BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Imobile: Jam “martuar” me Lacion, do ta mbyll bardhekaltër karrierën

Imobile: Jam “martuar” me Lacion, do ta mbyll bardhekaltër

Sulmuesi është lideri i repartit ofensiv dhe një nga lojtarët vendimtarë të bardhekaltërve. Mendon se do ta mbyllë me këtë klub karrierën e tij

Lacio është shndërruar vitet e fundit në një skuadër kompetitive, duke rivalizuar fort me Juventusin dhe ekipet e tjera të fuqishme të Serisë A, ndërsa ka ambicie për të marrë pjesë në Champions League edicionin e ardhshëm. Nga ana tjetër, fokusi i klubit lacial në këtë fazë është mbajtja e lojtarëve më të mirë në gjirin e ekipit, duke u ofruar atyre rinovim edhe pse datat e skadimit të kontratave janë larg një rreziku të momentit. Një nga lojtarët më të mirë të Lacios gjatë viteve të fundit, sulmuesi Çiro Imobile, duket se i ka dhënë garanci Lacios për të qëndruar bardhekaltër edhe më tej, një qëndrim që e ka shprehur hapur në mediat italiane gjatë ditës së djeshme. “Çiro Imobile i premton dashurinë e përjetshme Lacios”, ishin titujt e disa gazetave sportive në Itali, që i referohen deklaratave të vetë bomberit italian. Gjithnjë e më vendimtar për ekipin bardhekaltër, gjithnjë e më shumë shpirti dhe simboli i një populli. Nga ana tjetër, 30-vjeçari, në lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin sportiv “Tiki Taka”, deklaroi: “Kur mbërrita te Lacio, ishim në mes të klasifikimit. Bashkë me të tjerët e ngjitëm këtu ku jemi sot. Dashuria që më japin njerëzit në rrugë nuk mund të krahasohet as me një ekip që përpiqet të fitojë Championsin. U largova nga Torino në vitin 2014, e konsiderova zgjedhjen më të mirë, isha i ri dhe nuk ishte e lehtë. Por ai hap më ndihmoi shumë, ashtu si edhe koha ime e kaluar në klubin “Granata”. Tani kam zgjedhur “të martohem” me projektin Lacio deri në fund të karrierës sime. Ndihem përgjegjës për lumturinë e tifozëve. Kishte një lidhje kaq të fortë me klubin, tifozët, trajnerin. Familja ime ka kaluar shumë mirë në Romë”, theksoi ai. Më tej komentoi momentin e tij më të mirë, por që nuk ka kaluar aq lehtë dhe periudha me probleme. “Kam pasur disa probleme, me Sasuolo kam luajtur me ilaçe qetësuese. Këtë vit patëm ulje-ngritje, ndërsa në Champions League kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Tani po rikuperojmë në kampionat. Mbrojtësit më të ashpër? Janë kudo, do të thosha, si në Itali, ashtu edhe në Spanjë dhe Gjermani. I kam provuar gjithandej”, nënvizoi më pas Imobile. Nuk mungon komenti i tij për raportet me klubin dhe tifozët, ku thotë se kjo kohë në Serie A ishte koha e Lacios. “Në futboll përjeton momente në të cilat ndihesh në formë të shkëlqyeshme dhe i pamposhtur. Dhe kjo ishte koha jonë. Para Pandemisë ishim ekip me të vërtetë i frikshëm, hynim në fushë për të fituar çdo ndeshje. Pastaj u hutuam paksa, humbëm disa pikë. Lacio para COVID-19 mund të luftonte për titullin. Zëri i Simone Inzagi? Nëse e zemërojmë, ai e humbet zërin edhe gjatë stërvitjes. Jam i lumtur me atë që kam gjetur dhe fituar këtu, në një nivel personal dhe ekipor”, shtoi Imobile. E krejt në fund, sulmuesi i Lacios flet për sfidat e ardhshme me bardhekaltrit. “Kundër Bajernit duhet pak nga gjithçka. Duhet të luajmë një lojë perfekte, në maksimumin tonë dhe të përpiqemi të argëtohemi siç bëjmë zakonisht”, përfundoi Imobile. Për momentin sulmi i Lacios ka një emër mbi të tjerët dhe ai është pikërisht Imobile, që bën diferencë me të tjerët dhe është “snajperi” i vërtetë i Lacios.