BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Sport

Ishte infektuar me COVID-19, legjenda e Italisë humb njeriun e dashur

Ishte infektuar me COVID-19, legjenda e Italisë humb njeriun e dashur

Zi në familjen e Francesco Totti, kapitenit legjendar të ekipit të Romës. Babai i tij Enzo, i njohur ndryshe me nofkën “Sherifi” ndërroi jetë në spitalin Spallanzani si pasojë e koronavirusit.

I prekur dhe nga sëmundje të tjera, 76-vjeçari Enzo kishte pësuar dhe një infarkt disa vite më parë.

“Sherifi” kujtohet shpesh në ambientet e ekipit të Romës pasi ndiqte të gjitha ndeshjet e djalit të tij dhe herë pas herë hynte dhe në dhomat e zhveshjes për të motivuar skuadrën e zemrës.

Pas vdekjes së të atit nga Covid-19, Totti dhe familja e tij i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe momentalisht asnjë person tjetër nuk ka rezultuar i prekur nga virusi vdekjeprurës. Megjithatë janë marrë masa dhe të gjitha aktivitetet në “Shkollën e futbollit Totti” janë pezulluar.

Ishte infektuar me COVID-19, legjenda e Italisë humb njeriun e dashur