BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Ismajli kalon dëmtimin dhe është gati për Specian, Dermaku lojtari i duhur për Leçen

Ismajli kalon dëmtimin dhe është gati për Specian, Dermaku

Lojtarët e përfaqësueses, veçanërisht mbrojtësit, po kalojnë momente të shkëlqyera me skuadrat e tyre, në të gjitha kampionatet ku aktivizohen, por një pjesë po bëjnë performancë të mirë edhe në Champions League, sikurse ndodh me Berat Gjimshitin, që është shndërruar në lider të Atalantës. Madje mbrojtësi kuqezi ka peshë në golat e skuadrës, pasi jep asiste dhe ndihmon në fazën ofensive gjatë ekzekutimit të goditjeve standarde. Por lajmi më i mirë për Kombëtaren është rikthimi nga dëmtimi i Ardijan Ismajlit, mbrojtësit që këtë verë la Hajdukun e Splitit dhe firmosi për Specian, skuadrën italiane që këtë edicion është ngjitur në Serinë A. Jo vetëm kaq, por edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Kastriot Dermaku, i cili la Parmën në Serie A për Leçen në Serie B, ka pasur një start spektakolar, pas shfaqet si lider i ekipit të tij dhe luan me minutazh të plotë. Pra trajneri Reja po merr lajme të mira në këtë periudhë dhe ky mund të jetë sinjali i dëshiruar për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Të gjithë mbrojtësit gëzojnë formë të mirë dhe janë protagonistë me ekipet e tyre.

Ismajli lë pas dëmtimin, bashkohet me Specian

Ardian Ismajli ka ndryshuar ambient në këtë merkato verore teksa u largua nga Hajduk Split për t’u transferuar në Serinë A, në radhët e klubit të Specias. Mbrojtësi për shkak të COVID-19, nuk kishte mundur të stërvitej me shokët e rinj, diçka që e ka bërë vetëm ditën e djeshme. Tashmë, Ismajli pritet edhe të grumbullohet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Parmës, megjithëse drejtori teknik i Specias, Mauro Meluso është shprehur se shqiptari dhe afrimi tjetër Sena, kanë nevojë për kohën e duhur që të përshtaten. “Tashmë ata kanë bërë stërvitjen e parë me grupin. Iu jemi përmbajtur në mënyrë rigoroze rregullave. Të dy kanë qenë me koronavirus dhe janë detyruar të ndjekin një protokoll të veçantë. Tani duhet t’iu japim kohën e nevojshme për t’u përshtatur. Mos të harrojmë që të huajt ndryshojnë mënyrën e të jetuarit, gjuha është një problem tjetër. Por, besoj se mund të na ndihmojnë sepse janë element me cilësi”, u shpreh Meluso.

Dermaku, lojtari i duhur për Leçen

Kastriot Dermaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij me Leçen. Mbrojtësi i kombëtares ia ka dalë të lejë gjurmë në sfidën ndaj Kremonezes, teksa ka shënuar golin e parë për të tijtë në barazimin 2-2, duke dhënë një kontribut të madh për të shmangur disfatën. Dermaku la Parmën dhe Serinë A këtë merkato vere, për të kaluar te Leçe në Serinë B, duke qenë se në këtë klub do të kishte hapësira më të mëdha ndërsa shihet si një element i rëndësishëm për skuadrën gjatë sezonit falë edhe eksperiencës së tij. Pas këtij barazimi, Leçe e Dermakut është në vendin e tetë me pesë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të para.

Eurosport” vlerëson me notë të lartë Gjimshitit

Mbrojtja e Atalantës ndryshon plotësisht kur në radhët e saj është Berat Gjimshiti dhe ky i fundit ka një siguri të admirueshme kur vesh fanellën zikaltër të bergamaskëve. Kjo është kuptuar edhe sot në Ligën e Kampioneve, në suksesin 4-0 të skuadrës së tij ndaj Midtjylland në Danimarkë. Pasi kishte munguar në pjesën e parë të tmerrshme të humbjes në kampionat përballë Napolit, Gjimshiti sot ndihmoi që ekip të ruante rrjetën e paprekur. Ndaj nuk ishte rastësi që ai mori edhe vlerësime shumë pozitive pas duelit që i dha tre pikë të rëndësishme për renditjen në grup klubit italian. Portali i “Eurosport” i ka vënë atij notën 6,5 në këtë sfidë duke vlerësuar edhe pjesëmarrjen e tij aktive në fazën sulmuese të skuadrës. “Kundërshtarët e gudulisin dhe ai gjen kohën edhe të shfaqet përpara. Merr pjesë në mënyrë aktive në aksionin që çon në rezultatin 3-0 të firmosur nga Muriel”, shkruan portali i rrjetit të njohur televiziv për paraqitjen e Gjimshitit në arenën ndërkombëtare ku pak nga pak mbrojtësi shtatlartë po bëhet një emër shumë i njohur.