Ballshin apo Rrogozhinën (me gjithë respektin për klubet e këtyre qyteteve dhe investimet që kanë bërë), flas si traditë sportive. Futbolli është bërë biznes, por biznesi s’mund të vihet mbi futbollin, se atëherë i ikën vlera sportit. Për vendin tonë kjo analizë, mbi rolin e traditës sportive, natyrisht që vlen. Dakord, është Anglia e Italia etj, që e kanë nisur futbollin që me 1800 e ca, por ne nuk jemi si ata. Nëse ne marrim vazhdimisht lojtarë nga jashtë, atëherë do të ulim vlerat e lojtarëve vendas, sepse atyre do t’u mungojë hapësira. Kjo situatë do të ketë pasoja për të ardhmen, sepse do të mungojë elementi cilësor. Edhe sa i takon Kombëtares, nuk duhet të bazosh perspektivën e përfaqësueses vetëm me lojtarë të lindur jashtë apo që luajnë jashtë, se ai nuk është kontigjent i sigurt. Në rastin kur merr ofertë nga një ekip me pretendime të mëdha, atëherë ai do të zgjedhë atë përfaqësuese ku mendon se arrin suksese. Duke marrë lojtarë nga jashtë, i zë vendin traditës. Mësoj se ka 50-60 të huaj në kampionat, në një kohë që shumë mirë mund të rritnim filizat tanë, talentet e reja. Unë jua kam përmendur edhe më parë që në sistemin e kaluar u bë me rregullore që të futej një 17 vjeçar në ekip të parë. Kjo i nxiste klubet që t’i përkushtoheshin ekipeve të moshave, për të pasur elementë sa më cilësorë për ekipin e parë. Ju ndoshta nuk e dini, por shumë prej kualiteteve të brezit tim kanë dalë nga shkollat dhe aktivitetet e pionierëve. E pra, me ato kushte e shpesh edhe pa kushte, por organizimi ishte serioz. Po sot, ku janë talentet? Se ndodh që atëherë kur të rritet mendja, pikërisht atëherë vjen dhe e keqja. E them këtë se duhet punuar për të ardhmen, duhet punuar fort tani që të marrësh pas shumë vitesh produktin. Ndërsa po mendove për biznesin, atëherë s’ke si mendon për futbollin. Çdo vendim që merret duhet peshuar mirë.
Intervistoi: Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Pamje të rënda/ Përleshje mes tifozëve në stadium, humb jetën 53-vjeçari

“Dardanët” kërkojn fitore në Çeki, publikohen formacionet e sfidës Viktoria Plzen-Ballkani

Liga e Kombeve për vajza/ Shqipëria zhvillon stërvitjen zyrtare, mungojnë Franja e Hamidi

Europa League, Liverpool dhe Roma zbresin në fushë, titullarët në Austri e Moldavi

Portieri i Copenhagenit ofendoi Galatasarayn, tifozët turq i hakmerren te gruaja

Momenti gazmor në ndeshjen PSG-Dortmund! Mbape këshillon trajnerin, reagimi i Terziç “pushton” rrjetin (Video)

Dinamo me prurje të reja, mbrojtësi kolumbian bëhet pjesë e skuadrës

Në prag të sfidës me Demat e Kuq, Di Biagio: Fitojmë nëse luajmë mirë

Cristiano Ronaldo përpiqet të 'fundos' Juventusin, por një dokument e mbron “Zonjën e Vjetër”

Silvinjo zbulon tre lojtarët e rinj që po i ndjek për t’i ftuar në Kombëtare
