
Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Islam Dudaev: Shqipëria vend trimash, kam shpresë se do t’i sjell asaj një medalje olimpike

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Korrik 2022
Pak ditë më parë gazeta “SOT” solli në intervistë mundësin Zelimkhan Abakarov, i cili, i lindur në Rusi por i natyralizuar shqiptar me pasaportë, i ka sjellë disa medalje të rëndësishme Shqipërisë, përfshi dhe medaljen e artë nga Lojërat Mesdhetare të Algjerisë. Ndërkohë, në këtë numër të gazetës sjellim për lexuesit intervistën e realizuar me një tjetër mundës të lindur në Federatën Ruse (nga republika autonome e Dagestanit), Islam Dudaev, i cili fitoi medalje bronzi në Kampionatin Europian e po medalje bronzi në Lojërat Mesdhetare, duke i sjellë kështu Shqipërisë medalje nga veprimtaritë sportive të rëndësishme. Ëndrra e Dudaevit është të dalë kampion bote dhe të fitojë medalje olimpike për Shqipërinë. Në këtë intervistë ai shpreh vlerësim të lartë për shqiptarët dhe i duket ëndërr që garon për këtë vend.
Kush është Islam Dudaev?
Datëlindja:15.01.1995
Vendlindja: Dagestan, Federata Ruse
Disiplina: Mundje e lirë
Pesha trupore: 74 kg
Arritjet me Rusinë: Vendi i tretë në Botëror U-21
Arritjet për Shqipërinë:
- Medalje bronzi në muajin janar në turneun botëror “Irvan Jaragin” në Rusi.
- Medalje ari në muajin shkurt në turneun botëror të mundjes “Dan Kolov” në Bullgari.
- Medalje bronzi në muajin mars në Kampionatin Europian të zhvilluar në Hungari.
- Medalje bronzi në Lojërat Mesdhetare “Oran-2022”, të zhvilluar në qershor në Algjeri.
- ?farë ju ka shtyrë të zgjidhni të përfaqësoni flamurin shqiptar?
- Nuk di ta them me shumë fjalë por po e them shkurt: Para nja dy vitesh as që e mendoja se do të përfaqësoja një vend kaq të bukur, mendoj se ishte fati që më çoi këtu.
- Keni zhvilluar disa gara, duke përfaqësuar Shqipërinë, dhe keni marrë disa medalje. Kë prej tyre do të cilësonit më të rëndësishme? Pra, cila është arritja juaj më e rëndësishme që kur vendosët të luanit për Shqipërinë?
- Tashmë kam arritur të bëj disa gara, medaljet të gjitha janë të rëndësishme, ato shprehin vlerësim, por unë do të preferoja bronzin në Kampionatin Evropian, medalje që e fitova me bluzën e Shqipërisë, megjithëse një arritje e rëndësishme, sërish me medalje bronzi, është kur garoja për Rusinë në një kampionat botëror për të rinj (U-21), një rezultat i lartë për moshën.
- Mundja është traditë familjare e juaja, apo thjesht ka qenë një pasion individual?
- Ne e duam mundjen në Kaukaz, që nga vitet e hershme japim maksimumin për të ushtruar mundjen. Të jem i sinqertë me ju, unë mendoj se mundja është një mënyrë e jetës sime, unë jetoj me këtë ditë e natë. Pra mundja është pjesë e pandarë e jetës time dhe unë përpiqem të perfeksionohem.
- A i përmbush Shqipëria ambiciet tuaja në planin afatgjatë? Çfarë synoni konkretisht?
- Qëllimi është të fitosh Lojërat Olimpike, ky ndoshta është objektivi i çdo sportisti, por unë e kam seriozisht këtë. Dua ta bëj këtë kthesë për herë të parë, për veten dhe për Shqipërinë. Ndihem në një farë mënyre entuziast për këtë.
- Nëse nuk do të kishit zgjedhur mundjen, në cilin sport do ta gjenit veten? Cilët janë hobet tuaja në përgjithësi?
- Nuk e di, kur kam qenë fëmijë jam marrë me kërcim. Shpesh më është dashur të zihesha në shkollë, sapo mendoja se duhet të bëja diçka serioze. Nga kjo përfundova në mundje, sepse kjo disiplinë më përmbushte kërkesat e mia, aty e gjeja veten.
- Cila është familja juaj?
- Ne jemi myslimanë, prindërit e mi bënë gjithçka që unë të ushtrohesha me mundjen dhe, më besoni, e vlerësoj shumë punën e tyre në këtë drejtim.
- Cili është mendimi juaj për mundësit shqiptarë dhe mundjen shqiptare në tërësi?
- Mundja në Shqipëri zhvillohet gradualisht dhe besoj se do të bëjë progres falë edhe përkushtimit të një personi që e do me shpirt atë. Ai është Sahit Prizreni.
- Deri ku arrijnë limitet tuaja në mundje, pra, sa e shihni veten të aftë që të shkohet tek një titull botëror apo një rezultat shumë i lartë?
- Mendoj se ende nuk e kam zbuluar potencialin tim në këtë vit sportiv. Dua të them që të arrish nivele të larta duhet punë e madhe dhe unë po ushtrohem në vijimësi për të arritur maksimumin tim, i bindur se në kapacitetin tim maksimal ia dal të shkoj tek objektivat madhorë.
- Para se të vendosnit të përfaqësonit Shqipërinë, çfarë përfaqësonte më parë ajo për ju? Çfarë njohurish kishit rreth Shqipërisë?
- Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend me trima, sigurisht që e kam njohur këtë vend, por jo kurrë nuk e mendoja se do të isha në këtë vend si sportist i saj. Ndonjëherë fati dhuron surpriza të këndshme, unë ndihem i lumtur prandaj do të bëj më të mirën time që ta përfaqësoj me nder fanellën e saj.
- Cilat janë fjalët shqip që përdor më shumë në kaq kohë sa jeni këtu?
-Përshëndetje, Si jeni mirë, Shqiptar.
Më të lexuarat


Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj
