BREAKING NEWS

“Do ndodhë shumë shpejt”, Spartak Ngjela reagon pas deklaratës tronditëse të ish-këshilltarit Bolton dhe zbulon çfarë e pret presidentin

“Do ndodhë shumë shpejt”, Spartak Ngjela reagon pas
x

Sport

Incidenti me personat me aftësi të kufizuar në stadiumin e ri kombëtar, FSHF-ja bën njoftimin zyrtar: Defekt teknik

Incidenti me personat me aftësi të kufizuar në stadiumin e ri

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë më një sqarim zyrtar për incidentin me para dhe tetraplegjik në ndeshjen e ditës së djeshme në stadiumin e ri ‘Air Albania’. FSHF-ja sqaron se arsyeja se përse kjo kategori personash u detyruan që të ngjisin shkallët e stadiumit nga vullnetarët, ka qenë pikërisht defekti teknik në ashensorët të vendosur vetëm në dispozicionin e tyre.

Në reagim theksohet se në stadiumin e ri ka tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare për para dhe tetraplegjikët.

"Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vendet e tyre", njofton FSHF-ja.