Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish tranjeri i Anglisë telefonon Armand Dukën, kërkon drejtimin e Shqipërisë

Postuar: 26/03/2019 - 11:20

 Çudia më e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Duka gjatë këtyre ditëve. Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Erikson, ish-trajneri i njohur i Lacios dhe Kombëtares së Anglisë.

Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të, shkruan Panorama Sport.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/06/2019 - 09:19

Ky sezon që u mbyll ka qenë padyshim një nga më të dështuarit për brazilianin Neymar.

Postuar: 17/06/2019 - 07:24

Së fundmi ka ndodhur një ndeshje miqësore me qëllime bamirësie mes ekipit të Granit Xhakës dhe at

Postuar: 16/06/2019 - 15:57

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit.

Postuar: 16/06/2019 - 09:04

Kolumbia ka mundur 2-0 Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Amerikës.

Postuar: 16/06/2019 - 07:56

Brazili është padyshim lider i futbollit botëror, jo vetëm me kupa bote të fituara më shumë nga t

Postuar: 16/06/2019 - 07:55

Kukësi po projekton ekipin e sezonit të ri, më së pari duke e bërë gati për sfidat e mëdha në Lig

Postuar: 16/06/2019 - 07:53

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, natyrisht arritjet dhe mangësitë e veta.