BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Interi gjen akordin me Ikardin, argjentinasi do të fitojë 7 mln euro në sezon

Interi gjen akordin me Ikardin, argjentinasi do të fitojë 7 mln euro

Mauro Ikardi do të vijojë të mbetet pjesë e Interit edhe në vazhdim, pasi klubi italian njoftoi dje se është arritur një marrëveshje midis palëve me “bekimin” e familjes Zhang, e cila kishte dhënë “ok”-ejin për plotësimin e kushteve të futbollistit. Interi në fakt po kalon një krizë loje e rezultatesh, dëshmuar me një krizë të brendshme besimi, ku vetë sulmuesi Ikardi ka qenë në qendër të kritikave për performancën e pamjaftueshme në shërbim të skuadrës. Sidoqoftë, Interi është në pozita ende premtuese dhe mund ta sigurojë me patjetër përfshirjen në top-4, pozicione në renditjen e Serisë A që të japin të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve.

Ndërkohë, së fundmi mësohet se Interi ia rriti me afro 2.5 mln euro më shumë rrogën Mauro Ikardit, një lëvizje për t’i dhënë fund debateve dhe pasigurisë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Mbetet vetëm të hidhet firma mbi kontratë, pasi palët kanë arritur marrëveshje paraprake. Kështu, deklaratat e orëve të fundit të Vanda Narës me sa duket fshihnin një detaj të rëndësishëm, rinovimi i Mauro Ikardit me Interin duket se do të përfundojë shumë shpejt me “tymin e bardhë”. Për të zhbllokuar ngërçin e krijuar ka ndërhyrë drejtpërdrejt familja Zhang, njëherazi pronari Jindong si dhe Presidenti Steven, për të ndarë termat e fundit financiarë me një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon, plus klauzolën e largimit që do të rritet duke shkuar në shumën e 180 milionë eurove. Pas duelit verbal të javëve të shkuara, ku deklaratat e bashkëshortes-agjente të Ikardit patën bezdisur Ausilion dhe Marotën, më në fund vjen zgjidhja finale. Tashmë palët duket se janë afruar më shumë drejt marrëveshjes, aq sa firma për rinovimin e kontratës së re të kapitenit Ikardi duket thjesht si një formalitet. Numrit 9 të zikaltërve i ofrohet tashmë një kontratë e re e përmirësuar në termat financiarë, që i sigurojnë atij një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon nga 4.5 që është aktualja, ku me siguri nuk do të mungojnë bonuset, ndërkohë që klauzola e largimit të kapitenit zikaltër shkon nga 110 në 180 milionë euro.

Ndërkohë, duke parë që Interi po e bind Ikardin të mbetet në Milano me ngjyrat zikaltër, Reali i Madridit po sheh alternativa të reja. Kjo pasi Ikardi nuk mund të jetë siguri dhe kjo pranohet dhe nga analistët e shumtë të mediave sportive spanjolle. Ajo që e komplikoi situatën ishte e dashura e futbollistit, Vanda Nara, e cila kishte kontaktuar me Realin e Madridit dhe u kishte lënë të hapur mundësinë e transferimit të argjentinasit në kryeqytetin spanjoll. Vanda Nara madje kishte luajtur mjaft bukur në këto bisedime, duke tentuar të rrisë çmimin dhe vlerën e pagës. Dhe “karemin” e hëngri Interi, i cili, duke parë lëkundjen e lojtarit dhe afrimin e Realit, bëri një sakrificë financiare për të mbyllur përfundimisht këtë mesele, në mënyrë që Ikardi të punonte i qetë, por njëherësh edhe për t’i vendosur atij një klauzolë lirimi që nuk e lejon më të largohet nga zikaltrit pa mirëkuptim, një klauzolë që e mban atë në “San Siro” me ngjyrat zikaltër. Nga marrëveshja duket se kanë mbetur të gjithë të kënaqur. 

Adriatik BALLA