BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Ismajli dëmtohet dhe alarmon Rejën, Bare në shënjestër për kartonët pa kuptim

Ismajli dëmtohet dhe alarmon Rejën, Bare në shënjestër

Lojtarët e Kombëtares në tërësi po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në kampionatet e ndryshme europiane, por ka prej tyre që kanë pësuar dëmtime dhe po vënë në vështirësi objektivat sezonale dhe në diskutim edhe të ardhmen e tyre. Një prej tyre është Ardian Ismajli, i cili aktivizohet me një prej skuadrave të njohura të Kroacisë e të Ballkanit, Hajdukun e Splitit, një klub me emër në kampionatin kroat. Ismajli ka pësuar dëmtim që sipas medieve kroate është i rëndë dhe mund të ketë mbyllur sezonin. Kjo ka shqetësuar jo pak trajnerin Edi Reja, i cili ditët e fundit po ndiqte online të gjithë emrat e skuadrës përfaqësuese, për të hartuar listën me emrat e dëshiruar për projektin e tij të së ardhmes. Dhe Ismajli është një prej atyre që për Rejën ka qenë i domosdoshëm dhe ka marrë besim. Për teknikun ai është një qendërmbrojtës me cilësi shumë të larta që së bashku me Gjimshitin krijojnë në repartin e qendrës së mbrojtjes një dyshe të fortë, shtatlartë e të pakalueshme për kundërshtarët.

Dëmtimi i Ismajlit, shpresohet kthim i shpejtë

Hajduk i Splitit e sheh veten në një pozicion jo edhe aq komod sa i përket luftës për të siguruar vendin e dytë që të çon në Ligën e Kampioneve dhe për momentin ka pak shanse që t’i rrëmbejë këtë pozicion skuadrës së Lokomotiv Zgreb. Humbja e sotme përballë Osijek me shifrat 1-0 e ka lënë 6 pikë larg vendit të dytë dhe situata komplikohet edhe më shumë me dëmtimin e Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, një nga shtyllat e skuadrës së drejtuar nga Igor Tudor, është larguar i dëmtuar nga fusha e lojës që në minute e 15 të sfidës pas një përplasje dhe sipas mediave kroate, rrezikon të humbasë ndeshjet e rëndësishme të radhës duke filluar nga ajo ndaj Dinamo Zagreb. Në atë takim, Hajdukut do t’i mungojë edhe Françesko Tahiraj, i cili sot mori kartonin e verdhë të radhës dhe është pezulluar për sfidën në kampionat. Kështu, gjithçka bëhet më e lehtë për Lokomotivën e Zagrebit, skuadër e shqiptarëve, që në këto javë po përpiqet të mbrojë pozicionin që mban, për të siguruar një pjesëmarrje historike në Champions League. Nëse gjërat shkojnë mirë në javët e mbetura mund t’ia dalë mbanë.

Keidi Bare ka probleme me kartonët

Ndryshe nga Ismajli që pësoi një dëmtim në dukje me pasoja, një tjetër lojtar i Kombëtares që nuk po kalon momente të mira është mesfushori Keidi Bare, i cili problemin e ka tek nervoziteti i tepruar dhe sjellja agresive në fushë, gjë që i ka kushtuar me shumë kartonë të verdhë e të kuq, duke u bërë shënjestër e kritikëve në shtypin spanjoll. Për pasojë të kartonëve të tij, Malaga e kaloi dhe një ndeshje tjetër pa fituar. Kështu, Keidi Bare nuk e ka mbyllur i lumtur sfidën e së dielës në kampionatin spanjoll mes Malagës dhe Albacetes. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, duket po rivalizon në distancë me bashkëkombësin e tij që la shenjë në Gjermani, Klaus Gjasulën, pasi vazhdon të ndëshkohet me një rregullsi të pabesueshme me kartonë të verdhë dhe sot, mori dy të tillë brenda dy minutash për të lënë fushën e lojës me të kuq. Bare, i cili kishte qenë ndër më të mirët në fushë dhe kishte krijuar edhe raste për shënim, në minute e  69 u ndëshkua me të verdhë për një ndërhyrje ndaj një kundërshtari. Kartonin e verdhë ai e kontestoi menjëherë duke e cilësuar të pamerituar. Pa kaluar dy minuta, Bare përfundoi përsëri në bllokun e shënimeve të gjyqtarit, I cili nuk ngurroi ta ndëshkonte përsëri pas një përplasje. Lojtari u largua i inatosur nga fusha e lojës, duke shkelmuar e goditur çfarë i dilte përpara, pasi nuk u besonte syve se si e kishin ndëshkuar në këtë mënyrë në ndeshjen e cila më pas u mbyll me rrjeta të paprekura, Ky ishte kartoni i kuq i dytë në këtë sezon për Baren, i cili është ndëshkuar edhe me 12 kartonë të verdhë. Ndërkaq, rekordi që Gjasula vendosi në Gjermani ishte me 17 kartonë të verdhë në një edicion të vetëm. Por edhe pse me rekord kartonësh të verdhë, media e njohur gjermane “Kicker” e kishte radhitur atë në formacionin më të mirë të Bundesligës.