
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Interi në finalen e Champions League, Inzagi luan ndeshjen e jetës

Shkruar nga Adriatik BALLA 9 Qershor 2023

Simone Inzagi, një trajner i zakonshëm italian, i bërë i njohur tek Lacio, ka thyer të gjitha parashikimet me Interin, duke e çuar atë deri në Ligën e Kampioneve e tani së shpejti, më 10 qershor, në finalen e madhe të Champions në Stamboll. Pra, Inzagi do të luajë takimin më të rëndësishëm të jetës së tij. 47-vjeçari e kaloi karrierën e tij si futbollist aktiv nën hijen e vëllait të tij më të madh Filipo, një golashënues për klubet më të mëdha të Italisë, dy herë kampion evropian dhe fitues i Kupës së Botës. Më i riu Inzagi, gjithashtu një sulmues, luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij për Lacion, ku ai është i dashur nga tifozët pavarësisht një rekordi modest të golave dhe një titulli të vetëm të ligës së fituar 23 vjet më parë. Dhe, tani Simone ka shansin për të fituar nderin më të madh që ka për të ofruar zeja e trajnerit, ashtu siç bëri vëllai i tij si lojtar në vitin 2003 dhe 2007 me rivalin lokal të Interit, Milanin. Filipo e fitoi dy herë Championsin me Milanin, ndërsa Simone po e kërkon këtë sukses si trajner. Inzagi me Interin do të luajë në finalen e Championsit kundër Mançester Sitit. “Është ndeshja ime më e rëndësishme ndonjëherë, por besoj se është edhe rasti për lojtarët e mi, sepse ne kemi lojtarë si Edin Xheko dhe Andre Onana që kanë luajtur në gjysmëfinale”, tha Inzagi. “Kjo finale shpërblen të gjitha përpjekjet tona, pasi ka qenë një vit i gjatë dhe i vështirë”. Inzagi mori drejtimin e Lacios në vitin 2016 dhe menjëherë krijoi një ndikim, duke e kthyer klubin nga Roma në Evropë dhe duke humbur finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Lacio shpeshherë është nën hijen e rivalit, Romës, dhe pengohet nga një buxhet i cili zbehet nga tre të mëdhenjtë e Italisë, Juventusi, Interi dhe Milani. Kupa e Italisë në vitin 2019, dy Superkupa – të dyja të fituara kundër Juventusit – dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve në vitin 2020 mund të mos tingëllojnë shumë, por mjaftuan për ta dërguar Inzagin te Interi për të zëvendësuar Antonio Konten. E megjithëse ai nuk arriti të mbronte titullin e ligës - gjë që nuk pritej ta bënte – Inzagi ka fituar dy Kupa dhe dy Superkupa të Italisë, si dhe e ka çuar Interin në lartësitë në Evropë, të cilat asnjë trajner nuk e ka bërë që nga koha e Hoze Murinjos. Inzagi e ka përvojën dhe e ka përdorur për të marrë veten në ndeshjen më të madhe në futbollin e klubeve, një ndeshje që ai beson se mund ta fitojë kundër të gjitha gjasave. “Kam besim jo vetëm në ekipin tim, por edhe në veten time. Do të jemi gati për finalen e madhe të Championsit, të cilën duam ta fitojmë”, tha Inzagi.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
