BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Sport

Infantino zbarkon në Tiranë dhe premton mbështetje, Rama thumbon keqas Dukën

Infantino zbarkon në Tiranë dhe premton mbështetje, Rama thumbon

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ishte dje për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku takoi kreun e FSHF-së Armand Duka si dhe kryeministrin Edi Rama. Në fakt, vizita e tij vjen për inaugurimin e selisë së FSHF-së, e cila është moderne dhe për të cilën ka investuar mjaft edhe vetë FIFA. Krahas batutave të kryeministrit Rama, që nuk ngurroi shpesh edhe të thumbojë Dukën si votues të PD-së, kryeministri theksoi se investimet në sport do të shtoheshin, por për këtë kërkoi ndihmën e FIFA-s. Rama premton, por edhe thumbon Dukën Kryeministri Rama i tha Infantinos, se mbështetja ndaj sportit nuk do të mungojë. “I dashur Xhani, unë po flas me gjuhën e dytë në Shqipëri që është italishtja, për të shmangur gabimet në përkthim. Shqipja nuk është zyrtare në Zvicër, por është gjuha e parë ndërkombëtare që flitet nga shqiptarët që jetojnë dhe luajnë futboll në Zvicër. Nuk duhet të bëj blasfemi, po ju jeni përfaqësuesi i dytë më i rëndësishëm i një feje që është futbolli. Qeveria për të cilën presidenti dhe shumë presidentë të tjerë kanë votuar nuk ka bërë hiç për futbollin, e ka bërë qeveria jonë”, theksoi ai. Rama premtoi se qeveria që ai drejton do të investojë edhe më shumë për ndërtimin e fushave të futbollit. “Kemi bërë stadiume, por duhet të ndërtojmë më shumë fusha futbolli. Shpresoj të sjellësh paratë që ke pretuar për fushat e futbollit. Ti vë milionat e tua, ne vendosim qindra mijëra tonat. Dhe me pas presidenti vendos pasionin. Duhet të bëjmë shumë fusha në të gjitha qytetet. Prindërit dhe fëmijët kanë nevoje”, nënvizoi më tej kryeministri. Në mbyllje të fjalës së tij, Rama sërish thumboi presidentin e FSHF-së, Duka. “Unë kam një dhuratë, nuk është shpatë. Shpatat hyjnë në arsenalin e atyre që votojnë këta këtu. Unë kam penelet. Kjo është për presidentin, një libër imi, me artin tim. Kjo është verë shqiptare dhe shishet janë dizenjuar prej meje”, përfundoi Rama. Infantino: Do t’i shtatëfishojmë investimet për futbollin shqiptar Situatën mendoi ta “qetësonte” vetë kreu i FIFA-s, Infantino, që premtoi investime në të ardhmen edhe më të mëdha. “Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re. Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë. Sot është kryeqyteti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumëfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë”, nënvizoi ai.