BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Sport

Interi merr fitore të madhe ndaj Borussia Dortmund

Interi merr fitore të madhe ndaj Borussia Dortmund

Interi ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Champions përballë një kundërshtari direkt për vendin e dytë si Dortmundi.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen me sulmuesin argjentinas Martinez në minutën e 22'. Pjesa e parë do të përfundonte me avantazhin minimal të zikaltërve të cilët zotëruan pjesën më të madhe të lojës.

Interi do të humbiste një penallti në minutën e 82 me autorin e golit të parë Martinez i cili u tregua i pasaktë përballë Burki. Goli i dytë dhe i sigurisë do të vinte në minutën e 89' më Candreva.