Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

“Ish”-i i Lacios tha se Tomas Strakosha është prekur nga koronavirusi, e mohojnë familjarët e gardianit

“Ish”-i i Lacios tha se Tomas Strakosha është prekur nga

Tomas Strakosha u kthye në qendër të vëmendjes dy ditët e fundit, pasi një ish-lojtar lacial (Masimo Brambati) deklaroi në media se ai nuk kishte pësuar dëmtim por ishte prekur nga koronavirusi dhe kjo gjë mbahej e fshehtë. Por kanë reaguar menjëherë familjarët e Strakoshës, të cilët jo vetëm e kanë mohuar këtë gjë, por e kanë quajtur ish-lojtarin lacial një gënjeshtar. Duhet thënë se në Itali po vijojnë testimet anticovid të futbollistëve dhe zyrtarisht nga Lacio nuk ka ende një rast pozitiv, pavarësisht se në media aludohet tashmë që Strakosha mund të jetë i tillë.

Qëndrimi i Brambatit

Pjesë e bardhekaltërve është edhe portieri Tomas Strakosha, mirëpo për futbollistin e kombëtares u lajmërua një dëmtim i cili për fat të mirë më pas nuk rezultoi fatal për pjesën e mbetur të sezonit. Por, nuk është i këtij mendimi ish-futbollisti Italian Masimo Brambati. Ai shprehet se Strakosha ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testimit dhe te Lacio kanë shpikur dëmtimin për të mos treguar të vërtetën. Sakaq, Brambati ka akuzuar gjithashtu edhe Milanin, pasi sipas tij edhe Kesi ka rezultuar i infektuar nga koronavirusi. “Ka dy futbollistë me COVID-19. Një i Milanit dhe një i Lacios. Ai i bardhekaltërve është Tomas Strakosha. Thonë që ka pësuar një dëmtim, por nuk është e vërtetë. Ai ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv. Sa i përket Milanit, nuk di për Ibrën, por Kesi është pozitiv. Ai udhëtoi për t’u kthyer nga Afrika së bashku me Xhervinjon, e autoritetet futën në karantinë edhe këtë të fundit”, u shpreh Brambati.

Reagimi i familjarëve

Masimo Brambati, ish-futbollist italian ka lëshuar një deklaratë të fortë mbi portierin e kombëtares sonë, Tomas Strakoshën dhe mesfushorin e Milanit, Frenk Kesi. Brambati deklaroi për mediet italiane se dy lojtarët janë të infektuar me COVID-19 dhe ky fakt mbahet i fshehur. Për gardianin e Lacios shprehet se dëmtimi në gishtin e vogël të këmbës është një mbulim për të fshehur infektimin. Kjo deklaratë ka bërë të reagojnë një sërë personalitetesh, ku për tu shënjuar është vëllai i portierit të kombëtares sonë. Dimitri, vëllai i Tomasit ka reaguar ashpër dhe direkt në rrjetet sociale, ku e cilëson totalisht gënjeshtër atë çka Brombati ka thënë rreth vëllait të tij. “Duhet të keni turp që përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan Dimitri në një postim në “Instagram” përbri fotos së deklaratës së ish-futbollistit, fytyrën e të cilit e ka mbuluar me ikonën e kllounëve të cirkut.

Sulmuesi/ Rikthim me gola i Sadikut tek Malaga, shenjë e mirë për vazhdimësinë

Armando Sadiku ka treguar se nuk e ka humbur aspak nuhatjen e golit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka postuar në rrjetet sociale një video të tijën nga seanca e sotme stërvitore ku kishte tundur rrjetën në vazhdimësi. Si në ushtrimet individuale, ashtu edhe në ato në grup e më pas në ndeshjen e kontrollit, në video shihej Sadiku që shënonte nga çdo pozicion, duke treguar se më shumë se dy muaj shkëputje nuk i kanë humbur instiktet para portës. Ajo që binte në sy, përveç rrjetave të tundura, ishte edhe modeli i ri i flokëve të Sadikut. Për shkak të karantinës dhe pamundësisë për të shkuar te beriberi, ai ka ndërruar edhe modelin e flokëve dhe tashmë i ngjan atij të Kristiano Ronaldos.

Portieri/ Ujkani do të largohet nga Torino, e konfirmojnë mediat italiane

Portieri i dytë te Përfaqësuesja e Kosovës, Samir Ujkani do të mbetet lojtar i lirë. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Ujkani nuk do ta rinovojë kontratën e tij me ekipin e Torinos që i skadon në fund të këtij edicioni. Ujkani 31-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Torinos duke firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi, por te ekipi nga Serie A nuk iu dha rasti. Në fakt, Ujkani këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje te Torino, ku u transferua nga Rizespori, ekip ku po ashtu e kishte hapësirën e limituar. Ujkani pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin italian, pasi ka qenë pjesë e ekipeve si Palermo, Novara, Kievo, Xhenoa, Latina, Piza e Kremonese. Ai ka regjistruar 26 paraqitje deri më tash për Kosovën.