BREAKING NEWS

U plagosën në Gramsh, pasagjerët sirianë dërgohen me urgjencë tek Spitali i Traumës

U plagosën në Gramsh, pasagjerët sirianë dërgohen me
x

Sport

Interi i Kontes më i miri në 11 vjet, luftohet me Juventusin në çdo front

Interi i Kontes më i miri në 11 vjet, luftohet me Juventusin në

Zikaltrit kanë bërë një garë perfekte në këtë pjesë të parë të sezonit, por nuk ia dolën të fitojnë me “Zonjën e Vjetër” që mbetet e pathyeshme

Serie A dominohet nga Juventusi, dëshmuar më së miri edhe në një duel direkt për kreun që pati me Interin, ku “Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin 2-1, duke marrë jo vetëm kreun, por duke u kujtuar rivalëve në Itali se llogaritë përballë saj duhen bërë si duhet. Më mirë këtë duhet ta kuptojë trajneri Antonio Konte i Interit, i cili kuptoi se edhe perfeksioni i skuadrës së tij nuk mjaftoi ndaj “Zonjës”, pasi kualiteti që ka skuadra e Mauricio Sarrit është shumë i madh dhe diferenca e krijuar është e ndjeshme. Sidoqoftë, edhe pse e humbi këtë duel, Interi tregoi se ka bërë progres të madh dhe është në gjendje të rivalizojë për titullin, paçka se Juventusi mbetet dominues absolut i Serisë A në këtë periudhë. Interi kërkon të kthehet jo vetëm si rival pretendente në garën për titull, por edhe një rikthim sensacional në Champions, gjë që deri tani nuk ka ndodhur, pasi ka vetëm një pikë në dy ndeshje dhe humbi një duel direkt me Barcelonën në “Kamp Nou”. E megjithatë Interi po përpiqet të ringrihet dhe për këtë po shkruajnë përditë mediat sportive italiane, që vënë theksin tek saktësia në veprime e zikaltërve. Pra, ajo që pritej tashmë është kthyer ne realitet, Interi i Antonio Kontes ka marrë formë. Pavarësisht humbjes në derbi kundër Juventusit, por ndoshta edhe ecurisë jo dhe aq pozitive në Champions, zikaltrit po bindin me lojën e tyre. Ajo humbje në derbi kurrsesi nuk e zbeh entuziazmin e skuadrës pasi sërish ata qëndrojnë pranë kreut, por mbi të gjitha ka ende shumë ndeshje në dispozicion. Zikaltrit nga ndeshja në ndeshje kanë njohur progres dhe statistikat e reflektojnë një gjë të tillë. Hera e fundit kur Interi ka qenë kaq pranë me vendin të parë në renditje ishte përpara 11 vitesh. Golat e realizuar janë më të shumtë krahasuar me një sezon më parë. Vitin e kaluar zikaltrit në këtë pikë të kampionatit kishin shënuar 10 gola ndërsa aktualisht kanë gjetur rrugën e rrjetës 14 herë. Momentalisht golashënuesit e skuadrës së Kontes janë Lukaku dhe Sensi me nga 3 gola secili, por mbi të gjitha tek goli janë disa futbollistë të cilët janë përfshirë, duke mos krijuar kështu varësi nga 1 apo 2 elementë. Mesfusha ka përqindje të ulët përsa i përket qarkullimit të topit, por golat janë më të shumtë të realizuar prej tyre. Tashmë e vetmja gjë për të cilën Antonio Konte po punon me intensitet të lartë janë lojtarët e stolit, në mënyrë që ngarkesa të shpërndahet duke i lënë mundësi titullarëve të pushojnë. Mbetet të shihet ecuria e Interit në javët e ardhshme, por besimi se zikaltrit mund të rivalizojnë Juventusin deri në fund në garën për titull është shumë i madh. Padyshim që Konte e njeh “Zonjën e Vjetër” dhe ia di huqet dhe mangësitë dhe ai me Interin e tij do të synojë të shfrytëzojë të gjithë shanset për të kapur trofeun. Gara është e hapur dhe Interi mund të besojë, sidomos kur sheh statistikat, paçka se Juventusi është favoriti kryesor.

Adriatik BALLA