Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ismajli i fundit nga Kosova që zgjodhi Shqipërinë, prej dy vjetësh talentet po bëhen pjesë e “Dardanëve”

Postuar: 18/09/2019 - 07:26

Kosova po bën një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjet ndërkombëtare, dëshmuar me pozitat e forta të saj në grupin A kualifikues, ku ka shpresë për kualifikim në Euro-2020, sepse fatet e vendit të dytë në këtë grup ajo do t’i ndajë me Republikën Çeke, e cila ka një pikë më shumë (9-8), por ka një duel midis tyre në javët e ardhshme dhe nëse kosovarët e fitojnë atë duel, atëherë do të shkojnë në Europian. Por përfaqësuesja e Kosovës ka një shans edhe nga Liga e Kombeve, pasi është në gjysmëfinale të “play-off”-it dhe nëse ia del të fitojë Ligën D, atëherë shkon direkt në Europian dhe që të ndodhë kjo duhet të fitojë dy takime në “play-off”, teksa duelet luhen në marsin e vitit 2019. Pra Kosova po mban në elitë futbollin shqiptar në këtë moment dhe ka shpresë të shkruajë një faqe të ndritur suksesi në arenën ndërkombëtare. Por nga ana tjetër, mbledhja e elementëve cilësorë ka bërë që Kosova të shfaqet më e fortë se Shqipëria në aktivitetet e UEFA-s e FIFA-s, e në të njëjtën kohë, po ia merr Shqipërisë kontigjentin e lojtarëve cilësorë që e furnizonin Kombëtaren kuqezi me elementë dhe falë tyre Shqipëria shkoi në Europianin e Francës në vitin 2016. Por ky kontigjent po tkurret për shkak se Kosova ka krijuar skuadrën e saj dhe po i mbledh lojtarët me origjinë kosovare në të gjithë Europën, duke lënë me “gisht në gojë” Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila e bazonte suksesin e përfaqësueses pikërisht tek ky kontigjent. Në fakt ky është një realitet dhe duhet pranuar, këtë e di mirë edhe FSHF që po gjurmon së fundmi lojtarët me origjinë shqiptare në Itali dhe në vendet e tjera europiane, një kontigjent lojtarësh që janë fëmijë të prindërve shqiptarë të emigruar në Europë pas itit 1990. Nga ana tjetër, FSHF po dështon të bindë lojtarët me origjinë kosovare të zgjedhin Shqipërinë dh është fakt që i fundit që ka zgjedhur të luajë si kuqezi është Ardijan Ismajli, mbrojtësi kuqezi që është fiksuar titullar nga trajneri Edoardo Reja dhe është përshtatur mirë me grupin. Pra Kosova po i merr prioritetin Shqipërisë në futboll dhe këtë fakt e kanë evidentuar edhe specialistët, që besojnë se rivaliteti, edhe pse në dukje është në dëm të përfaqësueses tonë, sërish ngjall cilësi në të dy krahët e kufirit dhe u jep mundësinë një numri më të madh lojtarësh të luajnë në skenën ndërkombëtare. Pra, në kohët e fundit përfaqësuesja e Kosovës ka njohur shumë suksese. Dardanët fituan grupin e tyre në Ligën e Kombeve, ndërsa në pjesëmarrjen e parë në eliminatoret për një europian, kanë mundësi reale për t’u kualifikuar në një grup ku bëjnë pjesë edhe emra si Anglia, Çekia. Të gjithë këto suksese kanë bërë që edhe shumë talente dhe futbollistë të rinj të mos marrin parasysh ftesat e vendeve të tjera, por të shkojnë drejt Kosovës. Rasti i fundit është ai i Meriton Shabanit. Mësohet se fantazisti i cili është rritur në akademinë e Bajern Mynih dhe ka debutuar në Bundesligë me rekordmenët gjermanë, i ka thënë po Dardanëve dhe në vazhdim priten të plotësohen procedurat. Ndërkohë, 20-vjeçari këtë verë është transferuar në Angli, te skuadra e Uolverhempton teksa ka firmosur një kontratë trevjeçare por ende nuk ka pasur mundësinë e debutimit. Por nuk është vetëm Shabani, pasi në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe në Angli, po rritet një numër i konsiderueshëm lojtarësh shqiptarë nga Kosova që i japin ardhmëri ekipit përfaqësues shqiptar të Kosovës. E ndërsa Kosova rritet në përballjet ndërkombëtare, braktisja nga kontigjenti i lojtarëve që ishin me origjinë nga Kosova ka bërë që Shqipëria të humbasë pikë në eliminatoret e Europianit e të Botërorit dhe statistikat e tregojnë më së miri këtë. Në 12 muajt e fundit asnjë lojtar me origjinë kosovare nuk ka pranuar kërkesat e FSHF-së të veshin fanellën e Shqipërisë. Sinjal jo i mirë për të ardhmen e skuadrës kombëtare. Mbetet të ketë një platformë më të gjerë midis dy federatave shqiptare që kontigjenti i talentuar të administrohet me kujdes.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh