BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Sport

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë

Kombëtarja do të luajë më 12 tetor një nga duelet vendimtare në grupin E eliminator për kualifikueset e Kampionatit Europian, pikërisht përballë Çekisë, një ndeshje që konsiderohet duel direkt për vendin e parë e njëherësh për kualifikimin në “Gjermani-2024”. Shqipëria është momentalisht në vend të parë me 10 pikë e Çekia e dyta me 8 pikë. Një fitore në këtë përballje do ta dërgonte ekipin kuqezi direkt në finalet e Europianit, në të kundërt mbetej e hapur çështja e kualifikimit. Trajneri Silvinjo po merr lajme të mira nga lojtarët, që janë protagonistë me ekipet e tyre. Njëri nga mesfushorët, Kristjan Asllani, që është pjesë e Interit, bëri dje një performancë fantastike dhe vendimtare në fitoren e thellë të Interit.

Trajneri Inzagi elozhe Asllanit

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, u ndal tek paraqitja e Kristjan Asllanit pas fitores 0-4 të Interit kundër Salernitanës. Mesfushori kuqezi u fut si zëvendësues në minutën e 54-t kur rezultati ishte 0-0. Më pas erdhën katër golat e Lautaro Martinez, teksa Asllani preku traversën falë një goditjeje dënimi të ekzekutuar bukur. 21-vjeçari luajti mjaft mirë në minutat e aktivizuara. “Asllani po punon shumë mirë, duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Kemi investuar tek ai, është pjesë e jona prej një viti e gjysmë dhe po rritet. Të luash me Interin nuk është si të luash tek Empoli, por ai po bën mirë dhe po rritet shumë. Na ndihmoi shumë në fitoren ndaj Salernitanës”, u shpreh Inzagi. Kalendari është i ngjeshur. Nënkampionët e Europës do të zhvillojnë shumë ndeshje mes kampionatit italian dhe Champions League dhe Asllani shpreson të përfitojë sa më shumë minuta në sfidat e ardhshme, për të fituar besim dhe për të bërë sa më mirë me Interin. Skuadra e Simone Inzagit ndan vendin e parë në Itali bashkë me kuqezinjtë e Milanit.

Portieri/ Berisha pëson tre gola në humbjen e Empolit me Bolonjën

Etrit Berisha ka pësuar tjetër humbje në elitën e futbollit të Italisë. Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë me Empolin të dielën u mposhtën në udhëtim te Bolonja me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së shtatë të Serie A. Tek Empoli luajti edhe sulmuesi 20-vjeçar, Stiven Shpendi, nga minuta e 79-të. Ardian Ismajli është kthyer nga lëndimi, por nuk u inkuadrua. Qëndroi në stol. Rikardo Orsolini i shënoi të tre golat për Bolonjën. Në pjesën e parë shënoi në minutën e 21-të, kurse në pjesën e dytë në minutat 66 dhe 92.

Legjionarët/ Taipi supergol në kampionatin e Kazakistanit

Ndërkohë, shqiptari Shqiprim Taipi ka realizuar një eurogol në Kazakistan. Ish-mesfushori i Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore, u transferua gjatë merkatos verore te Kaspiy Aktau. 26-vjeçari nga Bujanovci zhbllokoi ndeshjen shtëpiake kundër Kairat Almaty pas gjysmë ore lojë. Duke gjetur golin e dytë me fanellën e Kaspiy Aktau. “Nuk jam dakord me Piolin”, Allegri në telashe para Atalantës: Mungojnë dy sulmuesit! Taipi ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi nga një distancë e largët, duke shtangur portierin e Kairatit. Një gol i mrekullueshëm për lojtarin shqiptar, i cili po zhvillon ndeshjen numër 11 me skuadrën kazake.