BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Irritohet Pogba: Tërheqja ime nga Franca lajm i rremë, jam i lidhur me kombëtaren time

Irritohet Pogba: Tërheqja ime nga Franca lajm i rremë, jam i lidhur me

Në Francë po zien debati në lidhje me një ngjarje të rëndë që ndodhi pak ditë më parë, kur një adoleshent i besimit islam vrau një mësues në mënyrë makabre, pasi mësuesi kishte shpalosur karikatura të profetit Muhamed. Por lajmi i dhënë fillimisht në tabloidin e njohur britanik “The Sun”, është përgënjeshtruar menjëherë nga futbollisti, i cili thotë se ka një papërgjegjshmëri totale kur përdoret emri i tij në raste të tilla. Pol Pogba ka thënë se ndihet i zemëruar dhe i tronditur nga lajmet, siç i quan ai, të rreme, se e kishte braktisur Kombëtaren e Francës, pas deklaratës së presidentit të Francës, Emanuel Makron, se islami është gjoja burim i terrorizmit ndërkombëtar. Mesfushori i Mançester Junajtid ka njoftuar se do ta padisë tabloidin britanik “The Sun”, për publikimin e lajmit se ai gjoja kishte marrë vendim për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten. Në një artikull të publikuar të dielën vonë, The Sun shkroi se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban. Mësuesi Samuel Pati u sulmua rrugës për në shtëpi dhe iu hoq koka për shkak të fotografive të profetit. Presidenti Makron e përshkroi vrasjen si sulm terrorist islamik i cili ia mori jetën mësuesit francez. “Të qenët të bashkuar dhe të palëkundur janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamist”, kishte thënë Makron. Thuhej se Pogba i kishte vlerësuar komentet e Makronit si fyerje ndaj tij dhe ndaj myslimanëve francezë, posaçërisht duke e parë se islami është feja e dytë në Francë pas krishterimit. Megjithatë, mesfushori 27-vjeçari i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një reagimi në Facebook. Në një reagim të ashpër në Facebook, Pogba shkroi: “Pra ‘The Sun’ e bëri prapë… lajme plotësisht dhe 100% të pabaza po qarkullojnë për mua, për gjëra që unë kurrë s’i kam thënë e as s’i kam menduar. Jam i tronditur, i zemëruar dhe i tërbuar sesi disa ‘burime të mediave’ më përdorin mua për të shkruar tituj të rremë për temën e ndjeshme të ngjarjeve të tanishme në Francë dhe duke e përfshirë edhe ekipin kombëtar në këtë mes. Unë jam kundër të gjitha mënyrave të dhunës dhe terrorit. Fatkeqësisht, disa njerëz të shtypit nuk veprojnë me përgjegjësi kur shkruajnë lajme, duke e shkelur lirinë e vet të shtypit, duke mos e vërtetuar atë që e shkruajnë dhe e prodhojnë, duke krijuar thashetheme pa iu bërë fare se po e prekin jetën e të tjerëve dhe jetën time. Do të ndërmarr veprime ligjore kundër atyre që i publikuan dhe i shpërndan këto lajme 100% të rreme. Edhe një gjë për “The Sun”, të cilit nuk i bëhet vonë: disa prej jush mbase keni shkuar në shkollë dhe do ta mbani në mend sesi mësuesi ju ka thënë që gjithmonë duhet t’i kontrolloni burimet tuaja, e mos të shkruani pa qenë të sigurt. Por, hej disa prej jush e bëtë prapë dhe atë për një temë shumë serioze, turp t’ju vijë!” Pogba ka bërë 72 paraqitje për Francën në përgjithësi, duke i shënuar 10 gola, si dhe luajti rol kyç në triumfin e gjelave në Kupën e Botës 2018 në Rusi.