Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Inagurimi i stadiumit “Air Albania”, zbulohen kush janë këngëtarët e famshëm që do të performojnë në impiantin e ri

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, ku djemtë e kombëtares do të ndeshen me skuadrën franceze, kampione e botës në fuqi.

Sipas Anabel spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Më pas, në skenë do të ngjitet Flori Mumajesi, që do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti” pa Elvana Gjatën.

Kënga e tretë në radhë është “Xhamadani vija vija”, interpretuar nga zëri i fuqishëm i Aurela Gaçes.

Përsa i përket himneve kombëtare, “Himni i flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha, një nga vokalet më të jashtëzakonshëm të muzikës shqiptare, ndërsa për “La Marseillaise”, në skenë do të ngjitet Besa Kokëdhima, e cila ka studiuar dhe jetuar në Francë.Ceremonia e përurimit të stadiumit Arena Kombëtare fillon të dielën, në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 08:53

Sfida e Juventusit mbrëmjen e djeshme në Champions League ndaj Bayern Leverkusenit nuk ka kaluar pa incidente.

Postuar: 12/12/2019 - 07:58

Ka përfunduar faza e grupeve në Champions League.

Postuar: 12/12/2019 - 07:13

Liga e Kampioneve mbylli mbrëmë fazën e grupeve, ku u përcaktuan edhe 16 skuadrat që do të vazhdo

Postuar: 12/12/2019 - 07:12

Lojtarët e përfaqësueses po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre në Europë dhe fundjava

Postuar: 12/12/2019 - 07:11

Të premten në orën 19:00, në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”, do të luhet ndes

Postuar: 11/12/2019 - 23:59

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës  do të luhet këtë të premte në orën 19:00, në s

Postuar: 11/12/2019 - 21:28

Dukej sikur ëndrra e ekipit italian të Atalantës, për të kaluar në raundin e dytë të Champions Le