BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Sport

Inaugurohet pas pak “Air Albania Stadium”, presidenti i UEFA-s zbulon a ka biseduar me kryeministrin Rama

Inaugurohet pas pak “Air Albania Stadium”, presidenti i UEFA-s

Aleksandër Ceferin, president i UEFA-s, ka zbarkuar këtë të diele në kryeqytet ku është i ftuar nderi për të inauguruar impiantin më të ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium”. Numri një i qeverisë së futbollit europian fillimisht u takua me kryeministrin Rama, vizitoi më pas nga pranë “Shtëpinë e Futbollit”, u dekorua nga Presidenti Meta.

Në konferencën për shtyp ai u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur me investimet që po bën në futboll, ndërkohë shprehu edhe mendimin e tij, se lojtarët e ligave të vogla, siç është dhe Shqipëria, lëvizin shumë shpejt drejt atyre më të forta, dhe ky është një problem që duhet rregulluar.

"Nuk kam pasur diskutime me kryeministrin. Ne sot jemi përqendruar vetëm tek stadiumi dhe te ndeshja. Më vonë ndoshta mund të diskutojmë."- u shpreh ai.