BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit fizik

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit

Mundja ka qenë historikisht një sport popullor në Shqipëri dhe cilësia sportive në këtë disiplinë ka pasur nivel të lartë ndër dekada. Vitet e fundit kanë marrë pasaportë shqiptare disa mundës cilësorë që i kanë sjellë vendit edhe medalje europiane e botërore, por bërthama mbetet vazhdimisht shqiptare. Në mundjen klasike vendi ynë kishte siguruar një përvojë jo të paktë përfaqësimi e për këtë meritën e kanë disa klube që kishin krijuar autoritet e mes tyre Dinamo, shkolla e vërtetë e shumë sporteve në Shqipëri. Dinamovit është edhe Indrit Sorra, që ka ushtruar sportin e bukur e burrëror të mundjes për 15 vjet. Ai e nisi mundjen rastësisht, me shokët, dhe mundi të fitojë edhe pozicione nderi në kupat e kampionatet kombëtare, pa hequr dorë nga arsimimi në lemën e sportit dhe ushtrimin e profesionit të trajnerit e të edukimit fizik, duke ndihmuar të rinjtë të ushtrohen në tërësi në disiplinat sportive, pasi nëpërmjet sportit rritet shëndeti, largohen veset negative dhe padyshim brumoset një rini më aktive dhe më e shëndetshme. Gazeta "SOT", intervistoi teknikun dhe mësuesin Sorra për karrierën e tij, por edhe për të marrë mendime rreth mundjes sot apo dhe projekteve të së ardhmes.

Kush është Indrit Sorra?

Datëlindja: 17.03.1987

Vendlindja: Tiranë

Klubi i karrierës: Dinamo

Stili: Mundje klasike

Pesha trupore: 58 deri në 86 kg

Bilanci: Shumica e ndeshjeve me fitore

Gjendja civile: I martuar, ka dy fëmijë

Arsimi: I lartë

Profesioni: Mësues i Edukimit Fizik

Eksperiencë: Pjesëmarrës në shumë kurse dhe kontribut në komunitet për ushtrimin e sportit tek të rinjtë

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit

- Si nisi karriera juaj në sport dhe pse pikërisht me mundjen klasike?

- Unë sportin e kam nisur falë shoqërisë që kisha. Ishte një shoku im që më nxiti të regjistrohem dhe kjo ndodhi kur isha në klasën e gjashtë. Në fillim ishte një hyrje pa shumë bujë, por sporti ka një veçori që të tërheq dhe unë bëra 15 vjet karrierë sportive. Edhe zgjedhja ime në mundjen klasike ka qenë pikërisht nga shoqëria që më rrethonte, në fakt më pëlqente më shumë se mundja e lirë. Kjo e fundit ishte më e rrëmujshme, e hallakatur me këmbë e duar, por mundja klasike në brez e lart më dukej më tërheqëse.

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit

- Cilët janë trajnerët që kanë pasur ndikim tek ju?

- Besnik Shehu ka qenë trajneri i vetëm nga fillimi e pothuajse në fund të karrierës time. Pak kohë në fund me një teknik tjetër, por Shehu ishte trajneri im tek Dinamo. Përvoja e tij në këtë disiplinë, si sportist e trajner, na ka ndihmuar mjaft.

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit

- Në kryeqytet kishte shumë klube të njohura, pse zgjodhët pikërisht Dinamon?

- Unë kam qenë që në vogëli tifoz me Dinamon, ndaj zgjedhja ishte e natyrshme. Plus që Dinamo në mundje në ato vite ishte klub i formuar mirë, me rezultate të larta dhe një emër të mirë në garat sportive. Gjatë kohës që ushtroja sport aktiv, Dinamo kishte mundës shumë cilësorë. Zgjedhja ime për Dinamon lidhej dhe me faktin se shokët e mi më të mirë ishin pjesë e këtij klubi.

- Ka shumë mundës që zotërojnë teknikë të lartë, kanë individualitet, sidomos në mundjen klasike. Po për ju, cilat kanë qenë armët më të forta?

- Krahëqafë, sikurse i themi ne në mundje, është një kapje në këtë sport, një lëvizje teknike, e cila është "vdekjeprurëse", dhe unë këtë teknikë e kam pasur timen, e zotëroja shumë mirë. Kundërshtarët e mi ma dinin këtë epërsi dhe kur përplaseshin me mua i ruheshin në maksimum kësaj lëvizjeje që bëja. Mendoj se ishte arma ime më e fortë gjatë dueleve në tapet.

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit

- Kur e keni ndjerë veten më keq?

- Ndodheshim në Vlorë, në kampionat, dhe përgatiteshim për të pasur sukses. Por për të ruajtur peshën mu desh të mbaja dietë të fortë dhe kjo zgjati një javë. Në të njëjtën kohë bënim përgatitje të fortë fizike. Kjo më solli dobësi dhe unë e humba ndeshjen. Gjatë përplasjes u preva fare, më kishin shteruar fuqitë dhe u duk sikur po më binte të fikët. Ishte nga momentet e vështira, por që u ndodh sportistëve.

- Cilën konsideroni si ndeshjen tuaj më të mirë?

- Ka ndodhur në Lezhë, në një duel final për peshën time, ku unë e nisa takimin jo si favorit. Stadiumi në fillim ishte kundër meje, por duke parë ndeshjen që bëra dhe nivelin e shfaqur, nisën të më duartrokitnin. Kjo është gjë e madhe për një sportist, të jep shumë krenari.

Indrit Sorra, nga karriera si mundës klasik në mësues i edukimit

- Ju jeni teknik mundjeje, por edhe mësues i edukimit fizik. Ç'ne që jeni lidhur me arsimin?

- E kam pasur ëndërr mësimdhënien dhe të ushtroja profesionin e mësuesit më dukej kompletim si sportist, trajner dhe edukues. Kjo më ka ndihmuar të përcjell tek fëmijët kulturën sportive dhe rëndësinë e saj. Jap mësim tek shkolla "Marie Logoreci" në Tiranë dhe bëra 9 vjet si mësues i edukimit fizik.

- Cili është misioni juaj në shkollë përveçse të jepni mësim?

- Shkolla ka në brendinë e saj fëmijë që kanë prirje të ndryshme dhe një mësues mund të dallojë talentin e fëmijëve dhe ta rekomandojë atë në disiplinën që i përshtatet. Brenda profesionit, jam përpjekur të seleksionoj fëmijët sipas prirjeve të tyre, duke i aktivizuar vazhdimisht në lojëra dhe aktivitete sportive brenda shkollës. Natyrisht, progresi i fëmijëve varet edhe nga hallka të tjera, si familja, infrastruktura, trajnimi etj.

- Cili është mendimi juaj për mundjen shqiptare sot?

- Unë e shoh shumë mirë mundjen sot, sidomos me një president federate si Sahit Prizreni që ka qenë vetë sportist elitar dhe jam i sigurt që do ta çojë shumë lart paraqitjen e mundjes tonë në garat ndërkombëtare. Më parë investimet në mundje kanë qenë të pakta, por tani po rritet. Në mundjen e lirë na kanë ardhur medalje shumë cilësore, por unë besoj se edhe mundja klasike do të na sjellë suksese të shumta.

- Çfarë projektesh keni për të ardhmen?

- Do të doja të kisha një palestër timen, ku të mblidhja sa më shumë të rinj dhe t'i ushtroja në mundjen klasike.

Intervistoi: Adriatik BALLA