BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Inzagi i vë “vulën”: Strakosha është i paprekshëm tek Lacio

Inzagi i vë “vulën”: Strakosha është i

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po regjistrojnë momente të mira me skuadrat e tyre në kampionatet e ndryshme europiane dhe një prej atyre që po spikat më shumë është portieri Thomas Strakosha. Ka regjistruar rekorde të shumta në 28 muajt e fundit. E nisi më 20 nëntor 2016 në ndeshjen kundër Milanit dhe kur kanë kaluar më pak se 2 vjet e gjysmë në radhët e Lacios, ai është shndërruar në lider të padiskutueshëm në prapavijën e kësaj skuadre, duke mbajtur peshën kryesore në mbrojtjen e portës. Në fakt, Strakosha ka prej më shumë se dy vjetësh si titullar fiks dhe askush sa ai nuk ka regjistruar më shumë minuta në fushë, me përjashtim të disa mbrojtësve dhe portierëve elitarë të Serisë A. Luan në kampionat, kupë dhe Europë pa ndërprerje, duke qenë pika më e fortë e Lacios. Këtë rol lideri në ekip ia njeh edhe trajneri i tij Simone Inzagi, i cili, edhe pse skuadra e tij humbi duelin me Milanin që vlente për zonën Champions në Serinë A, nuk hezitoi t’i thurte lavde Strakoshës për paraqitjen e tij. sipas mediave italiane, të cilat e kishin në fokusin e tyre për tri ditë rresht dhe që e kanë vlerësuar me notë shumë të lartë performancën e gardianit shqiptar, Thomas Strakosha ka arritur të kthehet në futbollistin e vetëm të paprekshëm te Lacio, duke qenë se pavarësisht dëmtimeve të lehta që mund të ketë pasur, lodhjeve nga ndeshjet e shumta në kampionat de me Kombëtaren, mbetet i paprekshëm për trajnerin Simone Inzagi. Gardiani shqiptar është i vetmi futbollist që këtë sezon ka luajtur 31 ndeshje në Serinë A me fanellën e Lacios, duke mos munguar dhe duke mos u zëvendësuar për asnjë moment. Pak ditë më parë, ai pësoi një dëmtim në derbi ndaj Romës, e megjithatë duke ditur vështirësinë që sjell takimi ndaj Fiorentinës në transfertë, Inzagi vendosi ta sakrifikonte duke e aktivizuar titullar. Besimi i Inzagit u shlye mirë nga Strakosha pasi bëri paraqitje mjaft të mirë. Ndërkohë, në futbollin italian janë të pakta skuadrat të cilat kanë një futbollist të paprekshëm dhe përveç Strakoshës, vetëm 5 të tjerë janë të paprekshëm në skuadrat e tyre. Audeor, Skorupski, Handanoviç, Sep dhe Sportielo janë të vetmit që kanë luajtur të gjitha ndeshjet me skuadrat e tyre respektive. Duhet thënë se Strakosha ka një rivalitet të spikatur edhe me gardianin tjetër shqiptar që luan në Serinë A, Etrit Berishën, por kosovari gjatë ndeshjeve të fundit të Atalantës ka qenë i ulur në stol dhe vendin e tij në fushë e ka marrë Golini. Berisha ka eksperiencë dhe më parë edhe ai e ka provuar shijen e emocioneve të Lacios në fushën e blertë. Por rivaliteti me Marketin dhe mungesa e një angazhimi afatgjatë e të përhershëm si titullar e bëri të nxitonte të pranonte ofertën e Atalantës tre vjet më parë dhe Berisha ka luajtur në shumicën e dueleve të kësaj skuadre, duke qenë titullar i parë. Edhe pse ndeshjet e fundit është përzgjedhur Golin, trajneri Gasperini nuk e ka mohuar asnjëherë se portier i parë në skuadër është pikërisht kosovari i përfaqësueses së Shqipërisë. Rivaliteti mes Berishës dhe Strakoshës është kryesisht në Kombëtare, ku të dy kërkojnë rol titullari. Në ndeshjet hapëse të eliminatoreve të Euro-2020, ish-trajneri i përfaqësueses, Kristian Panuçi, pati probleme me Strakoshën, për shkak të vonesës së këtij të fundit në trafik, në Romë, gjë që i humbi avionin dhe ai lajmëroi trajnerin se do të vinte me linjën e radhës të nesërmen. Panuçi nuk e pranoi më dhe kjo sjellje e ashpër e teknikut italian solli edhe ftohjen e grupit e për pasojë largimin e Panuçit menjëherë pas humbjes në Shkodër ndaj Turqisë (0-2). Në ndeshjet e radhës që do të luhen në qershor, tekniku i ri me siguri që do t’i ndjekë nga afër të dy portierët dhe do të vendosë në bazë të formës sportive dhe cilësive të grupit atë që mendon se është më i miri, por e ardhmja flet në favor të Strakoshës, pasi është me moshë më të re dhe e pret një e ardhme e madhe si kuqezi.